VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZONJA JOZEFINA ÇOBA TOPALLI – ALTER EGO I SALI BERISHËS – SUKSES APO DËSHTIMNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 12:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ZONJA JOZEFINA ÇOBA TOPALLI – ALTER EGO I SALI BERISHËS – SUKSES APO DËSHTIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.07.2013, 11:40am (GMT+1)



Dëgjova tek Top Story zonjën Jozefina Çoba Topalli që etiketonte Kreshnik Spahiun si "idiot dhe sharllatan", ndërsa për Eduard Selamin nënvizonte se "nuk e njihte" duke lënë të nënkuptonte se mos me të njoftë Jozefina, ke marrë fund.

Të them të drejtën, të kritikoja Jozefinën do të ishte gjëja më e fundit që do të më pëlqente të bëja, jo se tutem, sepse i rreshtoj në pjesë të fushatës ato që shkruajnë sot kundërshtarët e saj, se, sipas tyre, Jozefina Topalli është bërë e rrezikshme me intrigat e saj, por për faktin se elektorati i së djathtës pa e njoftun e pa e ditun besuan tek ajo, kur e katapultuan më 1996 direkt e në krye të PD-së.

Asaj kohe, i ndjeri Pjetër Arbnori fliste në superlativa për Kryetaren e ardhshme të Kuvendit, e cila jo vetëm që do t'i zinte vendin, por nuk do të ushtronte as ndikimin minimal që Pjetër Arbnori, Mandela i Europës, të mos përjashtohej nga rradhët e deputetëve të PD!

Merrni me mend, Pjetër Arbnori doli jashtë kuvendit dhe hyri Ilir Rusmajli, i biri i një ish anëtari të KQPPSH! Merrni me mend, Arben Imami nga kundërshtar shumë i egër i Berishës prej 1992, e sidomos më 1997, më 2005 u emërua shef i kabinetit të kryeministrit Berisha, ndërsa Pjetër Arbnori mbeti i përjashtuar.

Kjo ishte shenja e parë që PD-ja e kishte vithisur rrugën! Berisha kishte firmosur një marrëveshje me ata që e përmbysën më 1997, që të kthehej në pushtet, duke përmbushur kushte.

E lashë tek fakti se Pjetër Arbnori kishte shumë besim asaj kohe tek Jozefina Topalli. Nuk e pyeta dot Arbnorin asnjëherë pas 2005, sepse nuk u takuam më dot, por kam bindje të thellë se edhe ai duhet të ketë mbetur i zhgënjyer si nga PD, dhe nga Jozefina. Sepse Jozefina Topallin e konsideronte të së njëjtës shtresë. Pasi kishin provuar të dy vuajtjet e diktaturës. Pjetër Arbnori në burg, por edhe ajo që fëmijë kishte provuar shijen e hidhur të luftës të klasave dhe të diktaturës të proletariatit.

Pjetër Arbnori ndikoi pa dyshim tek Skënderi e tek unë. Gazeta Bota Sot, ku Skënderi ishte kryeredaktor dhe unë redaktore kolumniste, e mbështesnim pa rezerva qendrën e djathtë tetë vite sa ishte në opozitë, duke u bërë një nga faktorët që kishim si politikë kryesore të gazetës kthimin në pushtet të qendrës së djathtë. Aso kohe Bota Sot ishte kthyer në institucion të fjalës të lirë, duke bërë avokaturën e Sali Berishës, i dalë i dërmuar në opozitë nga kriza e piramidave. Për dhjetë vite rresht. Prej 1998 deri në fund të 2007. Por Berisha, sapo mori pushtetin, e harroi menjëherë këtë mbështetje. Ndërsa ishte shqetësuar pa fund deri sa më në fund Baton Haxhiu mori shtetësinë shqiptare, kur na larguan nga gazeta, largim i cili ishte politik, mbylli sytë e veshët. Nuk e kishte parasysh sigurisht gazetarinë online, as cicërimet në Twitter, Facebook-un në rrjetet sociale. Kur në fakt, një lider duhet të dallohet nga largpamësia, duhet të shohë shumë përpara dhe më larg se turmat.

Në asnjë kohë, ne nuk kishim qenë pjesë e pushtetit politik të Sali Berishës. Asnjëherë. Dhe kurrë nuk kishim qenë pjesë e klaneve. Ne ishim dhe jemi pjesë e elitës intelektuale, me orientim liberal që duam rimëkëmbjen e vendit tonë, i cili ka mbetur në stanjacion, pikërisht sepse ka një klasë politike të papërgjegjëshme.

