E Shtunë, 05.04.2024, 05:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 
Hashim Thaçi: Tadiçi e ka në zyrë fantazmën e Millosheviçit
E Shtunë, 01.31.2009, 01:17pm
Evropa e Lirë - Kryeministri Thaçi ka deklaruar se i vjen keq që disa në Beograd ende jetojnë në kohën e Sllobodan Millosheviqit, dhe se fantazma e tij ende është e pranishme në zyrën e Tadiqit. Në një intervistë për "Jutarnji List", ai ka thënë se "fatkeqësisht, Beogradi ende nuk mund të pajtohet me faktin se Kosova është e pavarur, por përpiqet ta rrezikojë tërësinë territoriale të Kosovës". "Kjo nuk është mirë as për Beogradin, sepse ata do të duhej që më shumë të mendonin për të ardhmen e tyre euroatlantike, e jo për të kaluarën", tha kryeministri. "Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet, mirëkuptim dhe tolerancë ndëretnike. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk kemi konflikte ndëretnike. Serbët nuk janë vetëm pjesë e shoqërisë kosovare, por edhe pjesë e institucioneve të saj, të parlamentit dhe të qeverisë e cila e udhëheq vendin", tha Thaçi
REKUIEM PËR MINO REITANON KALABREZIN QË KËNDOI ME BITËLLSAT
E Shtunë, 01.31.2009, 01:07pm

Beniamino Reitano, njohur si Mino lindi në Fiumara më 7 dhjetor 1944 dhe viq në Agrate Brianza më 27 janar 1999. Ai ishte një këngëtar, kantautor dhe kompozitor italian. Ai është autor i pothuaj të të gjitha këngëve që i ka regjistruar, shpesh edhe me të vëllain Franko (Franco), ka shkruar këngë edhe për artistë të tjerë, nga të cilat më e njohura është Una ragione di piu (Një arsye më shumë) për këngëtaren Ornella Vanoni, konsideruar si një evergreen, përherë e re, e muzikës së lehtë italiane. Mino Reitano, qysh prej lindjes, mbeti jetim nga nëna, e cila vdiq vetëm 27 vjeçe tek po sillte në jetë Minon. Familja e tij në Fiumara, një fshat i vogël afër Rexhio Kalbrias (Reggio Calabria), ishte një familje tejet e varfër. Në Rexhio Kalabria, prej nga kurrë nuk është shkëputur, ai studioi për 8 vjet në konservator, duke mësuar pianofort, violinë dhe trombë.

