E Hënë, 02.26.2024, 03:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
XHON KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANE
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 02.06.2013, 07:09am (GMT+1)




Të Hënën, Sekretari i ri amerikan i shtetit, Xhon Kerri arrijti në Departamentin e Shtetit për të filluar detyrën e tij të re, ku u prit me brohoritje, ndërsa iu drejtua me shaka diplomatëve dhe punonjësve të shumtë të këtij enti, me pyetjen, ''Nëse një burrë mund të drejtojë Departamentin e Shtetit'', një referencë këjo ndaj dy grave, para-ardhëseve të tij në këtë detyrë, Hillari Klinton dhe Kondoliza Rajs. Në të vërtetë, ish-Senatori Kerri i cili është 69-vjeç, është burri i parë i bardhë që mban këtë detyrë në 16 vjet, pasi ç'prej vitit 1997 në këtë detyrë kanë shërbyer Madelinë Ollbrajt, Kolin Powell, Kondoliza Rajs (të dy këta afrikano-amerikanë) dhe Hillari Klinton.

Në ditën e parë zyrtare në detyrën e re, Sekretari i Shtetit Kerri u angazhua se do të përqëndrohet në sigurinë dhe mbrojtjen e diplomatëve amerikanë nga sulmet terroriste anë e mbanë botës, duke thënë se ''ç'prej sot, menjëherë sa të filloj nga puna, prioriteti im numër një është përqëndërimi mbi sigurinë e diplomatëve tanë.'' Ai u tha të pranishëmve se e konsideron Departmentin e Shtetit si një vend pune ku ''mund të arrijmë gjërat më të mira që është e mundur të realizohen në qeveri'', përfshirë edhe përpjekjet për të siguruar paqën në botë.

Gjatë ceremonisë, Sekretari i Shtetit Kerri, në mënyrë simbolike, u tregoi punonjësve të Departamentit të Shtetit pasaportën e tij diplomatike kur ai kishte në moshën 12 vjeçare, pasi babai i tij kishte pa pasë shërbyer si diplomat. Ai u foli të pranishëmve mbi përvojën e tij si një i ri 12 vjeçar, në Berlinin e pas luftës më 1950-at ku shërbente babai i tij si diplomat, duke thënë se ai mund të kishte shkaktuar një incident diplomatik pasi, duke përdorur pasaportën diplomatike, ai shetiste me biçikletë nepër rrugët e Berlinit të ndarë dhe të shkatërruar nga lufta. Ai tha se ende i kujtohet se si në pjesën e Berlinit të kontrolluar nga komunistët sovjetikë, ''Nepër rrugë kishte shumë pak njerëz dhe se ata ishin të veshur me rroba të zeza, dhe levizënin me kokën poshtë.'' Sekretari Kerri u tha diplomatëve të sotëm amerikanë se atëherë, ''në ato rrugë nuk dallohej kurrfarë gëzimi'', në fytyrat e njerëzve duke shtuar se, kurë këthehej në Berlinin Përendimor pas vizitave në sektorin lindor të qytetit, ai ''e ndjente veten i qetësuar'' dhe se megjithëse ishte qortuar nga babai i zemëruar që të mos shkonte andej -- nga këjo përvojë, shtoi ai, kishte mësuar aq shumë, ''mbi virtytet e lirisë dhe mbi virtytet e parimeve dhe idealeve tona në bazë të cilave jetojmë''.

Sekretari i Shtetit Xhon Kerri u tha punonjësve të Departamentit të Shtetit se falënderon Presidentin Obama, ''për besimin që ai ka treguar ndaj tij duke e emëruar atë në këtë detyrë të rëndësishme'', por shtoi ai "edhe për besimin në secilin prej jush dhe në punën që ju beni çdo ditë.'' Ish-Senatori Kerri shtoi se, ''Vizioni i Presidentit Obama dhe politikat që ai ka zbatuar gjatë disa viteve të fundit'', sipas tij, ''pa asnjë dyshim, kanë rivendosur reputacionin e Amerikës në botë'', dhe tha se Presidenti Obama ka nevojë për ndihmë për t'a bërë Amerikën dhe botën më të sigurt, më të begatë dhe më në paqë.

Në fjalën e tij të hënën para punonjësve të Departamentit të Shtetit, Sekretari i ri amerikan i Shtetit nuk foli mbi iniciativa të reja që ai mund të ketë ndërmend të ndërmarrë në fushën e punëve të jashtëme dhe ndërkombëtare, as nuk përmendi sfidat e shumëta me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.

