Kathy është forma e shkurtuar që zonjës Catherine Ashton, kryediplomates së BE, prej 1 janarit 2010, i pëlqen që ta thërrasin. Zonja Ashton është futur në fokus pas Rezolutës së 28-shes, që BE firmosi me Serbinë, pasi u duk se kjo rezolutë ishte një "manovër" e saj personale. Në Rezolutë kërkohet hapja e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, kur tema e bisedimeve nuk është në axhendën kryesore dhe nuk është absolutisht temë e ditës.
Ka qenë Serbia e cila përpara shpalljes së opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka spekuluar në të gjitha mënyrat me "temën e bisedimeve". Por shprehja e opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 Korrik 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nga parlamenti i saj është legjitime, do të duhej t'i mbyllte ligjërisht dhe përfundimisht të gjitha pretendimet e Serbisë, duke i hapur rrugën njohjeve të reja për Kosovën, aq të domosdoshme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Dhe do të ishte gjëja më e paimagjinueshme në botë që, pas opinionit të GJND, dhe në rezonancë me pretendimet e Serbisë për bisedime, të dilte z.Kathy Ashton, kryedeplomatja e BE-së, me rrënjë e degë nga Britania e Madhe, njërit prej vendeve të para që e kanë njohur dhe që lobojnë për pavarësinë e Kosovës.
Është e pamundur që z.Ashton t'i lindte ideja e rezolutës dhe bisedimeve me kokën e saj. Sipas raportit të atyre vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën me ato që nuk e kanë njohur, nisur nga një matematikë e thjeshtë, duhej që z.Eshton të ishte e ndikuar prej shumicës, por në fakt rezulton të jetë e ndikuar prej pakicës, pikërisht prej atyre vendeve që nuk e njohin shtetin e ri të Kosovës.
Pretendimet e z.Ashton dhe BE-së "për mandat në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë", është absurditeti më i madh që vë në diskutim gjendjen shëndetësore të BE-së. Menjëherë pas kësaj marrëzie, reagimi serb ka qenë i menjëhershëm sipas të cilit " kjo çështje tashmë është e interesit të Evropës". Po që kur kështu ?
Ideja e z.Kathy Ashton për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, kur presidenti i Serbisë Boris Tadiç përsërit për të miliontën herë refrenin, se "Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën", është gafa më skandaloze e kryediplomates së BE-së. Një gafë e tillë është e pamundur që t'i shpëtojë një zyrtari të lartë të BE-së, sidomos pas shpalljes së opinionit të GJNK të Hagës.
E atëhere e përse t'i ketë shkrepur kjo ide z.Kathy Ashton, rreth së cilës në Wikipedinë, në gjuhën angleze mund të lexosh për disa hije kontraverse të karrierës së saj, sipas të cilave ndaj saj janë ngritur akuza, që kanë mbetur të pavërtetuara, por sipas të cilave z.Ashton është detyruar që të përballet me pyetje nga Parlamenti Evropian për rolin që ka pasur ajo si arkëtare nacionale në Fushatën për Çarmatimin Nuklear në vitin 1980, ku kishte dyshime se është financuar edhe nga Bashkimi Sovjetik.
Sipas Wikipedisë në gjuhën angleze, Partia Indipendentiste e Mbretërisë së Bashkuar i ka dërguar një letër Presidentit të Komisionit Evropian z.Hoze Manuel Barroso, duke i kërkuar atij që të hetojë nëse Ashton ishte palë në pagesat që dyshohen se janë bërë për Fushatën e Çarmatimit Nuklear nga regjimi sovjetik i Moskës së saj kohe. Kjo letër është e bazuar po ashtu në akuzat e bëra nga Vladimir Bukovsky, një ish-disident sovjetik, i cili ka pohuar se ka shumë të ngjarë që Fushata e Çarmatimit Nuklear të ketë marrë në vitin 1980 "të ardhura të paidentifikuar" nga Moska.
Më tutje po sipas Wikipedias mësohet se zyra e z.Ashton nuk ka pranuar të diskutojë për fondin e Fushatën e Çarmatimit Nuklear në detaje, dhe se sipas kësaj zyre "z.Ashton e kishte lënë postin e arkëtares më 1983".
Por kjo deklaratë e zyrës të z.Ashton nuk i bën përshtypje aspak Nigel Farag, liderit të Partisë Indipendentiste të Britanisë të Madhe në Parlamentitn Evropian, i cili u detyrua nga Presidenti i Parlamentit Evropian, të ulë pak tonet, kur ai i kërkoi Z.Barroso nëse do të mund të investigonte a kishte marrë z.Ashton para "nga armiqtë e Perëndimit" të asaj kohe?
Sipas Wikipedias, Kryediplomatja e BE-së ka një profil politik kontravers, por pa investigime dhe duke u nisur nga çfarë thotë ajo, ne nuk mund të themi asgjë për të shkuarën e z.Ashton. Ajo që mund të themi është se ne, si shqiptarë, jemi treguar entuziastë për emërimin e z.Ashton në postin e kryediplomates të BE-së, nisur nga fakti se propozimin për titullin Baroneshë Kurorës Britanike ia kishte bërë Tony Blairi, të cilin shqiptarët e kanë si ikonë. Ndërkohë sa i përket idesë së saj për bisedime, themi me plot gojë se është një idé shumë kontraverse, e cila duke dalë pa një konsensus me SHBA, ka mbetur si një gafë e z.Ashton, e papranueshme, sepse i kthen proceset prapa dhe nuk është në favor të stabilitetit afatgjatë të rajonit dhe Evropës.
(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 24 Shtator 2010)
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJUNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