VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VOTA PARANDALUESENga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 01:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am (GMT+1)



Duket qartë se 23 Qershori ishte një revoltë qytetare e shprehur me votë, parathënie e heshtur e një zgjimi të vrullshëm të pritshëm qytetar ndaj sistemit të vendosur në Republikën e Shqipërisë nga klasa politike aktuale. Ndëshkimi u bë, kësaj radhe, me përzgjedhje, kundër partisë që qeveris vendin në tetë vitet e fundit.

Shkrimi im i sotëm është rimarrje e një eseje të filluar muaj më parë, atëherë me titullin "Shqipëria - ana e prapme e Greqisë". Ishte në jehonë të drejtpërdrejtë të shkrimit "Oligarkia e kalbur e Greqisë", të gazetarit grek Kostas Vaxevanis, botuar më 6 janar 2013 në gazetën New York Times.

"Demokracia është si biçikleta: nëse nuk di ta ngasësh, atëherë bie. Mjerisht, biçikleta e demokracisë greke ka kohë që është prishur. Pas kolapsit të juntës militare më 1974, Greqia krijoi vetëm një formë hibride, krejt të zbehtë të demokracisë. Ti mund të votosh, mund t'i përkasësh një partie dhe të protestosh. Në thelb, megjithatë, një klikë e vogël ushtron të gjithë pushtetin e mirëfilltë politik," e fillonte shkrimin e tij Vaxevanis.

"Nga e gjitha çfarë është thënë për krizën greke, shkruan ai, shumë është lënë pa thënë. Kriza është bërë një shesh beteje mes interesave dhe ideologjive. Në pyetje është roli i sektorit publik dhe pasuria e shtetit. Po, në Greqi ka një sektor publik jofunksional; për 40 vitet e shkuara partitë sunduese ua shpërndanë postet qeveritare përkrahësve të tyre, pavarësisht kualifikimeve të tyre."

Por problemi real me sektorin publik, sipas gazetarit grek, është elita numerikisht e vogël e biznesmenëve të cilët e quajnë veten "sipërmarrës". Ata i korruptojnë politikanët për të marrë kontrata të majme qeveritare, rëndom me çmime shumë të ulëta. Ata gjithashtu kanë në pronësi shumë media të vendit, çka ua bën të mundur që veprimet e tyre të blindohen me heshtje. Vaxevanis i krahason ata me lordin e drogave Pablo Escobar të Kolumbisë dhe me liderin paramilitar të Serbisë, Arkanin.

Për thellimin e krizës, gazetari fajëson Evangjelos Venizellosin, më herët ministër i financave dhe pastaj kryetar i PASOKut, për politikat e tij të taksave dhe për ligjin grek që iu jepte imunitet të gjerë ministrave. "Hile të tilla vazhdojnë prej dekadash. Publiku është i privuar nga informacioni real, përderisa televizionet, gazetat dhe faqet online të lajmeve janë të kontrolluara nga elita ekonomike dhe politike."

Lexuesit ia kujtoj se Kostas Vaxevanis është gazetari që u arrestua nga qeveria greke pasi botoi në revistën e tij mujore "Hot Doc" (dokumente të nxehta) listën e 2000 qytetarëve grekë të cilët shmangnin pagimin e taksave dhe tatimeve në vendin e tyre, duke i depozituar në Zvicër paratë e tyre të fituara në Greqi. Bëhej fjalë për të ashtuquajturën Lagarde List, të cilën më 2010, Christine Lagarde, asokohe ministre franceze e financave, më vonë Presidente e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ua dorëzonte zyrtarëve grekë, personalisht Venizellosit, i cili nuk ia dorëzoi askujt listën. Arsyeja pse e bëri këtë ishte se Lista Lagarde "implikonte një grup të korruptuar që flet në emër të demokracisë edhe kur e rrënon atë: zyrtarë me kompani offshore, miq dhe të afërm të ministrave, bankierë, botues dhe të tjerë të përfshirë në tregun e zi", siç shkruan Vaxevanis. Për arrestimin e tij media greke heshti plotësisht. Vetëm jehona e mediave të huaja e detyroi qeverinë greke të zbrapsej nga vendimi.

Konkluzioni i Vaxevanis është se "populli grek duhet ta riparojë biçikletën e tij të demokracisë duke kërkuar që t'iu jepet fund hileve dhe korrupsionit. Gazetarët duhet t'i rezistojnë manipulimit dhe t'iu rikthehen detyrave të tyre të profesionit. Dhe qeveria duhet të ringjallë trashëgiminë e lashtë demokratike greke - në vend që të vrasë lajmësin."

