E Shtunë, 12.02.2023, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË AMERIKANE QË DRIT SHQIPËRIMIN ME SYTË E SHPIRTIT
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 08.27.2012, 07:00am (GMT+1)



Një mesazh kuptimplotë dhe inkurajues se Gjuhën Shqipe e flasin dhe amerikanët. Një shembull i tillë, i jashtëzakonshëm është zonja Carrie Hooper pedagoge e gjuhëve gjermanishte dhe italishte e Kolegjit Elmira në Nju Jork. Ja mesazhi i saj për mua i shkruar nga dora e saj:
Përshëndetje!
Unë quhem Carrie Hooper dhe jam nga Elmira, New York të SHBA-së. Jam krejtesisht e verbër dhe përdor brailin dhe një kompjuter me një zë të sintetizuar për ta bërë punën time. Punoj si pedagoge të italishtes dhe të gjermanishtes te një kolegj në Elmira dhe jap mësime për piano dhe për kanto në shtëpinë time. Jam edhe këngëtare dhe jap koncerte vokale anembanë. Shkruaj gjithashtu poezi në anglisht, shqip, gjermanisht, dhe suedisht. Kam shkruar edhe një tekst italisht për një këngë të cilën e kompozova.

Fillova të mësoja shqip para pothuaj katër vitesh pasi kisha një student nga Shqipëria në kursin tim të italishtes. Përdora një libër në brail dhe kam folur shqip në telefon me shumë njerëz. Tani lexoj artikuj nga gazeta shqiptare, veçanërisht nga Gazeta Dielli, dhe dëgjoj transmetime të Radio Tiranës që shoku im më regjistron në kaset nga interneti.

Lexova poezinë të cilën e shkruajtët për Ali Podrimen dhe më pëlqeu shumë. Më pëlqeu edhe artikulli që shkruajtët për nevojën e shqiptarëve të ruajnë identitetin e tyre. pajtohem se fëmijët duhet të mësojnë shqip dhe shkollat shqipe janë shumë të rëndësishme. Nëqoftëse shoqata Kombi i Worcesterit organizon ndonjë aktivitet, do të interesohesha të merrja pjesë. Koha më e përshtatshme do të ishte në prill apo maj meqenëse deri atëherë jap mësim. Do të mund të bëja një koncert me këngë shqiptare, për shembull. Ju falenderoj per punen e mire qe beni per shqiptarizmin .
Gjithe te mirat, Carrie Hooper.

Nga biseda qe bera me te mbeta i mrekulluar per aftesine e saj ne kushte te jashtezakonshme per te zoteruar dhe shqipen por me shume per fonetiken e saj. Kjo eshte eksperienca e pare per mua te komunikoj ne shqip me nje amerikane e cila, me shume perkujdesje me keshilloi te flisja me ngadale. ( Une nga natyra flas me shpejt seç duhet dhe aty per aty i kerkova te falur dhe e korigjova veten.)

Keshtu, pas bisedes u ula e shkrova kete poezi kushtuar nje amerikaneje qe na frymezon me shume te mbajme gjalle Identitetin Shqiptar ketu ne Amerike.


Zëshqipëruar

Kushtuar poliglotes amerikane CARRIE HOOPER

Më foli me një zë, zëshqipëruar
dhe pse lindur Tokës Premtuar;
Një zë të ëmbël, të paqte si valë,
për cdo zanore dhe për cdo fjalë!
Shtegtova në cdo lëndinë me të,
Amerikës ku rilind shqipërimi;
Sa bukur që fliste, si vite njohur
Çdo fjalë,- më tha ngadalë e merr ritmin!
E pse ta fshihja që mrekulluar
isha pse flisja shqipen me të ;
Me një amerikane vërtetë lindur,
që s'i harron pikat mbi ë!
E zbuta zërin si qengj manar,
fjalën si kalli gruri ja shkoqja;
Mu lut dëgjomë se kohën do
si njeriu-frymën vetë zanorja!
Zemra si zog ku s'fluturonte
Sa Amerikës Shqipërisë;
Ky gusht më solli dhuratë një mike
lindur Nju Jorkut me gjuhë e fis!
E para herë që vërtetë shijoja,
Gjuhën time, rrënjëpellazgen;
Sikur dhe në tjetër yllësi të shkoja
do kujtoja ç'fola me amerikanen!
Dita po shkonte me vrap pas Diellit,
e diela gatiste bukën për të hënën;
Vajzë e Elmirës ma kthjelloi qiellin
me të bukurat fjalë të Gjuhënënës!
Artur Vrekaj Worcester, Massachusetts, SHBA ; 26 gusht 2012


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI I PARTISË REPUBLIKANE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (08.26.2012)
EseBASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKATNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2012)
EDHE NJË HERË MBI DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMITNga RESHAT KRIPA (08.23.2012)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI, NË VITIN JUBILAR, PA FLAMURIN E TYRE KOMBËTARNga XHELADIN ZENELI (08.22.2012)
100 VJET PAVARËSI: KËSHTU DO TË FLISTE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (08.22.2012)
ARDHMËRIA E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (08.21.2012)
TË SAKRIFIKOSH BEnë PËR ASADINNga SHABAN MURATI (08.20.2012)
Barometri diplomatikSERBIA T’I GJUNJËZOHET KOSOVËS PËR PAQE, JOANASJELLTAZI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (08.19.2012)
PËR RUSËT KORRUPSIONI ËSHTË THJESHT NJË MËNYRË JETESENga MISHA FRIEDMAN, New York Times (08.19.2012)
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]