E Shtunë, 05.18.2024, 11:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
::| LAJMI I FUNDIT
Më shumë
::| OPINONE-EDITORIALE
Më shumë
::| ZVICRA
Më shumë
::| INTERVISTË-PRESS
Më shumë
::| SHQIPTARËT
Më shumë
::| LAJME NDËRKOMBËTARE
Më shumë
::| POLITIKË
Më shumë
::| DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
Më shumë
::| PERSONAZH
Më shumë
::| ART KULTURË
Më shumë
::| DOSSIER
Më shumë
::| KËNDI I SHKRIMTARIT
Më shumë
::| HOLLYWOOD
Më shumë
::| AFORIZMA
Më shumë
::| GOSSIPE
Më shumë
::| SPORT
Më shumë
 
 



 
Gjithë lajmet
 
Deivid Bekam: Dua të rri tek Milan
E Enjte, 02.05.2009, 07:37am

Voal-online – „Dua të rri tek Milan. Â» Kështu David Beckham ka shpallur se nuk ka ndërmend të largohet nga Milani, ku ai gjendej përkohësisht i transferuar deri më 9 mars. Pohimin e ka bërë në mbarim të ndeshjes miqësore në Glasgow David. Beckham ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet tek Los Angeles Galaxy. “Kam zbulluar një feeling të madh, do të më pëlqente të qëndroj me Milan,” ka përsëritur. “Këta muaj që kam qenë në Milano më kanë shërbyer për të kirjuar mirëbesim me mjedisin milanez. Më pëlqen dhe dëshiroj të qëndroj.” Më pëlqen dhe dëshiroj të qëndroj.” Ndeshja në Glasgow ka pasur një shije të veçantë për anglezin. “Ka qenë një mënyrë për ta rijetuar futbollin britanik të cilin për shumë vite e kam ushturar,” e ka përfunduar deklaratën.

Aforizma të Zhanë D'Ark
E Mërkurë, 02.04.2009, 06:14pm

Isha një trembëdhjetë vjeçe kur dëgjova një zë prej Zotit që të më ndihmonte mua t’i zotëroj sjelljet e mia. Dhe për herë të parë kisha pa masë frikë.

 

Unë më mirë është të vdes se të bëj diçka që e di se është mëkat apo që është kundër vullnetit të Zotit.

 

Nëse unë nuk jam, Zoti më çoftë atje; dhe nëse jam, Zoti më mbajttë mua atje.

 

Një jetë është gjithçka që ne kemi dhe ne e jetojmë ashtu siç mendojmë se është më mirë për ta jetuar. Por të sakrifikosh vetveten dhe të jetosh pa besim, ky është një fat më i tmerrshëm se vdekja.

 

 Nëse Zoti ka dashuri a urrejtje për anglezët nuk di gjë, por e di që ata të gjithë do të përzihen jashtë  Francës, përveç atyre që do të vdesin në Francë.

Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës
E Mërkurë, 02.04.2009, 05:50pm

Voal-online - Bashkim Smakaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Fatmir Sejdiu. Smakaj ka qenë zyrtar i lartë në policinë kufitare të Kosovës dhe mandati i tij si drejtor i AKI-t zgjat pesë vjet. Smakaj përmes një deklarate theksoi se Agjencia "do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do jetë e hapur për të gjitha bashkësitë". Ai ka shtuar se në mesin e detyrave kryesore të AKI-t do të jenë mbledhja e informacionece, kundërspiunazhi, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Emërimi i ish oficerit të policisë Bashkim Smakaj si Drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) u bë në një ceremoni të posaçme të organizuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçit. Ky emërim ishte pritur të bëhej dy muaj më parë.

Prishtina: Bisedimet Kosovë-Serbi vetëm në nivel të shteteve të pavarura
E Mërkurë, 02.04.2009, 04:04pm

Voal-online – Prishtina iu është përgjigjur mëtimeve të Beogradit. Presidenti Fatmir Sejdiu deklaroi sot se bisedimet e Kosovës më Serbinë mund të zhvillohen vetëm në nivelin e shteteve të pavarura. Deklarata e kryetarit Sejdiut ka ardhur menjëherë pas fjalëve të presidentit serb Boris Tadic në lidhje me gadishmërinë për takim me liderët kosovarë. Ende nuk është caktuar forma e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por analistët vlerësojnë se zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk duhet të pranojnë të bisedojnë me Beogradin për çështje që nuk janë teknike. Pritet që kreu i Kosovës të jetë nën trysninë e mëtejshme të institucioneve të BE-së dhe OKB-së në Kosovë, përkatësisht EULEX dhe UNMIK. Në këtë kuadër, nesër pritet të zhvillohet një takim ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës me shefin e UNMIK-ut.

