Kohët e fundit, politikanë, akademikë dhe disa nga ata që konsiderohen si
''mendjet më të ndritura'' të kombit shqiptar debatojnë në këtë 100-vjetor të
Pavarësisë Kombëtare mbi ''meritat'' e Enver Hoxhës dhe të Ahmet Zogut, si dhe
mbi rolin e tyre në historinë kombëtare, duke ngulur këmbë se nëqoftse flitet
për meritat e njërit duhet të flasim edhe meritat e të tjetrit. Vazhdim
ndasishë e përçarjesh! Seriozisht, nëqoftse me ketë diskurs politik e shoqëror
fillohet shekulli i ri i shqiptarëve, atëherë Zot na ruaj prej së keqes, si
individë dhe si komb!
Unë si njeri i thjeshtë -- preferoj që në 100-vjetorin e Pavarësisë së
Shqipërisë dhe në 68-vjetorin e lindjes së tij, të kujtoj dhe të flas për një
njeri që me të vërtetë ka merita, Presidentin e parë historik të Dardanisë
antike, Dr. Ibrahim Rugovën, prijësin e madh të kombit shqiptar -- për
kontributet e tija dhe rolin që ai ka luajtur në historinë moderne kombëtare.
Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, dhe themeluesi i diplomacisë së Kosovës,
filloi veprimtarinë e tij diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në
vitin 1989, me qëllim që të siguronte përkrahje nga ky vend për shqiptarët e
shumëvuajtur të Kosovës dardane. Ai nuk mburrej me retorikë boshe, siç thotë më
poshtë edhe ish-kryeministri britanik Toni Blerpor, por kishte vizione të qarta
për një të ardhëme më të mirë për kombin e vet. Që në fillim, ai u vu në krye
të lëvizjes për pavarësi duke thënë se "zgjidhja më e mirë është Kosova e
pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë nën një administrim civil
ndërkombëtar, si fazë kalimtare". Ashtu edhe ndodhi. Ai gjithashtu ç'prej
fillimit, kishte deklaruar ''miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe
popullit amerikan'', pasi ishte i betuar që të bënte aq sa kishte mundësi për
rrugën që duhej të ndjekin shqiptarët e Kosovës dhe kombi shqiptar në
përgjithësi, për të zënë vendin ku i takon dhe ku e ka caktuar vet i Madhi Zot,
dmth, në radhën e kombeve të përparuara perëndimore.
Ai besonte në miqësinë e fortë me Shtetet e Bashkuara, si një mjet që do të
çonte kombin shqiptar drejtë integrimit me botën perëndimore. Sa ishte gjallë,
ai udhëhoqi popullin e vet gjatë një periudhe jashtzakonisht të vështirë, gjë
që e bëri atë simbol krenarie në radhët e bashkatdhetarëve të tij -- mbrenda dhe
jashtë trojeve shqiptare -- për veprimtarinë patriotike si edhe të njohur anë e
mbanë botës për diplomacinë e tij shumë vjeçare, vajtje-ardhje, ndërkohë që
vizitonte Washingtonin dhe kryeqytetet evropiane për të takuar udhëheqsit më të
lartë të botës përendimore. Këjo në përpjekje për të çliruar popullin e vet nga
zgjedha serbe dhe për të realizuar ëndrrën e përbashkët të të gjithë
shqiptarëve: Pavarësinë e Kosovës. Këjo ndërmarrje ose aktivitet diplomatik nga
ana e tij, nuk ishte aspak më i vogël se sa përpjekjet e rilindasve të cilët
shpallën Pavarësinë Kombëtare me 28 Nëntor, 1912 në Vlorë.
Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë Kombëtare me të drejtë u theksua nga
udhëheqsit shqiptarë dhe të tjerë, se gjatë gjithë historisë së tij, kombi
shqiptar i ka dhënë botës figura të mëdha me të cilat krenohet i mbarë kombi.
Në këtë 100-vjetor dhe në 68-vjetorin e lindjes së tij, shqiptarët kudo duhet
të jenë krenarë për meritat e Presidentit Rugova dhe veprimtarinë e tij drejtë
çlirimit dhe pavarësisë, pasi pa Pavarësinë e Kosovës, për realizimin e së
cilës ai dha një kontribut historik, pavarësia e Shqipërisë do të ishte
gjysmake. Si figura kyçe e pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më
të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar, ai kishte fituar
besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të
politikës amerikane.
Kur ndërroi jetë Presidenti Ibrahim Rugova, presidenti amerikan në detyrë,
republikani Xhorxh Bush e kujtoi udhëheqsin shqiptar duke thënë se,
"Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me
të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës
për qëndrimet e tija kundër dhunës.'' Presidenti tjetër amerikan, demokrati
Bill Klinton, statuja e të cilit hijeshon sot e përgjithmonë Prishtinën, dhe i
cili kishte takuar shpesh ish-udhëheqsin e Kosovës, ka thënë se ''nuk kishte
avokat më të mirë që të shpjegonte më mirë hallet e kombit shqiptar dhe të
drejtat e tija'', se sa Presidenti Ibrahim Rugova.