Me ardhjen në pushtet, Berisha gjënë e parë që bëri ishte që filloi luftën kundër mbështetësve të qendrës së djathtë, dmth, mbështetësve të tij kur ai ishte tetë vjet në opozitë. Kësisoj, edhe një herë tregoi pjesën më të kritikueshme të karakterit të tij, mosmirënjohjen.

Ky tipar për të mbajtur larg dhe dëmtuar përkrahësit e qendrës së djathtë ishte tipari i dytë që tregoi se PD kishte nisur vithisjen ndaj idealeve që e rikthyen në pushtet.

Zonja Jozefina Topalli mund të vazhdojë e të thotë se nuk njihte shumë idealistë të së djathtës që sot persekutohen nga PD me mjetet që të ofron shekulli XXI, si thotë sot për Eduard Selamin. Një politikane që pretendon se ka një profil politik europian, nuk mund të bëjë deklarata të tilla. Mirë shumë nga ne nuk i njihte, po Pjetër Arbnorin e njihte mirë!

Në parim, ne nuk ishim kurrë kundër, për shembull, me çdo afrim që bënte Berisha, përfshi Imamin dhe Metën, sepse besonim se këto afrime ishin bërë të detyruara nga rrethanat ku ndodhej vendi, i cili ka si prioritet të ndërtojë shtetin ligjor, të forcojë institucionet e demokracisë, duke shëruar plagët sociale, duke mbështetur ish-pronarët, ish të përndjekurit dhe shtresat në nevojë.

Sepse shteti i së drejtës do të thotë shtet human.

Dhe besonim se Jozefina Topalli do të ishte pikërisht personi i duhur në krah të Berishës, sepse familja e saj i kishte provuar edhe shtetëzimet, edhe persekutimet e vuajtjet.

Po, ku jemi sot?! Le të shohim gjendjen e ish-pronarëve, ish të përndjekurve dhe shtresës në nevojë. Që vazhdojnë të mbeten në mëshirën e fatit.

Le t'i kthehemi grevës së urisë së ish të përndjekurve, të cilën e anatemoi PD se qenkësh instrumentalizuar nga Edi Rama, grevë që pati dy viktima, njëri që u vetëflijua dhe tjetri që vdiq në kushte tmerrësisht të trishta, prej cinizmit të pamëshirës. Të dy kishin kaluar vite të tëra të jetës në burgjet komuniste. Dhe kaq mjaftonte që Jozefina Topalli të shkonte e t'i takonte, sepse ata iu lutën.

Askush nga PD sot nuk mund të ketë guximin e të marrë në gojë të përndjekurit politikë, t'i fyejë e të vazhdojë t'i depersonalizojë ata. Sepse ky persekutim i tyre në tranzicion po i kthehet PD në boomerang.

Jozefina Topalli pati shansin të kishte rolin kryesor që shtresa e të përndjekurve të jepte votën për të djathtën më 23 qershor si ka bërë këta 22 vite dhe të mos e paralajmëronte më së fundmi PD-në se nuk do të votojë për të!

Reshat Kripa, njëri nga përfaqësuesit e të përndjekurve politikë, nga më luajalët e qendrës së djathtë i dërgonte kohëve të fundit një letër Kryetares së Kuvendit, ku i lutej që të kujdesej për fatin e të përndjekurve, të cilët po fikeshin të gjithë me rradhë pa marrë kompensim moral dhe material.

Letra e zotit Kripa u censurua nga shtypi i Tiranës dhe po ashtu nuk u shoqërua me asnjë reagim nga zonja Topalli, e cila në faqen e saj në Facebook, vendos të gjitha fotot e saj me ata që pret e përcjell, por PR-të e saj e paraqesin atë si yll-bukurie dhe aspak si profil politikaneje.

Si censura ashtu edhe indiferenca publike e krerëve të PD, është tregues se kjo parti është fokusuar tek pushteti dhe jo tek drejtësia e shtetit demokratik.

