Emri i DioGuardit në Amerikë ka një përqasje për nga veprimtaria atdhetare në
ndihmë të çështjes kombëtare shqiptare me Abdyl Frashërin. Nuk mund të lësh pa
përmendur veprimtarinë e tij çerekshekullore për ardhmërinë e Kosovës dhe fatin
e kombit shqiptar në mijëvjeçarin e ri.
Joseph DioGuardi ka lindur në Bronx të Nju Jorkut me baba shqiptar dhe nënë
italiane. Babai i tij erdhi në Amerikë nga një fshat arbëresh i Italisë, Greci,
i banuar me shqiptarë të shpërngulur nga Shqipëria me 1461 si ushtarë të Skënderbeut
ku dhe vetë Skënderbeu qëndroi gjatë udhëtimeve të tij në ndihmë të Mbretërisë
së Napolit për të luftuar francezët. Është një shqiptar me mision. Një misionar
i vërtetë i shqiptarisë në Amerikë. Për më shumë se 25 vjet ai jeton midis
trevave shqiptare në Ballkan dhe Amerikës. Ku nuk ka shtegtuar DioGuardi në
mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare : në Beograd, Stamboll, Australi,
Londër, Paris, Luksemburg, Vjenë, Prishtinë,Ulqin, Bajram Curri, Tiranë,
Tetovë,Torontoe gjetkë. Çudi, kjo ndodh pas më shumë se një shekull kur Abdyl
Frashërit s'i zinte këmba dhé për Shqipërinë në verën e 1878-ës duke trokitur
dyerve të kancelarive Europiane në ndihmë të Autonomisë së katër vilajeteve të
banuara nga shqiptarët në Ballkan.
Do të duhej afër një shekull nga ardhja e shqiptarit të parë në Amerikë më
1886, që shqiptarët e Amerikës të kishin zërin e tyre në Kongresin Amerikan.
Dhe pikërisht, në nëntor 1984 shqiptaro -amerikani Joseph DioGuardi , anëtar i
Partisë Republikane u zgjodh anëtar i Kongresit Amerikan në një distrikt të
shtetit të Neë York që përfaqësohej nga demokratët për 50 vjet rresht. Por falë
mbështetjes nga Presidentët Regan dhe zëvëndës presidenti Bush ai bëri një
fushatë të suksesshme dhe fitoi duke nisur kështu një karrierë politike në shërbim
të Amerikës dhe çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
- Vetëm gati dymbëdhjetë Kongresmenë nga 435 anëtarë dinin dicka mbi situatën
në Kosovë dhe se shumica në Kosovë ishte shqiptare. Një fakt shqetësues për
c'ka ndodhte në Ballkan,-thotë DioGuardi në një intervistë të vitit 2000 me
gazetën "Zëri" të Kosovës.
Mandati i dytë si anëtar i Kongresit Amerikan i dha DioGuardit dhe çështjes
Kosova një shtysë të madhe për të edukuar median amerikane, për më shumë
mbështetje në Kongres dhe Senat për çka ndodhte në të vërtetë me shqiptarët e
Ballkanit nën Jugosllavi e në veçanti me Kosovën martire.
Me DioGuardin anëtar të Kongresit Amerikan fillon një etape e re e historisë së
shqiptarëve të Amerikës për të sensibilizuar qeverinë dhe legjislativin
amerikan për të prezantuar, përfaqësuar e ndihmuar për zgjidhjen e çështjes
kombëtare shqiptare ne Ballkan. Si pikënisje është edhe një festë familjare e
celebrimit të 45 vjetorit të lindjes së tij kur komuniteti shqiptar i Nju
Jorkut (kryesisht ishin nga Kosova që mbështetën zgjedhjen e tij në Kongres) i
kërkoi të lobonte për Kosovën që vuante nën regjimin serb të zezat e
keqtrajtimit njerëzor deri në shuarje të ndjenjes kombëtare shqiptare.
DioGuardi mësoi e tregoi më shumë për rrënjët e familjes së tij nga ana e babait
dhe u ndje edhe më shumë shqiptar në mes të shqiptarëve në këtë mbrëmje të
paharruar.
