E Shtunë, 05.18.2024, 11:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 
Shën Valentini dhe Stina e Dashurisë
E Djelë, 02.08.2009, 10:18am
Festa e Shën Valentinit nuk është festa e fejesës me dikë, por e të qenurit i dashuruar, është kujtimi dhe falenderimi për perëndinë e Erosit, për plagët që na shëron ne të vdekshmëve, kur të tërhequr drejt një qenieje tjetër, biem në atë "maladie d'amour" (sëmundje dashurie) që na komplikon jetën, duke alternuar momente dalldie dhe ekstaze me kriza melankolie, ligështimi dhe vetmie, sapo i dashuri largohet nga horizonti ynë.
Në Nju Jork 13 shkurti kremtohet si Dita e Dashurive të Fshehta
E Djelë, 02.08.2009, 10:07am
Voal-online - “Nëse 14 shkurti është dita në të cilën iu dhurohen lule e çokollata grave, 13 është dita e kremtimit të dashurive të fshehta.” Kështu thotë New York Post, që i shpalos zakonet sekrete të burrave jobesnikë njujorkas: ata e festojnë ditën e të dashuruarve me dy raunde, një për gratë e të fejuarat, një tjetër për të dashurat e fshehta. Prirja e re lind nga një traditë e vjetër angleze, të cilën e ka kopjuar tashmë pikë për pikë ishulli Manhattan. “Kur e kam filluar karrierën time në botën e restoranteve, kam mbetur i shtangur duke konstatuar se 13 shkurti është një nga ditët më të trafikuara të vitit,” shpjegon manaxheri i restorantit ekskluziv Four Seasons (Katër Stinët), në rrugën 52°. “Shpesh restoranti është shumë më i frekuentuar më 13 shkurt se ditën e Shën Valentinit.” Edhe porositë për sa i përket cilësisë së verërave dhe ëmbëlsirave janë shumë më të kushtueshme se ato për gratë dhe të fejuarat. Sipas tij, 13 shkurti është dita kur klientët shpenzojnë më shumë- duke porositur shampanjë, verëra të shkumëzuara, karkaleca deti dhe haviar – ndërsa më 14 shkurt mungon dëshira për t’i hapur portofolet.
Opozita kosovare kërkon mosshtyrje të zgjedhjeve
E Djelë, 02.08.2009, 08:49am

BBC - Vetëm pak ditë para debatit për zgjedhjet në Kuvendin e Kosovës, shumica e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar presidentit të Kosovës ta tërheqë vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare. Haradinaj dhe Daci, kanë thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, ka patur edhe një marrëveshje të nënshkruar nga grupi i Unitetit, në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare nuk mund të mbahen pa përfunduar mandati 4 vjeçar, që i bie më 2010. Një qëndrim i tillë, ka thënë presidenti, është në përputhje me kushtetutën e Kosovës. 

Gudar Beqiraj zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave
E Djelë, 02.08.2009, 08:38am
RD - Në përfundim të procesit zgjedhor midis 39 anëtarëve të asociuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i saj. Për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave konkuruan në dy faza akademikët Apollon Baçe, Kolec Topalli dhe Gudar Beqiraj, i cili në përfundim të votimit të dytë fitoi 4 vota më tepër se konkurenti tjetër, Prof. Kolec Topalli. Pas përfundimit të zgjedhjeve, Prof. Dr. Beqiraj u shpreh i kënaqur për këtë post, sepse Akademia dha një shembull të mirë në realizimin e një procesi zgjedhor transparent dhe korrekt. "Për mua nuk ishte e rëndësishme nëse fitoja unë, ose miku im, Kolec Topalli, i rëndësishëm ishte realizimi i procesit zgjedhor", tha ai. 
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha
E Djelë, 02.08.2009, 08:32am

Zëri i Amerikës - Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ishte i pranishëm në takimin që pati dje në Uashington Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, tha se zonja Klinton u shpreh shumë e gëzuar për faktin që Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s. Zonja Klinton e falenderoi kryeministrin e Shqipërisë për kontributin e vendit të tij në Afganistan. Sipas zyrtarit, në takim u diskutua rreth planeve amerikane për ta mbyllur objektin e paraburgimit në bazën Guantanamo si dhe për statusin e ardhshëm të personave që mbahen atje. Por zyrtari nuk tha nëse zonja Klinton i kishte kërkuar Shqipërisë që të pranojë më shumë ujgurë ose persona të tjerë që mbahen në Guantanamo, duke e quajtur këtë një çështje tepër sensitive. Sipas zyrtarit, z. Berisha falenderoi Shtetet e Bashkuara lidhur me përpjekjet që bënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke thënë se këto përpjekje ishin “jetike”. Z. Berisha i tha Sekretares së Shtetit se qeveria e Shqipërisë është e angazhuar për të luftuar krimin e organizuar që është një problem i madh në Shqipëri por se ka bërë “përparim të madh” në këtë aspekt. Zyrtari tha se zonja Klinton kishte ngritur çështjen e zgjedhjeve të ardhëshme në Shqipëri “duke shprehur prokupim për sa i përket ndershmërisë në fushën e lojës”. Z. Berisha, tha ai, e siguroi Sekretaren e Shtetit se do të bënte gjithçka të mundur që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta, duke ftuar vëzhgues dhe se do të “respektojë plotësisht vullnetin e popullit shqiptar”. Zyrtari tha se z. Berisha diskutoi në hollësi të konsiderueshme me zonjën Klinton mbi ligjin e dosjeve në Shqipëri. Sekretarja e Shtetit, sipas zyrtarit, tha se i vlerësonte sigurimet e dhëna nga z. Berisha për këtë çështje. Voal-online.

Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë
E Shtunë, 02.07.2009, 09:11am

Voal-online – otohet sot nga Senati i SHBA plani i Presaidentit Barack Obama për nxitjen e ekonomisë amerikane. Dje është arritur kompromisi mes të dy krahëve të politikës për masat tërësore të nxitjes së ekonomisë, sç është ulja me 42% e takave dhe 52% ajo e investimeve. Në këtë mënyrë, plani reduktohet në rreth 780 miliardë dollarë, mbi 150 më pak se plani filelstar prej 937 miliardësh të cilin e kishte kërkuar vazhdimisht Presidenti Obama. Në reduktimin e planit kanë ndikuar dukuri të kohëve të fundit të vëna re në ekonominë amerikane, në mes të cilave rritja e papunësisë. Republikanët dhe demokratët, pas shumë debateve gjatë kësaj jave, kanë arritur pajtimin për miratimin e planit që do t’i krijojë ose ruajë tre deri katër milionë vende pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Gjermani një matematikan i talentuar nga Kosova
E Shtunë, 02.07.2009, 08:34am

DW: Përveç kërkimeve shkencore në institutin gjerman Max Plank Qëndrim Gashi është edhe kryetar i Shoqatës së Matematicieneve të Kosovës.

Dhuntia e tij ra në sy që herët. Qëndrim Gashi, sot matematikan, e mbaroi fakultetin e matematikës në Prishtinë që në moshën tetëmbëdhjet vjeçare. Më pas ai vazhdoi studimet jashtë Kosovës duke doktoruar në Çikago.

Aktualisht ai merret me kërkime shkencore në institutin gjerman Max Plank. Njëkohësisht ai është edhe kryetar i Shoqatës së Matematicieneve në Kosovë. Selajdin Gashi e ftoi atë në mikrofonin tonë. Voal-online.
Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha
E Shtunë, 02.07.2009, 08:08am

Zëri i Amerikës - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, priti sot në Departamentin e Shtetit Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.  Dy personalitetet biseduan për një sërë çështjesh, përfshirë përgatitjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar tashmë pranimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndër udhëheqësit e parë botërorë që Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, pret gjatë dy javëve të saj të para në këtë post. 

Në takim u diskutuan edhe çështje me interes për të dy palët, të drejtat e njeriut, Afganistani, energjia, e të tjera. Ligji a pastërtisë së figurave, i njohur edhe si ligji i lustracionit, si dhe zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri, ishin tema të bisedimeve. Pas takimit, zoti Berisha dhe ndihmës sekretari i Shtetit, Stjuart Xhons, bënë komente për shtypin.  Të dy zyrtarët thanë se marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri janë të shkëlqyera. Voal-online.
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
E Premte, 02.06.2009, 06:01pm

Voal-online – Në një dokument zyrtar dërguar drejtpërdrejt kryetarit të Aleancës për Kosovën e Re Behgjet Pacollit Ishuj Maldive kanë bërë të ditur sot se e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Më parë kryetarit të AKR-së i ishte bërë një telefonatë nga Ministri i Jashtëm i Ishujve Maldive nëpërmjet së cilës i është dhënë lajmi. Dokumenti zyrtar do t’iu mbërrijë institucioneve të shtetit të Kosovës në ditët e ardhshme.

Kryetari i AKR-së Begjet Pacolli ka shprehur me këtë rast kënaqësinë për rezultatin që ai ka pasur në përpjekjet për të nxitur shtete të tjera që ta njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovë.

Berisha në Mëngjezin e Lutjeve mes 182 liderëve të botës
E Premte, 02.06.2009, 08:36am
Në kryeqytetin  Uashington DC, u zhvillua ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve, një takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga 182 vende të botës si, senatorë, kongresmenë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës, liderë, politikanë të lartë dhe personalitete të ndryshme të botës, nga fusha e artit, kulturës, shkencës etj. Në ceremoni morën pjesë Presidenti i SHBA, z. Barack Obama, i shoqëruar nga zonja e parë Michelle Obama dhe zëvendëspresidenti amerikan, z. Joe Biden. Kryeministrit Berisha dhe bashkëshortes së tij u ishte rezervuar një vend nderi në tryezën ku ndodhej Sekretarja e Shtetit, znj. Hilari Klinton dhe senatori Bill Nelson.
  » Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë
  » Presidenti Obama: Dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit
  » Vdes çiklisti belg Nolf, merrte pjesë në Turin e Katarit
  » Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 !
  » Aforizma nga Aristofani
  » Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës
  » Kryeministri Berisha takohet me diasporën e Amerikës
  » Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve
  » Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre
  » A i duhet Komunitetit Ndërkombëtar një konflikt i ri në Europën Juglindore ? - Nga Shirli Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë LQSHA



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]