Unë sot si gazetare që kam mbështetur gjithë karrierën time qendrën e djathtë - dhe ashtu si unë edhe personalitete të tjera -konsiderohem nga PD si «armike e klasës», sepse kam guxuar t'i kritikoj. Censura ndaj shkrimeve të mia dhe reagimet armiqësore të enturazhit të ngushtë të militantëve është shenjë që flet për rrezikshmërinë e këtij formacioni politik nëse nuk merr masa për katharsis të thellë.

Elektorati shqiptar gjendet sot midis dy zjarreve.

Nga njëra anë Ed Rama me Ilir Metën që duan të marrin pushtetin, pa qëllim reformimi, sepse nëse Ed Rama donte ta reformonte nuk mund ta ftonte atë për të cilin kishte organizuar demonstratat antiqeveritare që prodhuan 21 janarin.

Nga ana tjetër, kjo PD me probleme, e cila për konsum publik reklamon komunikimin me stilin e tawn hall-ve, ndërkohë që komunikimi brenda partisë funksionon në bazë të formacioneve të klaneve, të cilët ushtrojnë ligjin e xhunglës si ndaj elektoratit të natyrshëm të qendrës të djathtë, ashtu edhe ndaj elitës me meritokraci, të cilën e mbajnë sa më larg.

Pretendimi se PD është krijuar nga filani apo fisteku është turpi i fundit i PD-së. Nuk mund të pretendosh se ke ndërtuar një parti të djathtë duke punuar deri në minutën e fundit në zyrat e Enver Hoxhës, duke mbajtur deri ne minutën e fundit teserën e Partisë së Punës. PD është krijuar nga populli shqiptar që votoi kundër diktaturës, sepse aspiroi se e djathta do të ndërtonte në Shqipëri një sistem të ri politik, mbështetur në parimet e demokracisë, liritë e njeriut, tregut të lirë dhe shtetit të së drejtës. Nuk ka dyshim që sovrani besoi tek Berisha. Sepse, duke qënë mjek, mbetej të ishte nga ata më pak të cënuarit nga sistemi diktatorial, dhe ashtu duhej të qe. Por duke u rikthyer në pushtet më 2005, Berisha e transformoi profilin e PD nga një parti të qendrës të djathtë në një parti të majtë.

Prej 1997 do të duhej të kishte nxjerrë mësime. Pushtetin e kishte për tetë vjet të plota. Për të ndërtuar bashkë me opozitën shtetin ligjor e për të vijuar integrimin e vendit në BE. Që të dyja këto objektiva duken iluzione sot, kur kemi parasysh sistemin e degraduar të drejtësisë - pa të cilin nuk mund të ekzistojë shteti i së drejtës, korrupsionin dhe tërbimin çakallor të militantëve, nepotizimin dhe korrupsionin që janë plagë të hapura.

Sot, kur ndodhemi në kohë jo shumë larg kutive të votimit, elektorati i djathtë shqiptar është në mes të rrugës dhe humbja e PD-së është reale.

Por problemi është gjithnjë tek rotacioni. Frika ndaj radikalizmit të Ed Ramës, i cili tani ka përdorur mjetin e fundit që ai do të deshte të përdorte për të marrë pushtetin, siç është Ilir Meta.

E tha edhe zonja Topalli tek Top Story. Në parim as PD nuk donte të bashkëqeveriste me LSI, dhe po ashtu as LSI me PD, apo PS me LSI, por për efekte pushteti janë gati të bëjnë marrëveshje edhe me djallin. Sepse Rilindja e Sami Frashërit, Rilindja e Mikelanxhelos, e Da Vinçit nuk vjen duke patur si busull të propagandës gazetën Zëri i Popullit!

Zonja Jozefina Topalli i kishte të gjitha mundësitë që ta kthente e ta mbante të djathtën në shinat e duhura. Ka 17 vjet karrierë, 12 vjet kryetare dhe nënkryetare e PD-së, ku të gjithë e thonë me plot gojën në PD dhe jashtë saj, pra nuk është aspak sekret, se në këtë karrierë brilante e ka mbështetur idhulli i saj.

Dikush duhet me të mbështetë. Edhe Helmut Kohli mbështeti Angela Merkelin. Në parti Merkel njihej si "vajza e Kohlit" Helmut Kohli thoshte për të ""mein Mädchen" -"vajza ime". Po, kur ardhi puna për parimet e së djathtës, Angela Merkel nuk tregoi aspak mëshirë për njeriun më të rëndësishëm të karierës të saj politike, të CDU-së e të Gjermanisë për krejt gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Paralelizmi i mësipërm nuk është shterrues, por në kuptimin reformues, sepse besonim se duke qenë me prejardhje nga e djathta zonja Topalli do të ndikonte pozitivisht tek lideri i PD-së. Kështu besonte edhe Pjetër Arbnori. Ndaj të cilit sot PD-hesht.

