BRAZILIANËT KËRKESË ZYRTARE PAPËS - MOS E BEKO ARGJENTINËN!
E Martë, 07.08.2014, 08:30pm (GMT+1)
Në Brazil, besimi është pjesë e rëndësishme e jetës. Lutjet ndaj Zotit, me qëllim që kombëtarja verdhejeshile të mund të kalojë sprovat e vështira, kanë qenë të shumta sidomos me nisjen e kompeticonit. Dhe përveç tifozëve brazilianë, edhe futbollistët nuk i kanë kursyer përgjërimet ndaj Perëndisë.
Ndërsa Brazili është në gjysmëfinale, në po të njëjtin nivel është edhe Argjentina. Por rivalët e përjetshëm amerikano-latinë kanë nga ana e tyre Papa Françeskon, që është përfaqësuesi i Zotit në tokë për katolikët. Në Brazil, një shtet me shumicë dërrmuese të besimit katolik, këtë fakt e kanë të qartë, por kjo ka sjellë me vete edhe shqetësimin se Papa Françesko do të përdorë ndikimin e tij, që në Kupën e Botës, trofeun ta fitojë Argjentina, vendi i lindjes së tij. Papa njihet si një tifoz i zjarrtë i futbollit. Me nisjen e kompeticionit, ai uroi një aktivitet sa më të mbarë, por shqetësimi te populli brazilian është se me ndihmën e fuqisë hyjnore, Ai do të bëjë që Kupën e Botës ta ngrejë Mesi me shokë.
Lutja - Një zyrtar i lartë brazilian, i shqetësuar, i ka kërkuar Papa Françeskos që të takohet dhe aty i ka parashtruar një kërkesë. Vetë kreu i Vatikanit, duke qeshur në një atmosferë të qetë, përpara dhjetëra gazetarëve tregon për episodin gazmor. "Një zyrtar i lartë brazilian më kërkoi që t'i bëja një favor. Ai m'u lut për neutralitet. Sepse Brazili ka mundësi ta fitojë Kupën. Sepse San Lorenco (skuadër argjentinase për të cilën Papa bën tifo) ishte keq në renditje, por ai më kujtoi se unë u luta dhe ata u shpallën kampionë. Më tha që të mos lutesha për Argjentinën, mos të përdorja ndikimin tim te Zoti dhe të bëja që Argjentina të shkëlqente në Brazil", rrëfeu kreu i Vatikanit. Papa Françesko është një nga tifozët më të veçantë e specialë të këtij Botërori.bw
www.voal-online.ch
|