Në të gjithë Amerikën u bë një punë intensive për të konkluduar se tashmë
shqiptaro-amerikanët kishin zërin e tyre në Kongres. Dhe kjo s'ishte pak. Ishte
si një Rilindje e Dytë për shqiptarët e Amerikës pas atij Bashkimi rreth Vatrës
në vitin lapidar të shpalljes së Pavarësise së Shqipërisë më 1912. DioGuardi me
aksionin e tij prej atdhetari e shqiptari të madh krijoi një hapësirë miqësie
për gjithë shqiptarët si komb me kombin amerikan. Ai kontaktoi me presidentët
amerikanë, me liderë shtetesh në Amerikë e në botë, promovoi liderët e
shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi , të Luginës së Preshevës, të Maqedonisë në
shtetin Amerikan , në Kongres dhe në Senat si dhe veprimtarët e Çështjes Çame.
Ai realizoi dhjetëra rezoluta për cështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën
në bashkëpunim me anëtare të Senatit dhe Kongresit Amerikan që lobuan krah tij,
promovoi UÇK si ushtri çlirimtare, realizoi dhjetëra protesta paqësore para selive
me zë të botës në Amerikë dhe në Europë e shumë veprimtari në dobi të
shqiptarëve, vëzhgoi nga afër dhe dokumentoi barbarinë dhe pasojat e regjimit
militar serb në Kosovë duke e bërë më të lehtë vendimin amerikan për ti ardhur
në ndihmë shqiptarëve të Kosovës. Le të sjellim në vëmëndjen e shqiptarëve dhe
të çështjes kombëtare shqiptare aksionin e pandërprerë diplomatik, politik dhe
humanitar të arkitektit të shqiptarisë në Amerikë Joseph DioGuardi në
fundfillimin e shekujve të njëzetë dhe njëzetë e një dhe në vecanti të Lirisë
dhe Pavarësisë së Kosovës.
Në qershor 1986, DioGuardi prezantoi në Kongresin Amerikan Rezolutën numër 358
për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Jugosllavi. Një ditë më
vonë Senatori Bob Dole, shoku i tij prezantoi në Senatin Amerikan rezolutën
numër 150 me po të njëjtën përmbajtje.
Ora e shqiptarëve të Amerikës filloi të ecte me kohën e vërtetë kah çështjes
kombëtare, por këtë rradhë me një bazë më të shëndoshë përfaqësimi. Ndaj
Dioguardit reaksioni serb në partneritet me grekët dhe rusët u bë edhe më i
egër që të kundërshtohej kjo rezolutë. Në kundërvënie, për mëse një vit,
DioGuardi arriti të gjente mbështetjen e mbi njëqind Kongresmenëve, pasi
rezoluta për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi bën fjalë për
principet bazë të të drejtave të shqiptarëve.
Komuniteti shqiptar në Amerikë dhe në Nju Jork në veçanti, duke parë se kishin
tashmë në Kongresin amerikan një vizionar të papërkulur për të kurorëzuar
mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan e mbështeti përsëri dhe ai u
rizgjodh për të dytën herë në Kongres, në Nëntor 1986. Në qershor 1987, së
bashku me 57 kongresmenë ai prezantoi Rezolutën numër 162 një version më të
zgjeruar për drejtësi në cështjen e shqiptarëve në Kosovë. Të njëjtën gjë bëri
dhe Senatori Dole, kur riprezantoi Rezolutën numër 150 në Senat.
Ardhja e Milloshevicit në fuqi më 1987 e rriti dhe më shumë luftën e
mbështetësve të serbëve në Uashington, kryesisht në Departamentin e shtetit, në
Kongres dhe Senat dhe, për rrjedhojë, kundër DioGuardit u rreshtuan
ish-qeveritarë, Senatorë dhe Kongremenë, të paguarit serbë, grekë dhe rusë që
përfaqësonin e mbronin interesat serbe për të penguar zgjidhjen e çështjes
shqiptare në Kosovë. Duke parë këtë situatë agresive kundër çështjes shqiptare
dhe vetvetes ai kërkoi dhe ligjëroi në një seancë dëgjimore në Kongres, në
Nëntor 1987 për të parën herë për Kosovën rezolutën, të cilën ai e prezantoi
muaj më pare duke folur si rrallë ndonjëherë në Amerikë për barbarinë,
agresionin dhe abuzimin e regjimit Milloshevician me shqiptarët e pambrojtur të
Kosovës kur vete Milloshevic i quante shqiptarët armiqtë e Jugosllavisë.
