E Shtunë, 05.18.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 
Skandali Felps: I fotografuar duke tymosur kanabis
E Djelë, 02.01.2009, 08:47pm

Voal-online – Ka edhe foto që janë të destinuara që të bëjnë xhiro nëpër botë, siç mund të jetë ajo e kampionit amerikan të botës në not, të famshmit Majkëll Felps (Michael Phelps) të cilin paparacët e kanë fiksuar duke tymosur kanabis. Ky skup është botuar në revistën britanike "News of the World", e cila veç të tjerave merret edhe me hipotezën për një skualifikim të mundshëm për konsum dopingu të superkampionit të lojrave të Pekinit, i cili ka fituar tetë medalje të arta. Fotoja është shkrepur nëntorin e shkuar, gjatë një feste në Univeristetin e Karolinës të Jugut, ku kampioni kishte marrë pjesë për të takuar një shoqen e tij, Jordan Matthews. Në foto Phelps afron në gojë  një tub të xhamtë që përdoret për të thithur kanabis. Në këtë galeri janë edhe fotot e kampionit botëror të notit gjatë vizitës së tij më të fundit në Arabinë Saudite.

Nadal triumfon kundër Mbretit Federer në Australian Open
E Djelë, 02.01.2009, 08:31pm
Gjatë dorëzimit të kupave, Federer nuk ka mundur t’i mbajë lotët dhe ia ka plasur të qarit në transmetim të drejtpërdrejtë të mediave, aq sa nuk ka arritur të flasë: “Ndoshta do të fitoj herën tjetër,” ka thënë pastaj kampioni nga Bazeli. “Të lumtë Rafa, ke luajtur në mënyrë të pabesueshme dhe e meriton. Ka qenë një finale tjetër fantastike,” ka thënë më në fund Federer. Nadal e ka përqafuar bazilezin: “Është gjithnjë kënaqësi të luaj me ty. Je një kampion shumë i madh dhe jam i sigurtë se do ta kalosh Pit Samprasin,” ka thënë sallaksi spanjoll. “Kjo ëndërr e jotja do të realizohet,” ka shtuar.
Ambasadori Amerikan në Beograd Munter: Çështja e Kosovës ka marrë fund ! 
E Djelë, 02.01.2009, 08:24pm

Voal-online - Ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kameron Munter, ka thënë se Çështja e Kosovës ka marrë fund, sepse është zgjidhur statusi i saj. Sipas tij, rihapja e kësaj çështje është joreale. Munter tha se liderët institucionalë të Serbisë dhe të Kosovës do të duhej të bisedonin si fqinjë dhe t’i zgjidhin problemet në mënyrën më të mirë të mundshme. SHBA-të, bashkë me shtetet më të fuqishme evropiane, janë duke punuar në krijimin e Kosovës si shtet multietnik dhe në zhvillim e institucioneve të saj, ka thënë Munter.

Zvicër: Mbyll punimet Forumi Ekonomik i Davosit - Shqipëria u përfaqësua nga Kryeministri Berisha
E Djelë, 02.01.2009, 08:10pm
Në Davos, u mbyll forumi ekonomik botëror, i cili kësaj here u karakterizua nga një atmosferë e zymtë për shkak të krizës ekonomike dhe financiare globale. Pjesmarrësit largohen nga Davosi i ftohtë për t'u përballur me një realitet po aq të ftohtë financiar, ku rigjallërimi ekonomik komplikohet nga frika e trazirave sociale dhe e papunësisë në rritje. Në forum mori pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Kryeministri Berisha.
XHEJMS DIN OSE IKONA HOLLIVUDIANE E REBELIT
E Djelë, 02.01.2009, 05:35pm
James Byron Dean lindi më 8 shkurt të vitit 1931 në Marion, në Indiana, në shtetin që ishte asokohe ndër shtetet amerikane më të prekura nga kriza ekonomike dhe ndër më bujqësoret. Fëmijëria e tij e parë u shënua nha humbja shumë e shpejtë e nënës dhe nga raportet e vështira me babain. U rrit me një dashuri të madhe nga dajët dhe, i pasionuar që në moshë të vogël ndaj teatrit e veprimtarive të tjera krijuese, filloi të zhvillojë një personalitet të trazuar, egoist, ambicioz, dhe që do të ishte plot e përplot me konflikte adoleshente të cilat kurrë nuk u zgjidhën.
Aforizma të Muhamet Ali-ut
E Djelë, 02.01.2009, 05:11pm

1 Shkurt - Voal-online - Një njeri që e shikon botën njëlloj në të pesëdhjetat si atëherë kur ishte njëzet vjeç, ka humbur tridhjetë vjet të jetës së tij.

 

Një gjel këndon vetëm kur shikon dritën. Vendose atë në terr dhe ai kurrë nuk do të këndojë. Unë kam parë dritën dhe tani jam duke kënduar.

 

Mosha është si të mendosh se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.

 

Në shtëpi jam një djalë i mrekullueshëm : por nuk dua që bota ta dijë këtë. Kam arritur në përfundimin se njerëzit kokulur nuk shkojnë shumë larg.

 

Boksi përbëhet më së shumti nga njerëz të bardhë që shikojnë dy zezakë duke ia veshur njëri-tjetrit me grushta.

 

Fluturo si zog, picko si bletë.

