VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË NDEZIM QIRINJ PËR SHUARJEN E DIPLOMACISË SË KOSOVËS NË GJERMANINga Mr. sc. NUE OROSHI

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 07:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË NDEZIM QIRINJ PËR SHUARJEN E DIPLOMACISË SË KOSOVËS NË GJERMANI
Nga Mr. sc. NUE OROSHI

E Mërkurë, 09.26.2012, 06:43am (GMT+1)




Turbullirat politike brenda Qeverisë së Kosovës shpeshherë kanë shkaktuar gabime të mëdha në diplomacinë e Kosovës, saqë e kanë sjellë këtë diplomaci buzë greminës. Këtu nuk do të ndalemi të bëjmë analizën e konfrontimeve brënda qeverisë së Kosovës se 89 apo 91 shtete e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës, e që del se dy njohje nuk egzistojnë, sepse janë njohje te fallsifikuara dhe imagjinare, por do te ndalemi t"˜i themi disa fjalë për shuarjen e Diplomacisë së Kosovës në Berlin. Ka kohë që pas largimit të parakoshëm dhe pa e përfunduar mandatin, që është një largim arbitrar dhe cezaresk të dr.Vilson Mirditës nga detyra e diplomatit të Kosovës në Berlin ka pushuar çdo gjë.

Madje, është interesant të theksohet se, kanë pushuar të gjithë zërat që për tri vite u quanë peshë me shkrime, deklarata për shtyp, dhe që paraqiteshin në emër të ndonjë subjekti që ska fare as aktivitet e as anëtarësi në Gjermani por degët e këtyre të ashtuquajturave parti politike kanë mbetur vetem si relikte të së kaluarës nëpër kompjuterë te të ashtuquajturve gjeneralë pa ushtri apo kryetarë pa anëtarësi. Madje, kanë pushuar edhe zërat e një pjese të bashkatdhetarëve shqiptarë në Gjermani, të cilët pa u skuqur fare mblodhen nënshkrime për largimin e Dr Vilson Mirdites nga posti i ambasadorit! Se, me çdo kusht Diplomacia e Kosovës duhet të pastrohet nga Vilsonat, Albertat e Antonat. Kur e themë këtë bazohem me fakte sepse të tre ish Ambasadorët e Kosovës, dr.Vilson Mirdita, Anton Berisha dhe Albert Prenkaj u larguan në mënyrën më të vrazhdë nga Diplomacia e Kosovës, pa e kryer asnjëri mandatin e plotë, dhe pa iu dhënë asnjë post tjetër i Ambasadorit të Kosovës në ndonjë shtetë tjetër, shkaqet i dinë vetëm suita e Hashim Thaqit e Behgjet Pacollit, pa e perjashtuar këtu edhe Minisitrin e Jashtëm të  Kosovës Enver Hoxhajn, apo orientimi anti evropian dhe anti amerikan i lidershipit te politikës së Kosovës që e ka sjellë shtetin drejt greminës apo një varfërie të skajshme dhe pashtegdalje.

Tani Ambasada e Kosovës në Berlin në kuptimin e plotë të fjalës ka mbetë shkretë. E nëpër mallin e shkretë shpeshherë kullosin kuajtë e verbër. Pra, në këtë Ambasadë sot sillen e mbeshtillen njerëz të pa përvojë në çështjet e diplomacisë të cilët dorën në zemër fare nuk vërehen nga politika Gjermane dhe diplomacia e këtij shteti mik të shqiptarëve, e cila përkundër faktit që po e nënçmon komplet diplomacinë e Kosovës në Berlin, politika Gjermane është në një ofensivë të madhe në mbështetjen e çështjes shqiptare në përgjithësi, e në veçanti çështjen e Kosovës. Por kryesore është që tani Ambasada e Kosovës komplet është ra në duart e njerzëve të Shikut dhe aty bëhen pazare politike dhe ekonomike për interesa të klaneve të ndryshme të politikës në Kosovë. Pra, në këtë Ambasadë kryesore është që tani po pihen kafe turke dhe çaji i rusit, në vend të ndonjë pije të freskët evropiane, siç ishte rasti kur në krye të kësaj Ambasade qëndronte dr.Vilson Mirdita.


