E Mërkurë, 10.09.2024, 10:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MESAZHET E SHTETEVE TË BASHUARA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
NGA FRANK SHKRELI

E Martë, 07.17.2012, 12:28pm (GMT+1)


 
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Filip Gordon mori pjesë të shtunen që kaloi në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik të Kroacisë ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Kroacisë si edhe me udhëheqës të vendeve të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani, përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeminsitrin e Kosovës, Z. Hashim Thaçi. Këtë javë, zyrtari i lartë amerikan vizitoi gjithashtu Beogradin dhe Prishtinën ku u takua me udhëheqsit më të lartë të këtyre dy vendeve. Qëllimi i vizitës së Z. Gordon në rajon ishte për të nënvijuar rishtas angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të rajonit si dhe për të theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e shteteve dhe për zhvillimin e ekonomive dhe shoqërive të forta në Ballkanin perëndimor.

 

Sipas Departmentit Amerikan të Shtetit, qendrimi i tij në Beograd kishte për qëllim nënvijimin e përkrahjes amerikane për formimin e një qeverie të re e cila do të zotohet të punojë drejtë një të ardhme evropiane për Serbinë, sidomos ''përsa i përket stabilitetit rajonal dhe marrëdhënjeve konstruktive me Kosovën.''

 

Në Prishtinë, ndihmës sekretari amerikan i shtetit u takua me udhëheqsit e lartë të shtetit të Kosovës, të cilëve u ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës dhe i uroi ata për vendimin e kohëve të fundit, për t'i dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur, gjë që ai e cilësoi si ''një votëbesim i komunitetit ndërkombëtar për Kosovën.''

 

Në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik ku merrnin pjesë kryeministra dhe ministra të jashtëm nga Evropa dhe rajoni mesdhetar, Zoti Gordon tha se megjith angazhimet e mëdha të vendit të tij, Shtetet e Bashkuara nuk janë më pak të interesuara në zhvillimet e vendeve të Ballkanit, ku sipas tij, ''kemi investuar aq shumë dhe ku kemi aq shumë miqë e interesa.'' Ai, në të vërtetë e cilësoi takimin e Dubrovnikut si një rast i mirë për të ritheksuar edhe njëherë zotimin amerikan ndaj integrimit të plotë të vendeve të këtij rajoni në Evropë. Zyrtari i lartë amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të këtij rajoni që të bëjnë më shumë për të siguruar që vendet e Ballkanit të mos mbesin mbrapa, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që në këtë rajon të kenë partnerë të fortë, të qendrueshëm e të begatë, të cilët mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave globale.

 

Ndërsa zyrtari i lartë amerikan, në fjalimin e tij në Kroaci, theksoi përparimet e shënuara nga të gjitha vendet e rajonit, si edhe përpjekjet e tyre  gjatë tre vjetëve të kaluar, për të përballuar armiqësitë e vjetëra, ai shprehu zhgënjimin e tij ndaj dështimeve e pengesave të ndryshme si edhe ndaj papajtueshmërisë politike. Në lidhje me këtë, ai iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë se dëshronte të ishte shumë i sinqert me ta në lidhje me pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara mbi sfidat e tanishme dhe munëdsitë për përparim të mëtejshëm për vendet e këtij rajoni.  Duke folur për secilin vend të Ballkanit perëndimor, Zoti Filip Gordon tha se Kroacia duhet të shërbejë si shembull për rajonin -- për të reformuar ekonominë, për t'u pajtuar me fqinjët dhe për të zbatuar standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut, si masa praprake t'u bërë pjesë e Evropës.

 

Në komentet e tija mbi Shqipërinë, Zoti Gordon tha se Tirana ndërmori shumë shpejtë reformat e nevojshme për tu bërë anëtare e NATO-s.   Mirëpo, shtoi ai, ngërçi politik i dy viteve të fundit në parlament, pas zgjedhjeve të vitit 2009, ka ngadalësuar përparimin e nevojshëm për të marrë statusin e kandidatit për antarësim në Bashkimin Evropian.   Megjithëse bojkotimi i parlamentit nga ana e opozitës ka marrë fund, tha ai, Z. Gordon nënvijoi se ''mungesa e vullnetit politik ka penguar përfundimin e reformave parlamentare dhe të zgjedhjeve.''   Pas një periudhe të zgjatur të ngërçit politik -- përfundoi ai komentin e tij mbi zhvillimet në Sqipëri -- ''ka ardhur koha që udhëheqsit politikë të lënë mënjanë grindjet personale, me qëllim që të shënojnë përparimin e duhur në fushën e reformave të nevojshme''.

