E Enjte, 07.18.2024, 03:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PSE KOMBET SHKOJNË NË LUFTË
Nga PAUL KRUGMAN, New York Times

E Martë, 08.19.2014, 08:56am (GMT+1)


Së pari, duhet të shqetësohemi për përshkallëzimin në Ukrainë. Një luftë totale do të ishte kundër interesave të Rusisë por Putini mund të mendojë se nëse lejon rebelimin të humbasë, do të humbiste fytyrën. Dhe nëse regjimet autoritarë pa një legjitimitet të thellë tundohen të vringëllijnë shpatat, kur nuk mund të ofrojnë më një performancë të mirë, mendoni për stimujt që do të kishin liderët e Kinës, nëse, dhe kur mrekullia ekonomike e atij vendi do të marrë fund diçka që shumë ekonomistë mendojnë se do të ndodhë së afërmi.

Ka kaluar një shekull që nga fillimi i Luftës së Parë Botërore, që shumë njerëz në atë kohë e shpallën si "lufta që do u jepte fund gjithë luftërave". Fatkeqësisht, luftërat vazhduan të ndodhin. Dhe me lajmet nga Ukraina që bëhen përditë e më të frikshëm, kjo duhet një kohë e përshtatshme për të pyetur përse.

Një herë e një kohë, luftërat bëheshin për argëtim dhe fitim; kur Roma mposhtte Azinë e Vogël apo Spanja pushtonte Perunë, gjithcka bëhej për flori dhe argjend. Dhe ajo gjë ndodh ende. Në një studim me shumë ndikim të sponsorizuar nga Banka Botërore, ekonomisti i Oksfordit, Paul Collier ka parashikuar se parashikuesi më i mirë i luftës civile, e cila është shumë e zakonshme në vendet e varfër, është disponueshmëria e burimeve të zhvatshëm, si diamantët. Cdo lloj arsyeje që rebelët përmendin për veprimet e tyre, është arsyetim që bëhet pas faktit të kryer. Lufta në botën para-industriale ishte dhe është më shumë një përplasje mes familjeve të krimit, për atse kush do të kontrollojë burimet, se sa një lyftë për parimet.

Megjithatë, nëse je një vend modern dhe i pasur, lufta qoftë edhe një luftë e shpejtë dhe fitimtare nuk shpërblen. Dhe kjo ka qenë e vërtetë për një kohë të gjatë. Në librin e tij të famshëm të vitit 1910 "Iluzioni i Madh", gazetari britanik Norman Angell argumentonte se "fuqia ushtarake është e pavlerë, nga pikëpamja ekonomike dhe sociale". Siç theksonte ai, një botë e ndërvarur (e cila ekzistonte tashmë në epokën e anijeve me avull, hekurudhave dhe telegrafit) lufta do të shkaktonte domosdoshmërisht dëme të mëdhenj ekonomikë, edhe për fitimtarin. Veç kësaj, është shumë e vështirë të nxjerrësh vezë të arta nga ekonomi të sofistikuara, pa e vrarë ndërkohë "pulën".
Ne mund të shtojmë se lufta moderne është shumë, shumë e kushtueshme. Për shembul, sipas një vlerësimi, kostot eventuale (përfshirë edhe kujdesin për veteranët) të luftës në Irak do të përfundojnë në mbi 1 trilion dollarë, domethënë disa herë më shumë se sa i gjithë GDP i Irakut.

Atëherë teza e "Iluzionit të Madh" ishte e drejtë: Shtetet modernë nuk mund të pasurohen duke hyrë në luftëra. Megjithatë luftërat vazhdojnë të ndodhin. Pse?
Një përgjigje është se udhëheqësit mund të mos e kuptojnë aritmetikën. Angell, me që ra fjala, shpesh herë merr ndonjë kritikë të fortë, nga njerëz që mendojnë se ai po parashikonte një fund të luftës. Në fakt, qëllimi i librit të tij ishte të zhbënte noxionet atavistë të pasurimit përmes pushtimit, që ishin ende të përhapur në kohën e tij. Dhe iluzionet për fitore të lehta vazhdojnë të jenë të pranishëm. Eshtë vetëm hamendësim, por duket se Vladimir Putini mendoi se do të mund ta përmbyste qeverinë e Ukrainës, ose të paktën do të shkëpuste një pjesë të madhe të territorit të saj, me pakëz ndihmë të pakushtueshme për rebelët, dhe e gjitha do të binte në prehërin e tij.