Por gjatë dëshmive për konfirmimin e emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të ri të Shtetit para Komisionit të Senatit për Marrëdhënjet e Jashtëme, Zoti Kerri tha se bota është tanimë në dijeni të një numëri sfidash të rrezikshme me të cilat përballemi, veçanërisht në Lindjen e Mesme si dhe në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai veçoi interesimin amerikan në lidhje me mos përhapjen e armëve bërthamore, duke thënë se duhet që patjetër të zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit, duke shtuar se, "˜'Presidenti Obama ka vendosur definitivisht, se ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që Irani të mos prodhojë armë bërthamore". Përveç këtyre, Zoti Kerri tha se bota gjatë luftës së ftohët e ndarë në dy kampe atë komunist dhe anti-komunist -- në shumë pikpamje ishte shumë më e thjeshtë, duke thënë se bota sot dallohet nga probleme tepër të ndërlikuara që nuk njiheshin më parë, siç është dalja në shesh e Kinës si fuqi botërore, e ashtuquajtura "˜'Pranverë Arabe'', pastaj çështjet e ndërlidhura botërisht dhe të ndëlikuara, si ekonomia e shëndetësia çështjet demografike dhe të mjedisit, varfëria, sëmundjet, si edhe përparimet teknologjike, e tjera.

Zoti Kerri u tha gjithashtu senatorëve se ai është i vetdijshëm se, "˜'ne nuk mund të jemi të fuqishëm në botë, nëqoftse nuk jemi të fortë këtu në vendin tonë'', sidomos nga pikpamja ekonomike e financiare, dhe u bëri thirrje ligjvënsve që të rregullojnë çështjet financiare dhe buxhetore të Amerikës, duke shtuar se "˜'më shumë se kurrë më parë, politika e jashtëme sot është politikë ekonomike''. Kështuqë, I tha ish-Senatori Kerri, Komisionit të Senatit për Punët të jashtëme, se ky është momenti për një udhëheqje amerikane, tani është koha për mendime të freskëta, është një periudhë për të punuar së bashku'', pasi sipas tij, "˜'rruga përpara nesh është e vështirë", por përfundoi Zoti Kerri, "˜'Unë besoj se udhëheqja amerikane në botë është një strategji e doemosdoshme për Amerikën dhe jo diçka që ne bëjmë për hatër ose favor për vendet e tjera''.

Senatori Kerri është veteran i dekoruar i luftës në Vjetnam dhe ishte kandidat i Partisë Demokrate për president në vitin 2004. Zoti Kerri dallohej si njëri ndër senatorët më të informuar mbi çështjet ndërkombëtare politiko-ushtarake, ndërkohë që gëzonte respekt nga kolegët e tij, si demokratë ashtu edhe ata republikanë. Prandaj, megjithë sfidat e mëdha dhe të ndërlikuara ndërkombëtare, me të cilat ai do të përballohet pothuaj menjëherë -- pritet që ai të dallohet edhe në detyrën e rëndësishme si Sekretar amerikan i Shtetit.

Sekretari i ri amerikan Shtetit Xhon Kerry duke përshëndetur punonjësit e Departamentit amerikan të Shtetit

Xhon Kerri Me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ORA PËR MAQEDONINË PO BIE ME SHPEJTËSINga SHKËLZEN LUSHAJ (02.05.2013)
FACEBOOKPOLITIKA“E ardhmja e njerëzimit nuk është evoluimi i teknologjisë, por mënyra e përdorimit të saj.” (Dominique Wolton)Nga ELVIN LUKU (02.05.2013)
NJË PROJEKT I STËRMADH LUNDRIMI GJEOPOLITIK NË BALLKANNga SHABAN MURATI (02.04.2013)
REFLEKSIONE NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISË ATDHETARE PËR SKËNDERBEUNNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) (02.04.2013)
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.03.2013)
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPËRISËKUJTESA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS - ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJESNga Prof. SAMI REPISHTI (02.03.2013)
QUO VADIS SHQIPËRI?Nga RESHAT KRIPA (02.02.2013)
ANGELA MERKEL - 'NE PO PËRBALLOHEMI ME HISTORINË'Nga FRANK SHKRELI (02.01.2013)
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-sëNga FRANK SHKRELI (01.30.2013)
PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shkurt 2024  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]