Venizellos ishte ministër i financave në qeverinë e Jorgo Papandreut. Ky i fundit, në krye të PASOK vinte në pushtet pasi populli rrëzoi me votë qeverinë e Karamanlisit. Ishte një votë që shprehte revoltë ndaj së djathtës greke. Një votë që i jepte shans së majtës së atjeshme të çrrënjoste sistemin e kalbur disadhjetëravjeçar të oligarkisë greke.

Jorgo Papandreu, kur vinte në pushtet, ishte tërësisht i vetëdijshëm për realitetin me të cilin i duhej të përballej ai dhe qeveria e tij. I mundur dy herë nga Kostas Karamanlis, ardhur në pushtet falë një vote proteste ndaj Karamanlisit, i cili nuk ishte i aftë të përballej me krizën ekonomike dhe ta pastronte partinë e tij nga korrupsioni, Papandreu propozonte një plan 3 miliardë eurosh për të ringjallur ekonominë nëpërmjet investimeve, 'zhvillimit të gjelbër' dhe mbrojtjes së konsumatorëve duke i financuar me një reduktim të shpenzimeve shtetërore dhe një rishpërndarje fiskale të arritur nëpërmjet taksimit të të pasurve dhe kishës.

Jorgo A. Papandreu, në një shkrim të tij, të botuar në "International Herlad Tribune" dhe media të tjera kryesore amerikane më 10 mars 2010, me rastin e vizitës së tij tek presidenti amerikan Barack Obama, katër-pesë muaj pas ardhjes në pushtet, pra i ri në detyrë, shprehte vendosmërinë e tij për t'u përballur me problemet e krizës dhe për aftësitë e vendit të tij për të arritur ringjalljen ekonomike, ndonëse ai thekson se kur erdhi në postin e tij, nuk e dinte shkallën e vërtetë të rrënimit ku ishte zhytur Greqia. Me masat e tij energjike, ai mëtonte të kapte nivelet e Bashkimit Evropian brenda vitit 2012.

Shkrimi i tij titullohej "Greqia nuk është një ishull" dhe Papandreu theksonte se kriza greke ka ndihmuar të hedhë dritë mbi realitetin evropian. "Por sikurse Greqia nuk është një ishull, as Evropa nuk jeton në izolim. Ne jemi të gjithë pjesë të një sistemi financiar të ndërtuar keq që duhet të ndreqet urgjentisht." Kështu përpiqej të bënte Odisenë, duke shpërndarë fajin dhe përgjegjësinë ndaj Evropës dhe sa më gjerë përtej saj: "Unë jam në Uashington për ta takuar Presidentin Obama me një mesazh nga Evropa: Sfida me të cilën përballemi nuk është thjesht greke apo evropiane; është edhe amerikane, dhe së bashku ne duhet të gjejmë një zgjidhje." Vetë kryeministri grek pranonte ndërkaq se sistemi grek disadhjetëravjeçar ishte i bazuar në ryshfetin në të gjitha sferat e shoqërisë, por kërkonte që pa vonuar, pa debate shterpë të triumfojnë ndaj peshkaqenëve financiarë të cilët e kanë pasuruar veten, ndërkohë që qytetarët e rëndomtë kanë humbur punët, shtëpitë dhe pensionet e tyre.

Papandreu, megjithatë, nuk e kuptoi se vota që e solli në pushtet ishte thjesht një votë e cila përkohësisht parandalonte një revoltë të gjerë popullore, e cila nga një revoltë ndaj një force politike do të shndërrohej në një revoltë ndaj një klase politike. Ai nuk arriti t'i mbante pemtimet, sepse partia e tij vetë ishte e zhytur në korrupsion, madje vetë ministri i financave, pasuesi i tij në krye të partisë, Venizellosi ishte dhe mbeti një kupolë mbrojtëse për korrupsionin socialist dhe për korrupsionin grek në përgjithësi. Në fund të shkrimit të tij, Papandreu kërkonte parandalimin e një krize të re që mund të shndërrohej në epidemike. Edhe këtu ai pati të drejtë, por sikurse ai as kolegët e tij gjithandej nuk mundën ta bënin një gjë të tillë, sepse i patën dhe i kanë duart e tyre të lidhura nga korrupsionet e veta.