Dhe meqë jemi këtu, a e mbani mend kur administrata Bush parashikoi se rrëzimi i Sadamit dhe vendosja e një qeverie të re do të kushtonte vetëm 50 apo 60 miliardë dollarë?

Problemi imadh, megjithatë, është se shpesh herë qeveritë përfitojnë politikisht nga lufta, edhe pse lufta në fjalë mund të mos ketë kuptim sa i përket interesit kombëtar.
Kohët e fundit, Justin Fox i Harvard Business Review shkruante se origjina e krizës së Ukrainës është në performancën e dobët të ekonomisë së Rusisë. Siç thoshte ai, qëndrimi në pushtet i Putinit reflekton një periudhë të gjatë me rritje ekonomike të shpejtë. Por rritja ekonomike e Rusisë ka ardhur duke u ngadalësuar dhe mund të thuhet se regjimi i Putinit kishte nevojë për një ngjarje shpërqëndruese.

Argumenta të ngjashëm janë parashtruar për luftëra të tjera që duken të pakuptimta, si pushtimi i Ishujve Falkland nga Argjentina në 1982, që shpesh herë i atribuohet dëshirës së juntës së atëhershme për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza ekonomike. (Me thënë të drejtën, disa studiues e kritikojnë fort këtë pretendim).

Dhe është fakt që gjithmonë, kombet mblidhen përreth liderëve të tyre në kohë lufte, sado marrëzi të jetë lufta dhe sado të këqinj të jenë liderët. Junta e Argjentinës, për një kohë të shkurtër u bë shumë popullore gjatë luftës së ishujve Falkland. Për një farë kohe, "˜lufta kundër terrorizmit"e çoi mbështetjen popullore për presidentin BUsh në nivele të paprecedentë, dhe ndoshta prej Irakut ai fitoi zgjedhjet e 2004-ës. Po kështu, mbështetja për Putinin është rritur shumë që kur nisi kriza e Ukrainës.

Nuk ka dyshim se është thjeshtësim i tepruar të thuash që konfrontimi në Ukrainë bëhet vetëm për të fuqizuar një regjim autoritar, i cili çalon shumë në drejtime të tjerë. Por me siguri ka një të vërtetë në këtë version dhe kjo hap disa shtigje të frikshëm për të ardhmen.

Së pari, duhet të shqetësohemi për përshkallëzimin në Ukrainë. Një luftë totale do të ishte kundër interesave të Rusisë por Putini mund të mendojë se nëse lejon rebelimin të humbasë, do të humbiste fytyrën.

Dhe nëse regjimet autoritarë pa një legjitimitet të thellë tundohen të vringëllijnë shpatat, kur nuk mund të ofrojnë më një performancë të mirë, mendoni për stimujt që do të kishin liderët e Kinës nëse, dhe kur mrekullia ekonomike e atij vendi do të marrë fund diçka që shumë ekonomistë mendojnë se do të ndodhë së afërmi.

Fillimi i një lufte është ide shumë e keqe. Por gjithësesi, vazhdon të ndodhë. /NYT/
bota.al

 The Opinion Pages | Op-Ed Columnist
Why We Fight Wars

AUG. 17, 2014



Paul Krugman


A century has passed since the start of World War I, which many people at the time declared was "the war to end all wars." Unfortunately, wars just kept happening. And with the headlines from Ukraine getting scarier by the day, this seems like a good time to ask why.

