E Hënë, 12.11.2023, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË GJURMËT E ANALIZËS SË KOLONELIT DILAVER GOXHAJ
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Djelë, 08.17.2014, 02:46pm (GMT+1)



Në mëngjesin e 14 gushtit, bie zilja e telefonit. Një miku im i vjetër nga Vlora, që nga koha kur ishim nxënës në gjinmnazin "Ali Demi" të atij qyteti (1955-1959), më merr në telefon dhe, pas përshëndetjeve të rastit, më pyeti nëse e kisha ndjekur pasqyrën e shtypit.

-Jo, - i thashë, - se isha duke bërë ecjen e mëngjesit në Parkun e Madh.


Atëherë ai më njoftoi se në gazetën "Dita" ishte botuar një analizë mjaft interesante e kolonelit Dilaver Goxhaj, me titull: "Këmbët e gjarprit të Veton Surroit".

Duke qenë i bindur në dashurinë time për Kosovën, të cilën babai im i nderuar, Hasan Ymeri, veteran i Luftës së Vlorës, ma ka futur në gjak që në moshën e pararinisë (adoleshencës), miku nga Vlora më thotë:

"Lexoje atë analizë dhe jam i bindur që do të më japësh të drejtë që të telefonova".

E falënderova me shumë kënaqësi mikun tim dhe s'e bëra të gjatë: shkova te qoshka e gazetave dhe bleva "Ditën". E lexova me shumë kërshëri. Aq më tepër që analizat e kolonelit të nderuar Dilaver Goxhaj i kam ndjekur edhe herë të tjera në shtyp. Mbresa shumë të fuqishme ruaj në kujtesën time nga libri i tij analitik me titull "UÇK-ja dhe Kadareja", i botuar në Prishtinë në vitin 2004.

Në analizën e vet, koloneli Dilaver Goxhaj kishte plazmuar në një mënyrë të shkëlqyer karakterin e Veton Surroit, i cili, në librin e vet me titull "Këmbët e gjarprit", shfaqet para popullit shqiptar të Kosovës dhe para mbarë kombit shqiptar, ashtu siç është në të vërtetë, në rolin e një "ambasadori" fuqiplotë të Serbisë në Kosovë.

Në librin e vet, Veton Surroi sulmon egërsisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e quan "as ushtri, as çlirimtare, as kosovare". Domosdo, si "përfaqësues" i Serbisë në Kosovë, Veton Surroi i përmbahet besnikërisht vijës ruso-serbe, sipas së cilës Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një "bandë kriminelësh", radhët e së cilës "qenkeshin mbushur" me "muxhahidinë".

Në periudhën korrik-dhjetor 1999, kam qenë disa herë me shërbim në Kosovë, dhe që prej Kaçanikut e deri në Pejë, që prej Prizrenit e deri në Podujevë, tokën shqiptare të Kosovës e pashë të qëndisur me varreza dëshmorësh, të stolisura me kurora plot lulëkuqe. Në to preheshin kufomat e djelmoshave shqiptarë, të cilët, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifikuan jetën në betejat e përgjakshme me ushtrinë kriminale të Millosheviçit, me bandat fashiste të Arkanit dhe të Sheshelit. Për ekzistencën dhe luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë i besoj kolonelit sypatrembur  Dilaver Goxhaj, i besoj komandantit trim Adem Shehu, të cilët, para disa muajsh,  tek po i ndiqja në një emision televiziv, ku po rrëfenin për ato vite lufte, përloteshin për trimat e rënë në beteja. Po për të njëjtën arsye, unë u besoj deklaratave të Presidentit Klinton, të Komandantit të NATO-s Uesli Klark, të Ministrit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kohen. Prandaj shpifjet e ulëta të argatit të kultivuar të Beogradit, me emrin Veton Surroi, në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund t'i marr për të vërteta.

Por mua nuk më bëjnë fort përshtypje deklaratat armiqësore të shqytarit të Beogradit në Kosovë, Veton Surroit, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mua më bën përshtypje ftohja deri në armiqësi e tij me Hashim Thaçin, udhëheqësin politik koburendryshkur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si shpjegohet ky acarim i marrëdhënieve mes tyre? Aq më tepër kur dihet që Veton Surroi është një lake i kultivuar me kujdes në "serrën" e shovinizmit serbomadh që në vogëli, siç e ka sqaruar bukur mirë koloneli Dilaver Goxhaj, kurse Hashim Thaçi, sipas atdhetarit të mirënjohur të diasporës shqiptare në Gjermani, zotërisë Xhafer Leci, është rekrutuar nga një oficer francez për llogari të Beogradit dhe sot njihet si një puthador shembullor i Serbisë në Kosovë. Për Hashim Thaçin, zotëria Xhafer Leci shkruan:

"Ka dëshmi të mjaftueshme për drejtësinë, e cila duhet sa më parë të hapë dosjet për veprimtari antikombëtare që ka bërë Hashim Thaçi në dëm të popullit të Republikës së Kosovës" (Citohet sipas: Xhafer Leci. Thaçi të hetohet për veprimtari antikombëtare". Marrë nga faqja e internetit "Zemra Shqiptare". 23 qershor 2014).

Pra, si shpjegohet që dy këlyshë të të njëjtit aga, na qenkan acaruar me njëri-tjetrin? Ky acarim mes këtyre dy çirakëve të Beogradit, të kujton qejfmbetjen e dy femrave qejflesha që gjejnë kënaqësi tek i njëjti jaran, por që orë e çast i bren xhelozia për njëra-tjetrën se cilën prej tyre ai do ta ftojë më shpesh në shtrat.

Prandaj populli shqiptar i Kosovës dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare, le të mos i marrin seriozisht sherret e Surroit me Thaçin se, në thelb, ata nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit. Ata ushqejnë ndaj njëri-tjetrit vetëm xhelozi mercenarësh dhe po mundohen se kush e kush më parë të demonstrojë më bukur shkallën e përsosmërisë së artit të servilizmit para ustait të Beogradit, servilizëm ky që, domosdo, lidhet drejtpërsëdrejti edhe me masën e "ylefesë" që u takon.

Prandaj, kur mbarova së lexuari analizën e kolonelit Dilaver Goxhaj, thashë me vete:
"Kush thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën? Ajo e ka njohur Kosovën qëkur, se në Prishtinë atë e përfaqëson me kohë e me vakt "ambasadori" i saj Veton Surroi".
\
Tiranë, 17 gusht 2014

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STABILITETI QË VJEN NGA LARGIMI I FULLANIT - Rreth takimit të Ambasadorit Amerikan me GuvernatorinNga RUDINA SESERI (08.15.2014)
SHKRUHET 'KLAN' - LEXOHET 'HAJN'Nga ARTUR ÇANI (08.14.2014)
EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZINga FRANK SHKRELI (08.14.2014)
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI (08.12.2014)
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]