VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në vazhdim të arsyetimit të prof. dr. Vedat ShehutÇFARË FSHIHET PAS TERMIT 'KOMB FOSHNJOR KOSOVAR'Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

                                                                                      

E Premte, 10.11.2024, 12:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Në vazhdim të arsyetimit të prof. dr. Vedat Shehut
ÇFARË FSHIHET PAS TERMIT 'KOMB FOSHNJOR KOSOVAR'
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Djelë, 06.22.2014, 08:20am (GMT+1)




    Ditën e shtunë, më 14 qershor, prof. Nexhmedin Spahiu kishte botuar në internet njoftimin e mëposhtëm, të cilin po e riprodhoj saktësisht sipas origjinalit:

"Te enjten (19 qershor) ne ora 12.00 ne Sheshin 21 behet promovimi i librit tim te 8-te te sapo dale nga shtypi: FOSHNJERIA E KOMBIT KOSOVAR.

Ftoj miqte dhe dashamiret e mi te vijne ne kete promovim, t'i diskutojme shume gjera se bashku. Ne promovim do te jene shumica e ambasadoreve te akredituar ne Kosove. Ndonjeri prej tyre do te flase per kombin e sapolindur Kosovar.

 juaji
Nexhmedin SPAHIU
cell: +377  44 147596".

Kurse sot, më 21 qershor, profesori i nderuar dhe intelektuali i shquar Vedat Shehu, kishte botuar në internet reagimin e mëposhtëm ndaj njoftimit të prof. Nexhmedin Spahiut:

"I dashur dhe i nderuar studiues Nexhmedin Spahiu,
Mos ndoshta ngatërrohet termi "komb foshnjor" me termin "shtet foshnjor"? Kombi është rrjedhojë natyrore dhe gjenetike e zhvillimit të një njësie shoqërore në një territor të caktuar. Shteti në vetvete është administrim i pushtetshëm i një territori me një apo më shumë njësi gjenetikisht kompakte. Pra, duhet thënë "shteti foshnjor i Kosovës", konformë përcaktimit të Ahtisaarit, si shtet polietnik , shumëkombësh.
Të fala shqiptarisht.
Vedat Shehu"


    Më poshtë unë kam bërë disa sqarime se çfarë fshihet pas termit të prof. Spahiut "komb foshnjor kosovar", duke e vazhduar më tej arsyetimin shumë të drejtë të prof.dr. Vedat Shehut.

Profesor Nexhmedin Spahiu nuk e ka fjalën absolutisht për "shtet foshnjor kosovar". Ai e ka fjalën pikërisht për "komb foshnjor kosovar". Dhe me këtë shprehje ai kërkon t'i imponohet mbarë opinionit publik shqiptar  se ka bërë "shpikjen më të madhe" në historinë e njerëzimit, "ka shpikur kombin kosovar". Ky "kombi kosovar", tani është duke u nanurisur në "shpërgënjtë" e profesor Spahiut, sepse sapo ka lindur nga imagjinata e tij dhe pritet të mëkëmbet dhe të hedhë shtat. Domosdo që këtij "kombi foshnjor kosovar" i duhet edhe një gjuhë e re, në të cilën do të mund të belbëzojë. Dhe kjo gjuhë e re, sipas një aradhe intelektualësh nga Prishtina që përbëjnë taborrin e argatëve të kollarisur të Serbisë në Kosovë, do të na qenka "kosovarishtja" që nuk do të na paskej asgjë të përbashkët me gjuhën e njësuar shqipe të mbarë kombit shqiptar në Evropën Juglindore.

Ideja e krijimit të "kombit kosovar" ka kohë që qarkullon në radhët e ca intelektualëve trumykur të Prishtinës, të cilët janë vënë kokë e këmbë në shërbim të grekosllavizmit, me të vetmin qëllim që të mos i tunden themelet veprës kriminale të Konferencës famëkeqe të Londrës në copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Prof. Spahiu dhe bashkëmendimtarët e tij, si mercenarë të Serbisë që janë, me "kontributin e shquar" që po japin për "krijimin e kombit foshnjor kosovar" dhe të "gjuhës kosovarishte", janë rreshtuar në të njëjtën barrikadë me ca të ashtuquajtur ndërakademikë në Prishtinë dhe në Tiranë që po rreken të përmbysin normën e njësuar të gjuhës shqipe dhe të nxisin lulëzimin e dialekteve.

Ky është një shërbim shumë i madh që këta intelektualë-mercenarë po i bëjnë grekosllavizmit dhe konkretisht trekëndëshit Athinë-Beogradë-Moskë, qëllimi mbinjëshekullor i të cilit ka qënë: që trojet tona etnike të mos bashkohen kurrë, që kombi shqiptar të vazhdojë të zvarritet barkas dhe të mos ngrihet kurrë më këmbë. Dhe ilaçi më i mirë për arritjen e një objektivi të tillë është përçarja sa më e thellë e kombit shqiptar. Mëgjithatë, unë kam bindjen e plotë se ribashkimi i trojeve tona etnike është një domosdoshëri historike, është një proces që nuk mund të ndalet dot, që dikur do të jetësohet në praktikë dhe vepra e mercenarëve të grekosllavizmit me siguri që do të përfundojnë në koshin e mbeturinave të historisë.

Tiranë, 21 qershor 2014

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Z. Berisha, nuk kishte tapet të kuq për gazetarët në LazaratNË LAZARAT NUK PATI GAZETARË TË PRIVILEGJUAR, PATI VETËM GAZETARË QË RREZIKUAN JETËNNga: MENTOR KIKIA (06.22.2014)
KA SHUMË TË DREJTË SHKRIMTARJA E NDERUAR, ZONJA VILHELME HAXHIRAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.21.2014)
LIDHJA E LIRISËNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (06.19.2014)
DEDIKIM KUSHTUAR BASHKËVUAJTËSVE TË MINga RESHAT KRIPA (06.19.2014)
VIZITA E PAPËS NË TIRANË DHE HISTORIA E PERSEKUTIMIT FETAR NË SHQIPËRINË KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (06.18.2014)
RA LAZARATI S'RA LAZARATINga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2014)
SHTETI, EKONOMIA, POLITIKANËT DHE...Nga UK LUSHI (06.16.2014)
BlogAPEL SHQIPTARËVE DHE POLITIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2014)
100 VJET BRENGË KOLONEL TOMSONINga Dr. PËRPARIM TOMSONI (06.15.2014)
CA ÇASTE TË KËNDSHME ME Dr BUJAR LESKAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]