Republikanët amerikanë zgjedhin zezak kryetarin e partisë
E Shtunë, 01.31.2009, 10:13am
(Voal-online) Është i pari zezak i sapozgjedhur në krye të Partisë Republikane Amerikane, gjithashtu me përkatësi fetare katolike, ish nënguvernatori i Merilëndit Michael Steele. Pesëdhjetëvjeçari shihet si mishërim i prirjes republikane për të bërë për vete zezakët, hispanikët, popullsinë e rrethinave të qyteteve, njerëzit e pakëmbur kudo në Amerikë. Kryetari Komitetit Kombëtar Republikan, Steele tha në një konferencë shtypi : “Ky është një moment i paharrueshëm. Disa e përshkruajnë historik, por është një hap më i guximshëm që Partia e Linkolnit ka hedhur qëkur është themeluar.” Linkolni nënshkruante më 1863 ligjin për lirimin e skllevërve zezakë. Partia Demokratike zgjodhi kryetarin e parë zezak, Ron Brown, më 1989.
Edhe Braun e Merkel jo proteksionizmit po bashkërendimit
E Premte, 01.30.2009, 06:50pm
(Voal-online) – Jo proteksionizmit dhe po një veprimi të bashkërenduar të Vendeve të G20 për ta përballuar krizën. Ky është pozicioni i kryeministrit britanik Gordon Brown në Forumin e Davosit ku ka kërkuar një “revolucion të përbashkët” të këtyre vendeve për të krijuar „një arkitekturë të re financiare globale“. Kancelarja gjermane Angela Merkel, me qëllim që kriza të kapërcehet sa më mirë, ka kërkuar krijimin e një Këshilli Ekonomik të Kombeve të Bashkuara, mbi modelin e Këshillit të Sigurimit, krijuar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. „Jetojmë në një sistem global, por ende nuk ka një bashkërendim dhe një mbikqyrje me karakter global”. Brown ka nënvizuar se “2009° duhet të kujtohet si viti në të cilin është zgjidhur kriza financiare e shpërthyer më 2008.
Beogradi t'iu japë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të njëtat të drejta që Kosova zbaton për komunitetin serb
E Premte, 01.30.2009, 06:23pm
Këto komente, Sejdiu i bëri pas një takimi që zhvilloi me një delegacion të komunave të Preshevës e Bujanocit, kryesuar nga Jonuz Musliu e Shaip Kamberi. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës thanë se i kanë shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen tejet të tensionuar në Luginë, sidomos pas arrestimeve të 10 shqiptarëve më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti Sejdiu tha se Serbia edhe njëherë po dëshmon se me sajimin e rasteve të tilla kundër shqiptarëve nuk është vend i gatshëm për familjen evropiane. Ai tha se niveli i të drejtave të serbëve që gëzojnë në Kosovë do të duhej të respektohej edhe për shqiptarët nga ana e Serbisë.
Në Kosovë FSKsë të mos i krijohet asnjë pengesë Editorial
E Premte, 01.30.2009, 02:01pm
Duke qenë e identifikuar me sovranitetin e Kosovës, Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) pengohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme nga Serbia. Mjafton që ne të kemi këtë vetëdijë për të kuptuar sa e rëndësishme është, sa vendimtare është që në Kosovë FSKsë të mos i krijohet absolutisht asnjë pengesë. Kjo do të thotë që kuvendarët në Prishtinë t’i përgatitin ligje sa më të mira, qeveritarët në Prishtinë të ndjekin përditshmërisht forcimin dhe rritjen e saj, qytetarët, faktorët shoqërorë e të tjerë në Kosovë të kenë gatishmërinë dhe përkushtimin sa më shembullor për të pasur një Forcë të Sigurisë të Kosovës sa më të përgatitur në shërbim të sovranitetit të Kosovës dhe në shërbim të mbrojtjes popullore përballë fatkeqësive natyrore e të tjera.
Senati shkarkon nga posti Bllagojeviçin
E Premte, 01.30.2009, 07:25am
Senati i shtetit Ilinoi e dënoi Guvernatorin Rod Blagojeviç për abuzim të pushtetit. Ligjvënësit votuan njëzëri për largimin e tij nga zyra, nën akuzat se u përpoq të shiste vendin bosh të zotit Obama në Senat, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale. Dje, ligjëvënësit po ashtu votuan me 59 voto pro dhe asnjë kundër, për ta ndaluar përgjithmonë z. Blagojeviç që të shërbejë në një zyre publike në atë shtet. Ky hap pasoi gjykimin për largimin e tij nga pushteti, që zgjati katër ditë. Zëvendës Guvernatori Patrik Kuin bëri betimin, duke e zëvendësuar menjëherë z. Blagojeviç.  Presidenti Obama bëri një deklaratë në orët e vona të mbrëmjes, duke thënë se largimi i zotit Blagojeviç i jep fund asaj që ai e quajti “një ngjarje e dhimbshme për shtetin e Ilinoit.”/Voal-online.
Davos: Pengesat ndaj tregut e thellojnë krizën
E Enjte, 01.29.2009, 06:51pm
(Voal-online) – Ngritja e pengesave ndaj tregut, nisur nga përvoja e deritanishme, vetëm sa do ta thellonin krizën aktuale. “Të ngresh pengesa të tilla në këtë kohë krize është si të pështysh përpjetë dhe të të bjerë në fytyrë,” theksoi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Pascal Lamy në ditën e sotme të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës. “Është shumë e qartë se kjo është e rrezikshme dhe për këtë duhet të jemi syçelur. Mosarritja e pajtimeve në këtë fushë në forumet e ndryshme të mbajtura kohët e fundit nëpër botë, ka ngjallur frikën se vendet e ndryshme do t’iu krijojnë pengesa importeve, çka do të gjente përgjigjen me të njëjtën monedhë nga vendet e tjera. Kjo do ta çonte situatën drejt ekonomive të mbyllura, drejt kufizimit të tregjeve, duke ia prerë kështu rrugën procesit planetar të globalizimit.
Kuvendi jep dritën jeshile që Shqipëria të kandidojë për në BE
E Enjte, 01.29.2009, 06:26pm
(Voal-online)- Kuvendi i Shqipërisë miratoi, me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm rezolutën për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ligjvënësi miratoi rezolutën me 91 vota, duke ia lënë kështu radhën qeverisë të gjejë momentin e përshtatshëm për të aplikuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kuvendi nuk i mori parasysh vërejtjet dhe propozimet e Komisionit të Integrimit i cili vendosi një ditë më parë t’i bëjë rezolutës disa shtesa. Me kërkesën e tij Rezoluta i shkoi Komisionit të Integrimit për të dhënë dhe ai mendimin, apo propozimet për këtë dokument. Madje ky komision kishte miratuar të tjera shtesa me konsensusin e të gjitha forcave politike pjesëmarrëse në të.

Oprah Winfrey në 55 vjetorin e saj


E Enjte, 01.29.2009, 05:59pm
Ndoshta emisioni më i shikuar i kohëve të fundit i Winfrey ishte episodi i parë i stinës së nëntëmbëdhjetë të The Oprah Winfrey Show në vjeshtën e vitit 2004. Ishte një emision që nuk harrohet kurrë nga publiku amerikan për risitë, për të papriturat, për kundërthëniet e panumërta. Winfrey bëri pastaj një marrëveshje për ta vazhduar emisionin deri në stinën 2010-2011, çka do të thotë që në atë kohë emisioni të jetë njëzetepesëvjeçar. Ajo ka në plan të drejtojë 140 emisione çdo stinë deri në stinën përfundimtare, kur do të rikthehet në numrin aktual, 130.
  » The Washington Post: Obama pritet ta vizitojë në prill Kosovën
  » Gjykohet njëri nga përgjegjësit e masakrës së Krushës së Vogël
  » Kajro: Irani përdor aleatët në rajon që t'i ikë presionit perëndimor
  » Ismail Kadare sot 73 vjeç!
  » Lamtumirë shkrimtarit amerikan Xhon Apdajk
  » Bëhet dislokimi i parë i trupave të reja amerikane në Afganistan
  » I çmendur pas Shakirës - Nga Gabriel Garcia Marquèz
  » Hashim Thaçi: Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit
  » Zgjedhjet e parametrave perëndimorë i japin fund tranzicionit në Shqipëri
  » Seancë e posaçme e parlamentit gjerman - Përkujtohen viktimat e nazizmit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]