Once upon a time wars were fought for fun and profit; when Rome overran Asia Minor or Spain conquered Peru, it was all about the gold and silver. And that kind of thing still happens. In influential research sponsored by the World Bank, the Oxford economist Paul Collier has shown that the best predictor of civil war, which is all too common in poor countries, is the availability of lootable resources like diamonds. Whatever other reasons rebels cite for their actions seem to be mainly after-the-fact rationalizations. War in the preindustrial world was and still is more like a contest among crime families over who gets to control the rackets than a fight over principles.

If you're a modern, wealthy nation, however, war "” even easy, victorious war "” doesn't pay. And this has been true for a long time. In his famous 1910 book "The Great Illusion," the British journalist Norman Angell argued that "military power is socially and economically futile." As he pointed out, in an interdependent world (which already existed in the age of steamships, railroads, and the telegraph), war would necessarily inflict severe economic harm even on the victor. Furthermore, it's very hard to extract golden eggs from sophisticated economies without killing the goose in the process.

We might add that modern war is very, very expensive. For example, by any estimate the eventual costs (including things like veterans' care) of the Iraq war will end up being well over $1 trillion, that is, many times Iraq's entire G.D.P.

So the thesis of "The Great Illusion" was right: Modern nations can't enrich themselves by waging war. Yet wars keep happening. Why?

One answer is that leaders may not understand the arithmetic. Angell, by the way, often gets a bum rap from people who think that he was predicting an end to war. Actually, the purpose of his book was to debunk atavistic notions of wealth through conquest, which were still widespread in his time. And delusions of easy winnings still happen. It's only a guess, but it seems likely that Vladimir Putin thought that he could overthrow Ukraine's government, or at least seize a large chunk of its territory, on the cheap "” a bit of deniable aid to the rebels, and it would fall into his lap.
And for that matter, remember when the Bush administration predicted that overthrowing Saddam and installing a new government would cost only $50 billion or $60 billion?

The larger problem, however, is that governments all too often gain politically from war, even if the war in question makes no sense in terms of national interests.

Recently Justin Fox of the Harvard Business Review suggested that the roots of the Ukraine crisis may lie in the faltering performance of the Russian economy. As he noted, Mr. Putin's hold on power partly reflects a long run of rapid economic growth. But Russian growth has been sputtering "” and you could argue that the Putin regime needed a distraction.

Similar arguments have been made about other wars that otherwise seem senseless, like Argentina's invasion of the Falkland Islands in 1982, which is often attributed to the then-ruling junta's desire to distract the public from an economic debacle. (To be fair, some scholars are highly critical of this claim.)
And the fact is that nations almost always rally around their leaders in times of war, no matter how foolish the war or how awful the leaders. Argentina's junta briefly became extremely popular during the Falklands war. For a time, the "war on terror" took President George W. Bush's approval to dizzying heights, and Iraq probably won him the 2004 election. True to form, Mr. Putin's approval ratings have soared since the Ukraine crisis began.

No doubt it's an oversimplification to say that the confrontation in Ukraine is all about shoring up an authoritarian regime that is stumbling on other fronts. But there's surely some truth to that story "” and that raises some scary prospects for the future.

Most immediately, we have to worry about escalation in Ukraine. All-out war would be hugely against Russia's interests "” but Mr. Putin may feel that letting the rebellion collapse would be an unacceptable loss of face.

And if authoritarian regimes without deep legitimacy are tempted to rattle sabers when they can no longer deliver good performance, think about the incentives China's rulers will face if and when that nation's economic miracle comes to an end "” something many economists believe will happen soon.

Starting a war is a very bad idea. But it keeps happening anyway.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMADomosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetitNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2014)
PARE E DASHNORE 14 VJEÇENga REXHEP SHAHU (08.18.2014)
NË GJURMËT E ANALIZËS SË KOLONELIT DILAVER GOXHAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.17.2014)
STABILITETI QË VJEN NGA LARGIMI I FULLANIT - Rreth takimit të Ambasadorit Amerikan me GuvernatorinNga RUDINA SESERI (08.15.2014)
SHKRUHET 'KLAN' - LEXOHET 'HAJN'Nga ARTUR ÇANI (08.14.2014)
EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZINga FRANK SHKRELI (08.14.2014)
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI (08.12.2014)
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]