Aktiviteti i DioGuardit arrin kulmin kur ai udhëheq demonstrimet paqësore të
shqiptarëve para Kombeve të Bashkuara, në Shtëpinë e Bardhë dhe US Capitol për
të bërë me publike në media dhe në Amerikë çështjen Kosova. DioGuardi udhëhoqi
punën diplomatike kur bashkë me Tom Lantos, kryetar i Komisionit të të drejtave
të njeriut në Kongres ( mbështetës i të drejtave të shqiptarëve) uli në
tavolinë përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe ambasadorin jugosllav për
të përmirësuar politikën e Shteteve te Bashkuara në Ballkan.
Në Janar 1989, DioGuardi themelon Lidhjen Qytetare shqiptaro-amerikane me
mision lobimin në Kongres dhe Senat për çështjen shqiptare e në vecanti për
Kosovën. Në qershor 1989, ai udhëheq në Uashington një protestë paqësore ku
kërkoi liri për Kosovën nga regjimi serb dhe të burgosurin politik Adem Demaçi.
Kongresi Amerikan votoi rezolutën 314 dhe Senati rezolutën 124 ku i bëhej e
qartë Jugosllavisë për të drejtat e shkelura të shqiptarëve. Fill pas kësaj, në
korrik 1989, Millosheviç heq ambasadorin jugosllav nga Shtetet e Bashkuara.
Vetëm guximi për tu përballur ballë për ballë me Millosheviç, për të takuar
median nëBeograddhe Prishtinë, për të marrë sa më shumë dëshmi të regjimit
militar serb në Kosovë, bëri që DioGuardi të kishte fakte të gjalla për atë
ç'ka përjetonte Kosova nën thundrën serbe. Ky aksion i pandërprerë vizitash në
Ballkan e në veçanti, në Beograd, Prishtinë dhe Maqedoni i dha më shumë vizion
dhe mbështetje çështjes kombëtare shqiptare si dhe një lidhje organike të
gjakut me gjakun duke ngritur peshë lidershipin shqiptar se kish ardhur Ora e
Madhe e Lirisë për Kosovën dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo në
Ballkan.
Në Nëntor 1989, DioGuardi takon Millosheviç në Beogradku i kërkon Liri për
Kosovën nëpërmjet një letre të firmosur nga 13 senatorë amerikane dhe për herë
të parë flet para shqiptarëve në Prishtinë duke parë me të vërtetë fytyrën dhe
imazhin agresiv të regjimit diktatorial të Millosheviç. Duke marrë rrezikun në
sy për jetën që mund ti kanosej ai u dha mediave opinionin amerikan për
regjimin e Millosheviçit si dhe theu barrierën e bllokimit të mediave amerikane
nëBeogradpër të cilen Millosheviç kishte vendosur rregulla lufte. Kështu,
dhënia e intervistës para Grand Hotel, në qëndër të Prishtinës, para tankeve
serbe si dhe konfrontimi i fotoreporterëve me ushtrine serbe ishte një fakt i
gjalle, i pakundërshtueshëm i regjimit militar serb në Kosovë.
Ishte fat që ai kishte një shoqëri të paster me Kongresmanin Lantos me origjinë
hebre që kur DioGuardi i tregoi fotot dhe audion se cfarë ndodhte në realitet
në Kosovë dhe Lantosit iu kujtuan nazistët në Hungari, kampet e përqëndrimit e
gjithë tmerret që vuajti populli hebre. Ndaj dhe Kongresmëni Lantos iu përgjigj
thirrjes të shkonin bashkë në Kosovë. Dy muaj më vonë, në Janar 1990, ai është
në krah të Rugovës në Slloveni për të folur për çështjen Kosova dhe
përshëndetur zgjedhjet e para demokratike sllovene.
Tek DioGuardi ne shohim maratonistin e çështjes shqiptare kur në shkurt 1990,
ai sjell nëBeogradpërfaqësinë e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të
Kongresit Amerikan për të folur për represionin serb karshi shqiptarëve të
Kosovës si dhe takon në Prishtinë burrat më me zë të çështjes kombëtare:Cana,
Çelaj, Rugova, Qosja, Kelmendi dhe Surroi.
