LIDHJET HEKURUDHORE MES ROMANDISË DHE ZVICRËS GJERMANE - GJITHNJË E MË TË VËSHTIRA
E Djelë, 05.03.2015, 03:26pm (GMT+1)
VOAL - Gjithnjë e më shumë probleme në rrjetin hekurudhor zviceran. Nga mesdita e së dielës linja Bernë-Friburg është ndërprerë nga një shembje dheu në sektorin mes Thörishaus e Schmitten, nja pesëmbëdhjetë kilometra në jugperëndim të kryeqytetit. U organizuan autobusë zëvendësues, por parashikohen vonesa në lidhjet hekurudhore
(janë pezulluar trenat Intercity mes Gjenevës e Sant Galenit dhe trenat InteRegio mes Gjenevës e Lucernës).Kjo ndërprerje i shtohet asaj të përhershme mes Yverdon-Les-Bains e Lozanües për shkak të daljes së trenit në Daillens ku një binar duhet të riparohet nesë, të hënën. Për këto arsye, lidhjet mes
Romandisë dhe Zvicrës gjermane janë tejet të vështira. Alternativat janë të kalosh nga Broyembi Palézieux-Lyss (po edhe kjo është e trazuar) ose nga Valeja duke u vonuar për rreth 90 minita që të shkosh nga Berna në Gjenevë./ATS
WWW.VOAL-ONLINE.CH
|