E Shtunë, 12.02.2023, 07:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PA(K)PUNË DHE SHUMË FJALIME!
Nga AFRIM KRASNIQI

E Shtunë, 03.01.2014, 03:49pm (GMT+1)



Më 1993 në një vizitë politike në Gjermani bashkë me miq të CDU udhëtuam nga Boni (perëndim) në Erfurt (lindje). Kërkuam kufirin ndarës dhe e kishim të vështirë të gjenim gjurmë pa ndihmën shpjeguese të kolegëve gjermanë. Diku nga mbrëmja duke folur për problematikat që shoqëruan ribashkimin gjerman një kolegu ynë pyeti palën tjetër: si mund ti dallojmë politikanët tuaj, cili është perëndimor dhe cili është lindor? "E thjeshtë, - ishte përgjigjia, - ata që flasin shkurt dhe thonë shumë janë perëndimorët, ata që flasin gjatë dhe në fund thonë pak janë lindorët"! Një batutë formale në një darkë miqsh, por që ka ardhur dhjetëra herë ndërmend gjatë këtyre viteve të tranzicionit, sa herë kam udhëtuar në vendet e ish lindjes komuniste dhe sidomos sa herë më duhet të dëgjoj fjalimet rraskapitëse të oligarkëve politikë shqiptarë!

Krahasimi cinik i vitit 1993 duket se nuk është aq shumë cinik; ka brenda një të vërtetë të madhe dhe ka të bëjë me kulturën ndaj shtetit, sjelljen politike, integritetin dhe përgjegjësisë publike. E imagjinon dot njeri të dëgjojë p.sh, kryeministrin e një vendi skandinav, britanik apo gjerman të flasë 90 minuta mbi vlerat e ullirit, mbi rëndësinë e facebook-ut, mbi përfitimet e mëdha nga ndonjë rrugë fshati të asfaltuar, mbi dobinë e një projekti lokal urbanistik apo disa dhjetëra tema të vogla, ditore, lokale, rutinore, pa ndikim dhe prioritet në politikë dhe qeverisje. Vitin e kaluar shënuam një rekord kur "udhëheqësi" mbajti gjashtë fjalime në një ditë për gjashtë çështje të ndryshme, aq të "rëndësishme" sa sot nuk i mban më mend askush. Pak kohë më parë pasuesi i tij vetëm për një fjalim nuk arriti ta konkurrojë rekordin, dhe kështu, Shqipëria politike vijon të jetë vendi i fjalimeve të mëdha, fjalimeve të shumta, fjalimeve patetike ku "udhëheqësit" i duhet/do të flasë për gjithçka, që nga rëndësia e kostumit që duhet të veshin zyrtarët në punë dhe deri tek ngjarjet në Ukrainë apo strategjitë e avancuara të NATO-s! Një model që na kujton kohë të largëta të disa dekadave më parë kur udhëheqësi fliste për gjithçka, ishte gjithçka, dhe porositë e tij kishin vlerat e ligjit!

Perëndimi sillet ndryshe dhe ne duam të bashkohemi me modelin perëndimor. Ja një shembull konkret: gjatë javës së kaluar (duke përjashtuar aktivitetet e politikës së jashtme, si shtete potenciale në politikën globale) kancelarja Merkel ka mbajtur dy fjalime, kryeministri Kameron (Britani) ka vetëm një fjalim, presidenti Holland (Francë) nuk ka fjalim, ka vetëm një intervistë. Për kryeministrat skandinav numri i fjalimeve është minimal, praktikë që ndiqet sot nga shumica e shefave të shteteve demokratike. Shikoni liderit tanë kryesorë, përfshirë edhe ata të nivelit të dytë: dy-tri fjalime në ditë, një në parti, një në punë, një diku tjetër, vijimi në mbrëmje në FB apo twitter; garë për të kapur sa më shumë sekonda në lajmet e mbrëmjes, qeverisje e politikë në ekrane TV, slogane dhe ligjërim politik që përsëriten pa thënë asgjë të re dhe të dobishme! Politikanë që paguhen me taksat tona të punojnë dhe që orët më të mira të ditës i kalojnë me fjalime nga Sheratoni në Rogner, nga selia afër kukullave deri tek qendra partiake e ushtrisë, - fjalime që s'kanë asnjë vlerë në memorien e këtij vendi, nuk kanë efekt në mirëqeverisje, nuk përbëjnë detyrën kryesore të një politikani dhe nuk janë mjet efikas për të mbajtur premtimet përpara votuesve për mazhorancën apo atyre pro opozitës!

"Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë" ishte refreni i viteve 2000! Pas një dekade kemi mbetur vendnumëro, shumë zhurmë dhe pak politikë! Për një shoqëri si e jona ku një pakicë punon dhe shumica komentojnë ata që bëjnë punë, është koha të kujtojmë këshillën gjermane, - për sa më pak fjalë dhe sa më shumë punë. E tha midis rreshtave të një fjalimi të gjatë edhe kryeministri, e tha disa kohë me parë edhe sfidanti i tij në opozitë. Tani është koha që ata të mos e thonë më, por ta kuptojnë se këshilla u adresohet fillimisht vetë atyre dhe më pas ndjekësve të tyre militant që gabimisht identifikohen me shtetin dhe gjithë pushtetet! Ne duam të jemi në BE, flasim për BE, bëjmë sikur jemi të përkushtuar ndaj tij, kur në fakt, sipas shumë tipologjive, përfshirë atë të cituar më 1993, jemi ende në lindje, - në formë, në përmbajtje, në mentalitet dhe në sjellje. Diçka që vlen më shumë se të gjitha fjalët e fjalimeve që vijojnë të harxhojnë bojë e letër gazetash, energji dhe orë televizive, e mbi të gjitha paratë, shanset, pritshmëritë dhe kohën e qytetarëve dhe shoqërisë.

www.afrim-krasniqi.info

www.shqiptarja.com
AFRIM KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADORI ALEXANDER ARVIZU - NJË AMBASADOR SUI GENERIS -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2014)
KUJDES BALLKANIN!Nga FRANK SHKRELI (02.28.2014)
ZOT I MADH SHPËTOI SHQIPTARËT NGA VETVETJA! ALI AHMETI I BISHTNON PRESIDENTIT KONSENSUALNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2014)
E ASHTUQUAJTURA BOMBË NË AMBASADËN SOVJETIKE - PËRVJETORI I NJË MASAKRE TË PASHEMBULLTNga RESHAT KRIPA (02.26.2014)
Z. XHUFI PO NA SHET LIBRAT E HOXHËS, ÇEREK SHEKULLI PASI U PËRMBYS DIKTATURANga AJET NURO (02.26.2014)
KUSH ËSHTË MË (ANTI) ENVERISTI?Nga FRANK SHKRELI (02.25.2014)
OPOZITA PA KAUZA DHE PA KREDIBILITET NDËRSA POZITA PA SHTETNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.25.2014)
TËRMETET POLITIKE MES KIEVIT DHE MOSKËS ME PRAPAVIJË SHUMËSHEKULLOREPse Ukrainasit kanë urrejtje për rusët?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (02.25.2014)
FLAMURI I EKONOMISË DHE OFERTA E KINEZËVENga ALFRED ÇAKO (02.24.2014)
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË (02.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]