Në prill të 1990, ai mbështet delegacionin e parë nga Kosova për të ardhur në
Amerikë dhe folur në një seancë dëgjimore kundër pushtimit serb të Kosovës në
një Dëgjim Historik për Kongresin Amerikan. Pas vizitës në Kosovë me
kongresmanin Lantos në maj 1990 për të dënuar pushtimin serb, DioGuardit i
ndalohet hyrja ne Jugosllavi prej korrikut 1990. Një muaj më vonë, ai shkon ti
drejtohet komunitetit shqiptar në Australi për të mbështetur çështjen e
Kosovës. Bashkë me Lantos ai themelon Grupin Interparlamentar për mbrojtjen e
Kosovës në Luksemburg, në Janar 1991, ku firmosin lordiBethelnga Britania dhe
Iljaz Ramali kryetari i Asamblesë së Kosovës në mërgim.
Në shkurt 1991, DioGuardi për herë të parë në Amerikë bën publike kërkesën për
Pavarësinë e Kosovës në Senatin Amerikan duke e quajtur Milloshevicin Hitlerin
e Ri dhe Sadam i Serbise.Kështu, në tetor 1991, pas një aktiviteti atdhetar
maratonë Lidhja Qytetare e kryesuar nga DioGuardi arriti të bindte qeverine
amerikane për të ndaluar ndihmën për Serbinë duke vendosur sanksione ekonomike
si dënim për pushtimin e Kosovës.
Në Janar 1992, nëpërmjet kongresmanit Lantos paraqitet rezoluta numer 264 ku
kërkohet: Njohja e Pavarësisë së Kosovës. DioGuardi ka ndjekur hap pas hapi, në
vazhdimësi erën demokratike për shqiptarët ne Shqipëri e Maqedoni duke
inkurajuar forcat demokratike. Ne shtator 1993, në krye të delegacionit të
Kongresit Amerikan shkon në Shqipëri dhe Maqedoni për të treguar mbështetjen
amerikane për anetarësimin e të dy vendeve në NATO, ku në Maqedoni kërkon
siguri dhe mbeshtetje për të drejtat e shqiptarëve.
Në nëntor 1993, ai nënvizon në Tiranë, në konferencën e parë ndërkombëtare për
investime në Shqipëri se potenciali më i madh i shqiptarëve nuk janë vetem
resurset natyrore, por milionat e shqiptarëve të Diasporës në të gjithë botën.
Në shkurt 1994, DioGuardi prezanton Rugovën dhe Bukoshin teClintonpër të folur
mbi gjendjen e Kosovës së pushtuar nga regjimi serb. Në prill 1994, DioGuardi
udhëheq një proteste paqësore përpara Selisë së Kombeve të Bashkuara ku bën
kërkesë për dërgimin e trupave amerikane në Kosovë. Një muaj më vonë, në maj
1994, Kongresmeni Gilman paraqet rezolutën numër 251 për të pyetur presidentin
Clinton për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve në Kosovë ku perfshihej
mundësia e një protektorati Ndërkombëtar në bashkëpunim me Këshillin e
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Në shkurt 1995, për herë të parë në Kongresin Amerikan, Lidhja Qytetare e
DioGuardit realizon një seancë dëgjimore për shqiptarët në konfliktin ballkanik
të shkaktuar nga regjimi serb me një përfaqësi shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi dhe shkon bashke me Shirley Cloyes ( gruaja e tij,
njëkohësisht dhe misionare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane për problemin
e shqiptarëve të Ballkanit) në Maqedoni për të ndihmuar për hapjen e
Universitetit të Tetovës, si dhe udhëheq protestën për dhunën qeveritare
maqedone deri në mbyllje ndaj universitetit të Tetovës.
Në gusht 1995, bashkë me Kongresmenin Gilman vjen në Shqipëri në një vizitë
zyrtare për të diskutuar me kabinetin qeveritar të Berishës për çështje të
sigurisë në Ballkan, për Shtetet e Bashkuara dhe për Shqipërinë.
Në janar 1996, Kongresi Amerikan nëpërmjet Gilman prezanton rezolutën numër 103
për të garantuar të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe njohjen zyrtare të
Universitetit të Tetovës si dhe më tej DioGuardi dhe Lidhja Qytetare dënojnë
dhunën ushtarake ndaj shqiptarëve në Gostivar dhe Tetovë.