Kur jemi tek Ambasadori i ri i Kosovës në Berlin z Skënder Xhakaliu ta them të drejtën këtë emër e kam dëgjuar vetëm në mjetet e informimit kur është emëruar Ambasador. Pa të keq ndaj Skënder Xhakaliut, i cili mund të jet një njeri i mirë, por si emër është i panjohur. Madje, më kujtohen disa fjalë të një miku tim veprimtar, i cili gjatë një bisede me të, me  thotë, se një pjesë të diplomatëve të Kosovës nuk i njohim as ne në Kosovë, e si kanë për t"Ëœi njohur diplomatët perëndimorë! Por, sido që të jetë, i njohur apo i panjohur deri më tani dhe duke u bazuar në fjalën popullore shqiptare se, "Dita e mirë shihet në mëngjes", zoti Skënder Xhakaliu gjatë këtyre muajve të parë, në krye të Ambasadës së Kosovës në Gjermani ka dështuar plotësisht.

Përveç takimeve të ceremonisë zyrtare që ishin meritë e parardhësit të tij, z Xhakaliu nuk bëri asnjë hap që ja vlenë të përmendet rreth kontakteve të Gjermanisë me Kosovën. Ai madje nuk arriti as t"˜i vë kontaktet me veprimtarët kombëtarë, intelektualët shqiptarë në Gjermani, por as të kontaktoi me shumë personalitete shqiptare të cilët kanë një reputacion të mirë dhe kontakte të shpeshta me politikën Gjermane. Duke u nisur nga të gjitha këto fakte që i solla më lartë, ne mërgimtarëve shqiptarë që jetojmë në Gjermani s"˜na mbetet gjë tjetër përpos që një ditë vjeshte të mblidhemi para Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe të ndezim qirinjë në shenjë të vdekjes apo gjendjes komatike që e ka përfshirë sot Ambasadën e Kosovës në Berlin. Ndoshta Ambasadori i Kosovës ne Berlin do të na dalë përpara dhe të na kujton fjalët e Qiriut të poetit tonë Naim Frashëri, duke na thënë se, "Kur me shihni se jam tretur / mos pandehni se kam vdekur / Jam i gjallë e jam ndër jetë / Jam në dritën e vërtetë /.

Ndërsa përgjigja jonë do të ishte, "E dimë se ju jeni të gjallë dhe jeni në jetë / por nuk jeni në dritën e vërtetë, ndërsa qirinjët po i ndezim jo për vdekjen tuaji, se ne e dimë se ju frymoni, qarkulloni dhe ecni por edhe qëndroni në zyrën e Ambasadës së Kosovës në Berlin. Por këta qirinjë po i ndezim për rënien në komë, shuarjen dhe vdekjen e Diplomacisë së Kosovës në Gjermani.


Mr. sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZYRTARIZIMI I ANTIAMERIKANIZMIT NË KREMLINNga SHABAN MURATI (09.24.2012)
VIJAT E ASHPRA, VIJAT E KUQE DHE VIJAT E VERDHANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.23.2012)
VOA TERHEQ GJITHNJË NOBELISTËTNga FRANK SHKRELI (09.23.2012)
225 VJETORI I KUSHTETUTËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA - NOVUS ORDO SECULORUMNga FRANK SHKRELI (09.20.2012)
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.18.2012)
PSE PARCIALIZOHET ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAL TË ZI?(Një shkrim i vjetër, por me aktualitet të tanishëm)Nga XHELADIN ZENELI (09.18.2012)
PËRPLASJE GJEOPOLITIKASH, JO QYTETËRIMESHNga SHABAN MURATI (09.17.2012)
PRONAT DHE LOTËT E KROKODILITNga RESHAT KRIPA (09.16.2012)
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ (09.16.2012)
FITON MARK GJONAJ: FITORE HISTORIKE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NJU JORKNga FRANK SHKRELI (09.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]