Ndërsa ish-kryeminsitri britanik, Toni Bler, duke kujtuar takimin e tij me
Presidentin Rugova në fund të vititit 1998, i tha parlamentit të Kosovës në
Korrik të 2010-ës se Presidenti Rugova "ishte i qetë, një njeri shumë
modest....Ai më tha të vërtetën për Kosovën. Për vuajtjet e popullit të vet, për
nevojën që bota të dëgjonte (për fatin e shqiptarëve të Kosovës) si dhe për
obligimin e botës për të ndërhyrë. Ai nuk bërtiste dhe nuk u përpoq të më bindë
me sllogane ose me gjeste ekstravagante. Ai foli me një zë të ulët por me
sinqeritetin më të madh... duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet....Unë i
thashë Britania e Madhe do të ndihmojë. Unë ia dhashë atij "˜'Besën'', dhe besën
ia mbajta'' tha Zoti Bler.
Ibrahim Rugova ishte një përfaqësues ndryshe, i cili i bindur dhe i vendosur për
rrugën që duhej ndjekur dhe për objektivin që duhej të realizonin shqiptarët e
Kosovës, si pjesë e pa ndarë e kombit shqiptar, me personalitetin e tij të urtë
dhe plot durim, i shpjegoi një bote skeptike përdhunimet dhe padrejtësitë
historike ndaj kombit shqiptar. Ai e tregoi veten si një avokat i palodhëshëm i
forcimit të lidhjeve natyrale të kombit shqiptar me Perëndimin, e sidomos me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë festimeve me rastin e 100-vjetorit, me të drejtë u fol për rolin që
Amerika ka luajtur në konsolidimin e pavarësisë si edhe për miqësinë që
ekziston midis popullit amerikan dhe shqiptarëve. Udhëheqsit shqiptarë shprehën
mirënjohjen ndaj përkrahjes amerikane për Pavarësinë e Shqipërisë në fillim të
shekullit të kaluar dhe për çlirimin e Kosovës, që më në fund çoi në pavarësinë
që gëzon sot Kosova, por edhe për rolin në konsolidimin e demokracisë në
Shqipëri dhe në Kosovë, këto 20 vitet e fundit. Ibrahim Rugova ishte njëri ndër
arkitektët, e pse të mos themi krye-arkitekti modern i këtyre marrëdhënjeve.
Atëherë, nëqoftse në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, marrëdhënjet
amerikano-shqiptare janë të rëndësishme, ashtu siç mendojnë shumë vërejtës të
mbrendshëm dhe të jashtëm, një pjesë e kredisë për zhvillimin e mirë të këtyre
marrëdhënjeve gjatë njëzet e sa vjetëve të fundit, duhet t'i shkojë Presidentit
Rugova.
Kur Ibrahim Rugova bënte thirrje për ''Miqësi të përherëshme me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës'' dhe kur ai përfundonte çdo fjalim me thënjen ''God
Bless America'', ''Zoti e Bekoftë Amerikën'', shumë nga kritikët e tij atëherë
dhe sot nuk e kishin kuptuar rëndësinë afat gjatë të mesazhit të Ibrahim
Rugovës, për marrëdhënjet e ngushta amerikano-shqiptare.
Merita tjetër që i duhet njohur Ibrahim Rugovës në këtë 100-vjetor të
Pavarësisë Kombëtare është se ai besonte se kombi shqiptar duhet të ndërtojë
bazën e ekzistencës së tij mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe
patriotike të rilindasve të cilët 100-vjetë më parë, shpallën pavarësinë
kombëtare, dhe jo mbi një trashëgimi regjimesh e përfaqsuesish të idelogjive të
huaja, sllavo-aziatike. Ai ishte udhëheqsi i parë shqiptar ç'prej rilindasve,
që më në fund i këtheu sytë e mendjen nga Perendimi dhe jo drejtë Moskës,
Beogradit, Athinës ose Pekinit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
aleatët e tyre perëndimorë.
Me një kulturë dhe qytetërim njerëzor plotë urtësi, të bazuar në traditat dhe
vlerat më të mira të fisit të Arbërit, si dhe në vlerat humane të njerëzimit,
Ibrahim Rugova ishte i palëkundur në qëndrimin e tij, siç ishte dhe shumica e
rilindasve, se e ardhmja e shqiptarëve duhet të jetë në integrimin e tyre në
radhët e kombeve të përparuara të Perëndimit. Për këto dhe shumë merita të
tjera pra, duhet që me krenari të përkujtojmë Presidentin e parë të Kosovës në
këtë 100-vjetor të Pavarësisë Kombëtare dhe në 68-vjetorin e lindjes së tij.