Në tetor 1997, Lidhja Qytetare shpërndan 10 mijë kopje të një broshure që bënte
fjale për shpëtimin e popullit hebre nga shqiptarët dhe Shqipëria gjatë Luftës
së Dytë Boterore nga nazistët duke ua dhënë gjithashtu edhe anëtarëve Hebre të
Kongresit për të promovuar shqiptarët si popull liri e paqedashës në ndihmë të
popujve të tjerë. Me shumë se tridhjetë anetarë Kongresi ishin me origjinë
Hebre dhe kishin një fuqi të konsiderueshme dhe me shumë respekt për çka bënë
shqiptarët për shpëtimin e Hebrenjve gjatë dhe pas Luftes së Dytë Botërore në
Shqipëri u rreshtuan krah cështjes Kosova dhe Lidhjes Qytetare të DioGuardit.
Në shkurt 1998, me deklaratën: Në mbrojtje të çështjes kombëtare Shqiptare
mbështet Ushtrinë Çlirimtare të Kosoves dhe në mars 1998, i shpjegon Kongresit
Amerikan se UÇK nuk është organizatë terroriste .Në një përballje historike në
Kongres Cloyes DioGuardi deklaron se 500 mijë shqiptarët në Amerikë jane ushtri
clirimtare (UÇK). Kështu, u ndal dhuna mediatike për UÇK-në e Kosovës. Në mars
dhe qershor 1998, në Komisionin e Helsinkit, DioGuardi dhe Cloyes kërkojnë
ndërhyrjen ushtarake amerikane në Kosove duke e perforcuar në Senatin Amerikan
në maj 1998 kërkesën për ndërhyrje ushtarake, duke e nënvizuar se: Millosheviç
është kriminel lufte, me rezolutat 105 në Senat dhe 304 në Kongres dhe me
rezolutën 312 i bëhet thirrje presidentit Clinton të njohin të drejtat legale
të shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje dhe Pavarësi nga Serbia.
Në gusht 1998, takon John Paul e Dytë në Romë për të mbështetur çështjen Kosova
si dhe në Bajram Curri, Shqipëri për tu takuar me refugjate shqiptarë të
shpërngulur gjatë luftës së Kosovës. Në janar 1999, ndërsa lufta vazhdonte në
Kosove, DioGuardi shkon në Londër, Paris dhe Tiranë në mbështetje të UÇK dhe
Kosovës bashkë me komunitetin shqiptar dhe në shkurt 1999 flet në Ramboilet,
Francë në një protestë paqësore përpara kështjellës ku mbahej konferenca
historike.
Në mars 1999, Cloyes dëshmon para Kongresit në mbështetje të ndërhyrjes së
trupave amerikane në Kosovë. Kështu, në vijim me protesta paqësore ku janë
angazhuar me mijëra vete DioGuardi ka qenë në ballë të misionit për Liri e
Pavarësi në Kosovë. Në Gusht 1999, DioGuardi viziton Kosovën e lirë për të
raportuar në Kongresin Amerikan për Gjendjen e Pas Luftës në Kosovë. Në shkurt
2000, bashkë me John McCain protestojnë paqësisht për të kërkuar lirimin e
shqiptarëve e të burgosurve që mbahen si të burgosur lufte në burgjet e Serbisë
duke i shkruar dhe Presidentëve Clinton dhe Bush lidhur me këtë çështje.
Në prill 2000, ai organizon një seancë dëgjimore me komitetin e Maredhënieve
Ndërkombëtarë të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues të udhëheqjes kosovare për
paqen dhe rindërtimin në Kosovë dhe shkon e vëzhgon nga afër zgjedhjet e para
demokratike në Kosovë dhe i raporton Kongresit Amerikan se ato ishin në nivelin
më të lartë të standarteve të botës demokratike perëndimore.
Në mars 2001, në Maqedoni, në takime zyrtare me presidentin Trajskovski dhe
kryeministrin Georgjevski insistoi për më shumë të drejta shqiptarëve në prag
të konfliktit shqiptaro-maqedonas në Tanushë.
