FIFA DËNON SUAREZIN ME NËNTË NDESHJE
E Premte, 06.27.2014, 07:09am (GMT+1)
Federata Botërore e Futbollit ka përjashtuar sulmuesin uruguajas, Luis Suarez, nga pjesa e mbetur e Kupës së Botës.
FIFA i ka ndaluar atij pjesëmarrjen në nëntë ndeshje, pasi ka kafshuar mbrojtësin e kombëtares italiane, Giorgio Chiellini.
Komisioni i pavarur disiplinor ka shqiptuar dënimin pasi ka gjetur fajtor Suarezin për "sjellje të keqe".
Suarez, 27 vjeç, është ndaluar po ashtu nga çdo aktivitet i futbollit për katër muaj.
Incidenti ka ndodhur të martën, në lojën midis Uruguajit dhe Italisë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin D në Kampionatin Botëror të Futbollit.za
www.voal-online.ch
|