Më 28 Janar ndërroi jetë në Washington diplomati i njohur amerikan dhe
mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Max Kampleman. Për më shumë se 30-vjetë ai
punoi për presidentë demokratë dhe republikanë, duke ia dedikuar jetën dhe
karierën e tij paqës, lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, anë e
mbanë botës. Ai punoi për Presidentin demokrat Jimmy Carter i cili e caktoi atë
si përfaqsues të Shteteve të Bashkuara në mbledhjen lindje-perëndim të
Madridit, (1981-1983) -- e njohur si Konferenca për Sigurim dhe Bashkëpunim në
Evropë -- me qëllim për të detyruar Bashkimin Sovjetik dhe vendet komuniste të
Evropës Lindore që të zbatonin marrveshjen e Helsinkit për respektimin e të
drejtave të njeriut të vitit 1975. Ai vazhdoi në këtë detyrë edhe gjatë administratës
së presidentit republikan Ronald Reagan, i cili më vonë e emëroi atë si
kryedelegatin amerikan në bisedimet e Gjenevës, me përfaqsuesit sovjetikë për
pakësimin e armëve bërthamore, që sipas Ronald Reaganit, ''nuk kishte objektiv
më të rëndësishëm'', për tu realizuar gjatë mandatit të tij të dytë
presidencial. Për këtë detyrë tepër me rëndësi, ai zgjodhi diplomatin Max
Kampleman, të cilin gazeta komuniste sovjetike e kohës, Izvestiya e përshkroi
Kampleman-in, ''si mik i kafshëve dhe armik i komunistëve'', duke iu referuar
me frazën e parë, detyrës që ai pati për një kohë të shkurtër si kryetar i
organizatës, ''Miqët e Kopshtit Zoologjik në Washington'', dhe me të dytën,
shërbimit të tij të gjatë si krye-negociator i Shteteve të Bashkuara për
zbatimin e të drejtave të njeriut dhe për kontrollimin e armëve bërthamore.
Ndaj vdekjes së ambasadorit Kempelman, Washingtoni zyrtar reagoi nepërmjet
zëvendës-presidentit Joe Biden, i cili e lavdëroi atë si një kampion i të
drejtave të njeriut dhe si kampion i pakësimit të numërit të armëve bërthamore.
''Në kulmin e Luftës së Ftohët, ai ishte kampion i negociatave për marrëveshje
shumë të rëndësishme mbi zbatimin e të drejatve të njeriut dhe të pakësimit të
armëve bërthamore'', tha Zoti Biden nepërmjet një deklarate që lëshoi Shtëpia e
Bardhë me këtë rast. Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se ambasadori
Kempelman, ''Vitet e fundit të jetës së tij, ia kushtoi avancimit të vizionit
që ai ndante me presidentin Reagan dhe të tjerë d.mth vizionit për një botë
pa armë bërthamore".
Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) komentoi vdekjen e ambasadorit
Kempelman, duke thënë se ''Ambasadori Kempelman , me një elokuencë të pashoqtë,
anavoi idenë se respekti i të drejtave të njeriut është jetik për bashkpunimin
dhe paqën midis shteteve.'' Në deklaratë e DASH, thuhet gjithashtu se ,
''Lidershipi i ambasadorit Kempelman ishte i pazëvëndsueshëm për suksesin e
negociatave mbi angazhimet për zbatimin e të drejtave të njeriut si edhe për
një botë më stabile gjeostrategjike. Ai nuk pushoi kurrë së punuari për
kontrollimin e kërcënimit që vjen nga armët bërthamore dhe as nuk pushoi kurrë
së foluri në mbrojtje të kauzës së lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Për
shërbimin e tij ndaj atdheut, si dhe paqës dhe lirisë në botë, ai mori
dekoratat më të larta civile të këtij vendi nga Presidentët Ronald Reagan dhe
Bill Klinton.
Ambasadori Kempelman, angazhimin e tij ndaj lirisë, demokracisë dhje mbrojtjes
së të drejtave të njeriut kudo në botë, e tregoi edhe gjatë krizës dhe luftës
në Kosovë. Ai së bashku me personalitetet më të dalluara dhe më me influencë të
politikës dhe diplomacisë amerikane të asaj kohe, si Senatori Bob Dole e
Zbigniew Brzezinski, i bënë thirrje presidentit Bill Clinton se vetëm udhëheqja
e fortë dhe e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara mund të zgjidhë krizën më të
madhe të sigurimit sot në Evropë, ndërsa forcat e serbe nën komandën e
presidentit Sllobodan Miloseviç vrasin e presin popullsinë civile në Kosovë,
duke rrezikuar stabilitetin dhe paqën në rajon. Madje, madje, ambasadori
Kempelman me kolegët e tij, i bënin thirrje administratës Klinton se përveç
sulmeve ajrore, NATO duhej të përgtatitej të dërgonte forcat këmbësore në
Kosovë, duke i shkruar Presidentit Clinton se tani, ''të gjithë sytë janë
këthyer kah Wasshingtoni. Vetëm udhëheqja e fortë e Shteteve të Bashkuara mund
të bindë Milosheviçin që të ndalojë spastrimin etnik të shqiptarëve...pasi
egërsia që po ushtron ai në Kosovë, rrezikon më shumë se jetën e popullësisë
civile dhe stabilitetin rajonal. Rrezikohen interesat e Shteteve të Bashkuara,
kredibiliteti i NATO-s, si dhe sukseset e arritura në Bosnje.'' Në një apel
tjetër të nënshkruar nga Ambasadori Kempelman dhe kolegët e tij i thonë
Presidenti Klinton se vetëm bombardimet nuk do të ndalojnë fushatën e
Millosheviçit të vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe shpërnguljeve të
detyrueshme të shqiptarëve, dhe kërkonin që në asnjë mënyrë nuk duhej të bëhej
ndonjë ''kompromis'' ,për ta shpëblyer atë për fushatën e tij të terrorit.
Ambasadori Max Kempelman ishte mbështetës i pa kompromisi i të drejtave të
njeriut, besonte dhe punoi gjtihë jetën e tij për një botë pa armë bëthamore.
Si politikan, ai nuk i përket asnjë kategorie dhe do të kishte shumë të
vështirë të vepronte në atmosferën e ndasive politike e partiake që mbizotëron
sot në Washington. Me një rast, ai pat shkruar se, "asnjë njeri që pranon të
vërteten si sovrane, nuk mund të jetë ushtar i një partie ose i një lëvizjeje,
sepse si i tillë nuk mund të shkojë përpara me ta, me të njëjtit hapa." Mbi të gjitha,
ai besonte se respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut dhe liria e plotë
e individit, përfshirë edhe lirinë e fjalës, janë faktorë të doemosdoshëm për
një paqë dhe siguri të qëndrueshme botërore.
Ambasadori Max Kempelman
Amb. Kempelman me Presidentin Ronald Reagan