Peshkaqenët financiarë të Papandreut janë pikërisht oligarkët e kalbur të Greqisë të Vaxevanisit. Prandaj titulli "Oligarkët e kalbur të Greqisë" mund të përshtatej në "Oligarkët e kalbur të Shqipërisë". Këtë realitet e pranon për herë të parë në Shqipëri, në një intervistë të djeshme në Zërin e Amerikës, gazetari Fatos Lubonja. E pamundur që gazetarët e tjerë, intelektualët e tjerë të mos e kenë parë realitetin e vendit të tyre, por ata, si kolegët grekë, janë pjesë e problemit, nuk janë aspak pjesë e zgjidhjes.

Lubonja është i vertëdijshëm se zgjedhjet e 23 Qershorit nuk i tundën fare forcat oligarko-mafioze. Ai thotë se filtrit të votës i shpëtoi Ilir Meta, të cilin gazetari ynë e sheh si simbol të korrupsionit dhe klientelizmit, sepse vota u adresua kryesisht si ndëshkim ndaj Sali Berishës, madje, për paradoks, duke e shpërblyer Metën, meqë duke sfiduar aleancën me Berishën, ai mundësoi goditjen e autoritarizmit të tij, goditjen e sistemit të pandëshkueshmërisë së krimit. "Klasa jonë politike noton në një pandëshkueshmëri të madhe. Nëse do të kishte shtet të së drejtës shumë nga këta politikanë që përmendim ne sot mund të ishin edhe në burg për shkelje ligjore të rënda, për dëme të mëdha ndaj pronës publike etj. Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap, madje në këtë aspekt ka bërë hapa prapa, sepse sa më shumë është në pushtet kjo klasë politike, aq më shumë kjo korruptohet, aq më shumë kjo lidhet me krimin e organizuar dhe bëhet klientelare. Në këtë aspekt, shteti i së drejtës është në fillimet e veta në Shqipëri. Shteti i së drejtës do të thotë arbitër ndërmjet këtyre dy palëve ose midis tre palëve, ndërkohë që këta janë edhe lojtarë dhe arbitër," përfundon Fatos Lubonja.

Edhe Edi Rama, kryeministri në ardhje, duke biseduar me gazetarët mbrëmë në Top Story të Sokol Ballës, e pranoi se vota e 23 Qershorit 2013 ishte një revoltë e heshtur ndaj Berishës dhe sistemit 23 vjeçar të Shqipërisë.

Duke u kthyer tek titulli i shkrimit, mund të them se termi "parandaluese" nuk është pa konotacion mjekësor. Votën e 23 Qershorit unë e shoh edhe si një masë parandaluese, si një gojë oksigjen për klasën politike, një dhënie afati për t'i thirrur mendjes. Përndryshe hapi tjetër, pa shumë vonesë, do të jetë kundër gjithë klasës politike. Nëse e majta në pushtet do të arrijë të bashkërendojë klasën politike dhe të gjithë faktorët e tjerë për të dalë nga sistemi 23 vjeçar i olgarkëve-mafiozë, atëherë vota e 23 Qershorit ia ka arritur qëllimit dhe Shqipëria ka shpëtuar. Nëse jo, atëherë Shqipëria do të shndërrohet përfundimisht, me plot kuptimin e fjalës, në një anë të prapme të Greqisë.


©


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTA E FTOHTË KTHEHETEdward Snowden shton ftohjen në raportet SHBA, RusiNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (06.28.2013)
A MUND TË KETË NDRYSHUAR DIÇKA NË SHQIPËRI?Nga FRANK SHKRELI (06.27.2013)
RTCG DISKRIMINON SHQIPTARËTNga ALBINOT MALOKU (06.27.2013)
DEMOKRACIA SHQIPTARE DHE NDËRGJEGJËSIMI I ELEKTORATITNga GËZIM ALPION (06.27.2013)
DHUNA KUNDËR FEMRAVE NJË EPIDEMI BOTËRORENga FRANK SHKRELI (06.26.2013)
SA E LEHTË PASKA QENË TË RRËZOJMË BERISHËNNga MENTOR KIKIA (06.26.2013)
DIPLOMACI VIZIONARENga SHABAN MURATI (06.25.2013)
FLETËSHËNIM NGA SIRIANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.23.2013)
RËNDËSIA E VOTËS – 23 QERSHOR, 2013Nga FRANK SHKRELI (06.21.2013)
SALI BERISHËN NUK E SHPËTOJNË DOT RRUGËT DHE TUNELETNga MENTOR KIKIA (06.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]