Në lidhje me Kosovën, ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se qendrimi ynë, i përpiluar në bashkpunim me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, është i qartë: ''Ne presim që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejtë normalizimit të marrëdhënjeve. As ne as Komuniteti Evropian nuk presim që Serbia të njohë Kosovën tashti -- pasi ajo nuk do të bëjë një gjë të tillë. Por Serbia do të pranojë realitetin e një Kosove demokratike, sovrane, të pavarur, shumë etnike, me kufijtë e saj ekzistues.''   Duke shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, Z. Gordon tha se Beogradi duhet t'i jap fund mbështetjes ndaj strukturave paralele në veri të Kosovës ashtuqë të sigurohet lëvizja e lirë për të gjithë.   Ai bëri thirrje që Kosova të vazhdojë në përmirësimin e qeverisjes duke u marrë me papunësinë, me heqjen e pengesave për investimet, me luftën kundër krimint të organizuar dhe me korrupsionin.

 

Në lidhje me Maqedoninë, Zoti Filip Gordon tha se Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në suksesin e këtij vendi, duke mbështetur shoqërinë civile dhe forcimin e institucioneve demokratike,  dhe kanë mbështetur parimet e diversitit, në përpjekje për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjithave grupeve në qeveri dhe shoqëri.   Z. Gordon tha se megjith përparimet e shënuara, Shtetet e Bashkuara janë të shqetsuara, madje të alarmuara, shtoi ai, nga shënjat në rritje e sipër të tensioneve midis komuniteteve.  Ai shprehu gjithashtu shqetsimin e tij në lidhje me mungesën e pavarësisë së gjykatave si edhe mbi lirinë e medias.   Ai shtoi se ''ne kemi inkurajuar qeverinë e Maqedonisë që të dyfishojë përpjekjet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.''

 

Në lidhje me Malin e Zi, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, në fjalimin e tij në Dubrovnik, tha se ai vend ka shënuar përparime të dukshme drejtë antarësimit në NATO, por lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka përfshirë të gjithë shoqërinë e Malit të Zi, duhet të vazhdojë të jetë priotitet për qeverinë e Podgoricës.

 

Në fund të fjalimit të tij në takimit e nivelit të lartë në Dubrovnik fund javën që kaloi, ndihmës sekretari amerikan i shtetit i siguroi kryeministrat dhe ministrat e jashtëm evropianë dhe të rajonit të Ballkanit se Shtetet e Bashkuara ''në partneritet të ngushtë me Bashkimin Evropian'', do të vazhdojnë të luajnë gjithnjë një rol të rëndësishëm për të kryer ''punën pambaruar'' në Evropë. Mirëpo, zyrtari amerikan paralajmëroi se përgjegjësia kryesore mbetet natyrisht në duarë të ''aktorëve rajonal'', pasi sipas tij, ''Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të dëshiroj zbatimin e reformave dhe përparimin e nevojshëm të këtyre vendeve, më shumë se dëshirojnë vetë udhëheqsit e këtij rajoni.''

 

Frank Shkreli
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISJE NË GJEOPOLITIKËN SOVJETIKE TË PUTINITNga SHABAN MURATI (07.17.2012)
ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE NUK KA MBARUARMë 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëveNga JOE DIOGUARDI (07.17.2012)
NE EMIGRANTЁT, ATA TЁ PAUDHЁT DHE SHQIPЁRIA NЁ MESNga ILIR HYSA (07.17.2012)
Barometri diplomatik VETËM HEROI I KOSOVËS, ADEM DEMAÇI MERITON POSTIN E PRESIDENT, ASKUSH TJETËR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.17.2012)
DISTANCOHEMI NGA DREJTUSIT AKTUAL TË BDSHNga JONUZ NDREU (07.17.2012)
TITANËT E ÇIMENTOSNga SHPEND AHMETI (07.17.2012)
KONDOLIZA RAJS KANDIDATE KANDIDATE PËR NËNPRESIDENTENGA FRANK SHKRELI (07.17.2012)
GLOBALIZIM NË KURRIZ ZË NJERËZVE DHE MJEDISITNga ANDREAS BECKER (07.17.2012)
VIZIONI BRITANIK PËR TË ARDHMEN E BE-sëNga WILLIAM HAGUE (07.17.2012)
KOSOVA FLAMURI QË MUNGON NË LONDËR?!Nga AHMET SHQARRI (07.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]