Por zonja Topalli iu është përvjedhur shpresave të elektoratit të djathtë, e aktualisht shpresat e këtij elektorati me rrugën e saj u ngjajnë drejtëzave paralele. Jozefina Topalli kishte mundësi të plota të ndikonte të reformonte si të djathtën ashtu edhe të majtën.

Mjerisht ajo është kthyer në zëdhënëse të kryeministrit, me një luajalitet të verbër, se çfarë thotë Berisha nuk e luan as topi. Zonja Topalli në vend të rolit të saj edhe si nënkryetare e PD-së, ka zgjedhur të jetë avokatja e Berishës, që hidhet në zjarr nëse dikush kritikon zotin Berisha, e gatëshme për të nxjerrë Shpatën e Damokleut dhe për "t'i kapë njerzit për zhele me i qitë përjashta".

Kjo i ka thithur asaj energji të pafundme, e ka konsumuar, i ka dëmtuar imazhin dhe e ka konfrontuar edhe me kundërshtarët edhe me përkrahësit.

Unë që dikur vija dorën në zjarr për zonjën Topalli, sot jam krejtësisht e zhgënjyer. Zonja Topalli është e rrethuar me një entourage gjithë komplekse dhe të paaftë që e ka futur atë në bunker. Vetëm fotografin e ka të aftë, ku ajo shfaqet si yll kinemaje, kur ajo në fakt është politikane.

Kësisoj ajo është vetizoluar e rrethuar prej hipokritëve që e përdorin për interesa të tyre, që në Facebook i thonë "ti je mbretneshë, ti je yll, ti je flamuri i demokracisë shqiptare", dhe ku askush nuk i shkruan dot asnjë kritikë, sepse që gjitha kritikat censurohen menjëherë.

Asaj i ka shpëtuar nga duart një shans që të luante rolin e saj për të mirën e vendit, edhe kur e etiketonin si "dizenjatore", kjo nuk i prishte punë aspak, sepse pothuaj e gjithë shtresa e të persekutuarve kalonte përmes sistemit të frikës ushtruar prej xhelatërisë së tmerrit të sigurimit të shtetit.

Jozefina Topalli, kur e mori këtë post më 2005, u krenua me të drejtë për diplomacinë parlamentare që kryesoi, ndërkohë që humbi aftësinë për të komunikuar me palët dhe u fokusua tek aleancat e vogla e afatshkurtëra, prodhim i kuluareve dhe intrigave klanore brenda PD-së. Tek Top Story ajo fliste me superlativa dhe veneracion për Kastriot Islamin dhe gjithë përçmim për për Bamir Topin apo Kreshnik Spahiun që deri pak kohë më parë ishin pjesë e PD-së.

Zonjës Topalli kryesisht i ngeli sahati tek armiqtë eventualë të Edi Ramës brenda PS-së, të cilët PD-ja i përdori me sukses edhe kur votuan kabinetin e ri qeveritar pas largimit të Ilir Metës! Të cilin zonja Topalli e paraqiti si arritje apo fitore. Pra, ra totalisht nën influencën e Berishës, u bë shpirti binjak i kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit njëkohësisht. Dhe këtë e konsideroi prapë fitore! Kur fitore do të duhej të konsideronte arritjet bipartizane, të cilat do të ishin në të mirë të interesave të vendit.

Emërimi i Halim Kosovës në krye të Ministrisë të Shëndetësisë është rruga e duhur, por për reformim vertikal dhe horizontal brenda PD-së, lidërshipit aktual i duhet të përballet me militantët dhe sistemin nepotik që është kthyer rreziku më i madh i PD-së, sepse ky kontigjent që ka përpirë gjithë administratën publike, ka urrejtje klasore dhe bën luftë klasash me integritetin dhe meritokracinë.

Jozefina Topalli do të duhej të ishte samaritane e idealeve të së djathtës dhe mbajtjes së pastër të integritetit të PD-së. Deri tani Jozefina Topalli nuk e ka bërë. Deri tani ajo ka zgjedhur të jetë alter ego i Berishës.