 

Miqësia nuk është diçka që ti e mëson në shkollë. Por nëse ti nuk e ke mësuar kuptimin e miqësisë, atëherë vërtetë ti nuk ke mësuar asgjë.

 

Ti urresh njerëzit për shkak të ngjyrës është gabim. Nuk është puna se cilën ngjyrë je duke urryer. Është krejt gabim.

 

Ai që nuk është mjaft trim për t’u përballur me rreziqet nuk do të arrijë asgjë në jetë.

 

Unë jam astronaut i boksimit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm pilotë. Unë jam në një botë krejt timen.

 

 

Vjedhje në shtëpinë e ish-Zonjës Sarkozi me një vlerë prej 500 mijë Euro
E Djelë, 02.01.2009, 05:04pm

Voal-online - Përsëri në qendër të vemendjes Cecilia, ish-bashkëshortja e presidentit të Francës Sarkozi, tash e martuar me publicistin dhe botuesin Richard Attias. Nuk është fjala për ndarje apo për një divorc të ri, as për sagat e saj sentimentale, por sepse kësaj here shtëpia e zonjës francese në Paris në lagjen Neuilly-sur-Seine, është vizituar nga vjedhësit, të cilët janë larguar prej andej me një vlerë prej 500 mijë eurosh, duke marrë me vete xhevehiret e ish-zonjës të parë. Sipas gazetetës francese Le Parisien, vjedhja është bërë në fillim të janarit, por lajmi është bëri i njohur vetëm tani, në shtëpi nuk jetonte askush, as edhe ndonjë mace, pasi Cecilia dhe bashkëshorti i saj jetojnë në Dubai, kështu që hajdutët kanë hyrë me lehtësi të madhe, duke thyer vetëm një xham të dritares. A është e shqetesuar Cecilia pas kësaj. S’na e ha mendje sepse xhevahiret e saj duhet të jenë të siguruar.

Australian Open - Roger Federer shkëlqen - Gjokoviç dorëzohet
E Djelë, 02.01.2009, 04:52pm
27 Janar - Voal-online - Në çerek finalet e Australian Open përfundoi ëndërra e serbit Novak Djokovic i cili nuk arriti që të mbronte titullin e tij. Në fushën e tenisit në Melbourne, Djokovic nga stresi i madh detyrohet që ta braktisë fushën ndërsa po ndeshej me amerikanin Andy Roddick i cili ishte në epërsi të padiskutueshme. Serbi hoqi dorë pas një gjendje fizike të dobësuar. Në fillim ka kërkuar një stop për t’u vizituar nga mjeku, pastaj ka provuar që ta rivazhdojë lojën por më kot, duke u detyruar që të dorëzohet.
Milan sfidoi Mançester Siti dhe Kakà sfidoi sheikun miliarder
E Djelë, 02.01.2009, 04:49pm
20 Janar - Voal-online _ Kakà do të qëndrojë me Milan. Tani nuk bëhet më fjalë për transferimin e Kakà në Manchester City, duke u hedhur në erë një mal me para. Garry Cook, presidenti ekzekutiv i klubit anglez bën me faj Milan: "Kakà ishte në shitje, por ne nuk arritëm kurrë që të flisnim vetëm me lojtarin brazilian. Sipas opinionit tim, Milan e ka izoluar, e ka blinduar, duke e vënë nën presion të politikës dhe të opinionit publik”. Dhe Cook vazhdon mllefin kundër Milanit të Berluskonit, si shkaktar të ndryshimit të skenarit. Cook sulmon dhe avokatët e lojtarti : "Kemi folur edhe me të jatin, i cili ishte shumë i interesuar për propozimin ".
Sheiku Mansur deklaron: "Kakà është tashmë lojtar i Manchester City"
E Djelë, 02.01.2009, 04:48pm
17 janar - Voal-online - Marrëveshja e shekullit u arrit, Kakà u shit nga Milan dhe u ble nga Mançester Siti. Lojtarit do t’i jepen 500 mijë Euro për javë, ndërsa skuadrës së Milanit iu dhanë 115 milionë Euro. Pas kësaj pati shpërthim kritikash. Sir Alex Ferguson tha se "Nuk bëhet kështu me skuadrat", ndërsa tifozët e Milan protestuan kundër shitjes. . Por përpara ofertës legjendare të sheikut Mansour, ofertë që ka arritur në kohë krize ekonomike, askush nuk mund të kthehet prapa. Milan do të marrë 115 milionë Euro, ndërsa Kakà 15 milionë Euro në vit. Këtë ofertë ardhur në kohë krize, nuk mund ta kundërshtojë as vetë Kryeministri i Italisë.
  » Xhixhi Bufon portieri më i mirë në historinë e futbollit
  » Kristian Ronaldo - Fifa World Player - Topi i Artë - s'kualifikoi argjentinasin Lionel Messi
  » Djaloshi 60 vjeçar Xhorxh Forman - I dyti në botë pas Muhamet Aliut
  » Ronaldo i palënduar në aksident
  » Sporti zviceran më 2008 - Kançelara zbriti Federerin në vendin e dytë
  » Kreshnik Qato Kreshniku - Boksieri Qato mbron titullin e kampionit të botës në Uashington
  » Hollifild thotë se do ta vazhdojë aventurën e boksit
  » Muhamet Aliu në ndeshjen Hollifild-Valujev më 20 Dhjetor në Zürich
  » Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open
  » Krimet e komunizmit hetohen nga ish të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]