DioGuardi u bë zëri i shqiptarëve të Maqedonisë për të zgjidhur konfliktin
shqiptaro-maqedonas duke promovuar Ali Ahmetin dhe Arbër Xhaferrin si dy liderë
të shqiptarëve të Maqedonisë si dhe prezantoi në seancën dëgjimore të Komitetit
të Marëdhënieve Ndërkombëtare në Senat gjendjen dhe vizionin për paqe në
Maqedoni, në ndihmë të çështjes shqiptare dhe politikës amerikane në Ballkan.
Në shkurt 2002, Milloshevic nga Tribunali i Hagës sulmon Lidhjen Qytetare dhe
DioGuardin për mbështetjen që i jep " terrorizmit shqiptar dhe separatizmit" në
Kosovë si dhe për kontributin e madh për zgjerimin e antiserbizmit si dhe
"satanizimin" e serbëve në opinionin publik amerikan. Në prill 2002, DioGuardi
dhe Cloyes shkuan në Hagë të dëshmojnë për krimet e Millosheviç nç Tribunalin
Ndërkombëtar të Hagës.
Në qershor 2003, nëpërmjet Gilman e Lantos u paraqit rezoluta numër 467 në
Kongresin Amerikan në mbështetje të Pavarësisë së Kosoves në ndihmë të statusit
final. Me ndikimin e padiskutuar të DioGuardit riprezantohet rezoluta numër 28
në mbështetje të Pavarësisë së Kosovës në Kongres, në Janar 2004 dhe po me këtë
përmbajtje prezantohet nga Lantos në Shkurt të vitit 2007.
Duke referuar se " Çështja shqiptare është ende e pazgjidhur" në një konference
me Inteligjencën në Uashington, në korrik 2008, DioGuardi nënvizon se: Shtetet
e Bashkuara të Amerikës duhet të sigurojnë kontrollin e plotë të territorit të
Kosovës duke parandaluar ndasinë në Veri të Kosovës. Duke vlerësuar kontributin
e Amerikës në Kosove ai shkruan "se do të ishte budallallëk që ky investim kaq
i madh të lihej duke ia lënë kështu në dorë fatin e të ardhmes së Kosovës dhe
të gjithë shqiptarëve në Ballkan vetëm Bashkimit Evropian, që gjithëherë ka
qenë i ndarë sa i përket "çështjes shqiptare" .
Vetëm me Kosovën shtet të Pavarur do të ketë paqe në Ballkan kjo ishte motua
e punës së Dioguardit dhe jo Kosova si pjesë e Serbisë për më shume se 20 vjet
me radhë. Ky shqiptaro-amerikan, atdhetar i fundshekullit të njëzetë dhe fillim
shekullit të njezet e një është lajmëtari i parë i Lirisë dhe Pavarësisë së
Kosovës. Ai i qëndroi faktit se marrëveshja e Tetorit 1998 nuk qëndroi, se nuk
mund të qëndronte në këmbë me tanke Jugosllavia. Millosheviçi donte të mbronte
Serbinë e Madhe dhe jo e kundërta se shqiptarët kërkonin Shqipërinë e Madhe.
Dhe historia dhe koha dëshmoi vërtetësinë e misionit të DioGuardit.
Dhe Kosova u bë e Pavarur. Falë edhe pathyeshmërise, guximit dhe vendosmërisë
për të bërë gjithcka për cështjen kombëtare shqiptare nga DioGuardi.Popuna e
DioGuardit nuk mbaron keëu. Aksioni atdhetar vazhdon. Anëtaresimi i Shqipërise
dhe Kosovës në BE, anëtarësimi i Kosovës në NATO, zgjidhja e çështjes Çamëria
si dhe konsolidimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë dhe Mal
të Zi janë linjat e punës në vijim dhe në të ardhmen. Shqiptarët e Amerikës
kanë fatin e madh të kenë në mes tyre Joseph DioGuardin këtë figure kombëtare
që me vullnetarizmin e tij e bëri çështjen kombëtare shqiptare më të dëgjuar në
Amerikë dhe në botë dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane, një organizatë
të Pavarur me vlera kombëtare për të mirën e shqiptarise. Ndaj dhe DioGuardi ka
me se të krenohet në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
por më shumë krenohemi ne, shqiptarët e Amerikës!