Kjo është situata parazgjedhore. Parimisht jam pro qendrës së djathtë, sepse mendoj se i bën mirë vendit, por e djathta ime është e djathta e vlerave dhe shtetit të së drejtës. E djathta që aspiroj unë ndërton shtetin ligjor për të gjithë qytetarët, integron vendin, i bën luftë konstante militantizmit të sëmurë, nepotizmit, korrupsionit që po e gërryejnë aktualisht PD-në prej tetë vitesh në pushtet.

PS Ky shkrim u shkrua si shprehje e lirisë të fjalës që shqiptarët de jure e kanë fituar më 22 mars 1992. Censura është si burgosja, si torturimi në diktaturë apo si linçimi e gijotina në Mesjetë.

-


©


NË SHQIPËRI MONSTRAT KANË GLLABËRUAR MEDIAT E LIRINË E SHPREHJES GAZETARËT MJERISHT JANË BËRË ZËDHËNËS TË TYRE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 03.22.2013, 10:14am

NË SHQIPËRINË E MONSTRAVE, QË I HA FËMIJËT - POLITIKANËT DELIROJNË NË EUFORI NDËRSA SHOQËRIA HESHT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.20.2013, 11:00am
PERIKLIU E PËRKUFIZON DEMOKRACINË E UNË PYES A NDODH KËSHTU NË SHQIPËRI?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 03.17.2013, 11:09am

SKANDALI MË I FUNDIT NË POLICINË E SHTETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2013)
ZGJEDHJET NË ITALI DHE KRAHASIMI ME 23 QERSHORIN NË SHQIPËRI MUNGON NJË GRILLO
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 02.26.2013, 11:12am

5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.18.2013, 11:22am

POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQ
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.13.2013, 12:56pm

PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013)
Meditime kur presidenti Obama u betua me Biblën e Linkolnit e Martin Luther King Jr.
ÇDO SHQIPTAR ËSHTË PO AQ I RËNDËSISHËM SA ÇDO SERB
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 01.22.2013, 02:51pm

PROFITERËT E RUGOVËS JANË ANTIRUGOVIANË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 09:59am
DILEMA NË ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT - DËGJUES TË VERBËR APO TË DËGJUAR - SOVRANË TË FATIT TË TYRE APO FATALISTË TË BINDUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.16.2013, 11:57am

Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.Spahiut
NEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 01.04.2013, 11:44am
ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.02.2013, 12:40pm

Nga ditari i gazetares në Facebook
KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.24.2012, 08:58am


BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.07.2012, 01:41pm

NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUES
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.05.2012, 02:44pm

DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJET
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 11.26.2012, 11:03am
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNEL
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.21.2012, 12:03pm

GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.14.2012, 02:48pm
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 11.09.2012, 10:31am

E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.14.2012, 09:33am

200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm

HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
 BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ

ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<

E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm

REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.17.2012, 09:41am

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am

SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.10.2012, 10:16am

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.07.2012, 11:20am

PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ   

E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am

Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â» Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm

Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.16.2012, 09:57am

Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am

SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIA E DIPLOMACISË NË NJË VËSHTRIM SHKENCOR SHQIPTARNga SHABAN MURATI (04.06.2013)
KOREJA E VERIUT PO LUAN ME ZJARRNga FRANK SHKRELI (04.05.2013)
KINA DUHET TË VEPROJË NË KORENË E VERIUT NËSE AJO DËSHIRON RESPEKTNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.04.2013)
NJË GUR DREJT ZBARDHJES SË MASAKRËS SË TIVARITNga FRANK SHKRELI (04.03.2013)
LSI, NJË PARTI SOLOMONIANENga REDAN BUSHATI (04.03.2013)
ASNJËRI KANDIDAT N​UK E MERITON VOTËN E SHQIPTARËV​E(Vështrim lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi)Nga XHELADIN ZENELI (04.03.2013)
NESËR DO TË JETË SHUMË VONËNga RESHAT KRIPA (04.02.2013)
LUFTA IMAGJINARE E Z. MAJKONga REXHEP SHAHU (03.30.2013)
BASHKIMI I DYTË I DIASPORËS SHQIPTARE TË AMERIKËS - NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA (SHBA) (03.29.2013)
KOMPLOTI TURK NË DËM TË HISTORISË SË KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (03.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]