Brazili e ka qarë me lot këtë Botëror.
Si shihet edhe nga fotoja që po i sjellim lexuesit.
Dhe si i kemi parë edhe ne vetë nga ekranet gjigandë të stadiumeve.
Ka qarë për fitoret në fije të perit.
Që kanë qenë gati si humbje në fije të perit.
Për fitoret e diskutuara. Aspak të bukura si të kohës të futbollit brazilian.
Me emra të famshëm si
Pele, Ronaldo, Ronaldinho, Kaka, Zico...
I cili duket sikur nuk ekziston më.
Por që sigurisht do të ringjallet
pasi ekziston një popull
që jeton gjithë kohën me ekstazën e fitoreve të futbollit
brazilian që ka bërë histori dhe ka hyrë në legjendë.
Prandaj nuk i ka rreshtur lotët Brazili.
Ka qarë për Neymarin e dëmtuar dhe larguar nga Botërori.
Ka qarë i madh dhe i vogël.
Si ajo vogëlushja që bëri xhiron e botës
dule lotuar.
Ka qarë në fund edhe për humbjen me Gjermaninë,
e cila për nga rezultati ka hyrë në Guiness,
një humbje që brazilianët nuk do t'ja falin
kurrë vetes së tyre,
prandaj e qajnë me lot...
ne nuk po i sjellim lotët e Brazilit këtu
në mënyrë cinike - por si diçka që u ndodh
edhe skuadrave të mëdha
është njerëzore të qash
të qash dhe të mos të bëhesh i paharruar
për botën
dhe për Brazilin - brez pas brezash
lotë që nuk do të harrohen kurrë ndonjëherë
............
Në botërorin e ardhshëm
urojmë që Brazili të qajë prapë
popull i ndjeshëm që qan lehtë
është bukur të qash -
por kësaj here me lot gëzimi
dhe në tingujt e sambave dhe balalaikave/EB