BIE NIVELI I ALARMIT, POR NUK BIE NIVELI I LUMENJVE ZVICERANË
E Martë, 05.05.2015, 10:21am (GMT+1)
VOAL - Situata mbetet kritike edhe sot në disa rajone zvicerane në veri të Alpeve për shkak të shirave të mëdhenj që i kanë fryrë lumenjtë dhe përrenjtë. Për lumin Aare dhe liqenin e Tunit është mbajtur niveli më i lartë i alarmit.
Shërbimet meteorologjike zvicerane ndërkohë kanë ulur nivelin e alarmit për liqenin e Bienit, pasi ujërat kanë rënë 2 centimetra gjatë natës. Mbrëmë ka pasur një stuhi të shoqëruar me föhn, çka ka bërë që kolona e vogël e mërkurit të shënojë temperatura
"tropikale" - mbi 20 gradë - sipas SRF Meteo, Meteo Group e
MeteoNews. Shpejtësitë e erës 111 km/h janë regjistruar në Bilten (Graubynden) e
100 km/h në Innertkirchen (BE), ndërsa termometri ka shenuar 24
gradë në Delémont (Jura) e Altenrhein (Sant GALEN) e 20 gradë në Apencel.Trenat e linjave të largëta nuk qarkullojnë më nga ora 08.55 në drejtimin
Lozanë-Vevej (Vo) e ata rajonalë në drejtimin Lozanë-Lutri (Vo) për shkak të dëmitimeve në hekurudhë nga moti./ATS
WWW.VOAL-ONLINE.CH
|