VOAL - Numri i aksidenteve të provokuara nga drejtues mbi 70 vjeçarë të veutrave është rritur 12% në katër vitet e fundit, duke kaluar shifrën 4500 më
2014.
Studimi u realizua nga Le Matin Dimanche e
SonntagsZeitung, të cilat kanë analizuar 210'000 raste të regjistrua nga policia zvicerane mes 2011 e 2014.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, është vënë re se akisdentet e provokuara nga të rinjtë nën 25 vjeç janë zvogëluar 16%, duke kaluar nga 10'500 në 8'800.
Prirjet janë ende më të dukshme nëse merren parasysh episodet vdekjeprurëse ose me plagosje të rënda. Në këtë rast rritja është 13% tek pleqtë, dhe zvogëlimi është 23% sa iu përket të rinjve.
ATS