Doli numri i parë i revistës Nacional
E Martë, 02.03.2009, 08:28pm

MUJË BUÇPAPAJ

 

“Nacional” është revista më e re në tregun mediatik kombëtar. Një histori e shërbimit kulturor, që po lind me një vizion të qartë kombëtar. Prej “Flamurit të Arbërit” të De Radës e deri më sot, shumë mendje kanë lenë një pjesë të shpirtit të tyre në formimin e asaj që quhet kulturë dhe letërsi kombëtare dhe  shumë të tjerë do të vijnë pas nesh. Gara mbetet e hapur, por “Nacional” dëshiron të luaj rolin e saj, në këtë  histori të besimit në liri dhe demokraci  me përkushtim  dhe këmbëngulje. Askush nga ne nuk do të parashikojë si do të jetë fundi, por ajo që njohim ne është se një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përkthyesish elitarë në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Diasporë janë bashkuar për t’i dhënë lexuesit shqiptar një revistë letrare, kulturore dhe politike. Nacional nis sot udhën e saj. Një jetë kulturore e pasur qëndron në themelet e aspiratave të kombit shqiptar për të forcuar besueshmërinë dhe identitetin e vet në një konkurrencë të hapur të kulturave dhe popujve në shekullin  XXI. Synimi i kësaj reviste kombëtare është që të sjellë  debatin dhe  kreativitetin e argumentit, duke zgjedhur bashkëpunimin në vend të “të  këqijave” që na ndajnë, duke ofruar plotësinë kulturore në vend të informacionit të sipërfaqshëm.

Ish Presidenti amerikan i shpreh mirënjohje kontributit ushtarak të Shqipërisë në Irak
E Martë, 02.03.2009, 08:15pm

Voal-online  - Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ka marrë një mesazh nga ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh W. Bush, ku shprehet mirënjohja dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga forcat e armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit gati pesëvjeçar në Irak. "Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008", thuhet në mesazhin e ish Presidenti Bush. Bush më tej thekson se gatishmëria e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t'i shërbyer çështjes së lirisë globale, që siç thotë ai e ka përjetuar vetë qartësisht gjatë vizitës në Tiranë vitin e kaluar.

Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou)
E Martë, 02.03.2009, 05:54pm

Voal-online 3 shkurt- Shpresa ime më e madhe është të qesh aq shumë derisa të qaj; ta kryej punën time, të përpiqem të dashuroj dikë dhe të kem guximin ta pranojë dashurinë në shkëmbim.

 

Jeta ime ka qenë një lojë e madhe, një vallëzim që ec, një këngë që flet, unë qesh aq rëndë sa gati më mbaron fryma kur mendoj për veten time.

 

Nëna ime më thoshte të jem gjithmonë intolerante ndaj injorancës, por ta kuptoja mos shkollimin. Disa njerëz, që nuk kishin mundësinë të shkojnë në shkollë, ishin më të edukuar dhe më të zgjuar se profesorët e universiteteve.

 

Asnjë punë nuk bëhet vetë, pa e bërë ti.

 

Dikush nuk është e nevojshme të ketë lindur trim, por ai ka lindur me këtë mundësi. Pa guxim, ne nuk mund jemi të sjellshëm, të vërtetë, të mëshirshëm, të njerëzishëm apo të ndershëm.

Disa kritikë do të shkruajnë “Maya Angelou është një shkrimtare natyrale” – si të thonë se është një kirurge natyrale zemre.

 

Dhimbja për shtëpinë jeton në të gjithë ne, është vendi i sigurtë ku ne mund të shkojmë ashtu si jemi dhe pa na shqetësuar kush.

 

Nuk ka vdekje më të tmerrëshme se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.

 

Ne mund të përballemi me shumë humbje, por duhet të mos humbim.

 

Ndërkohë që e di se jam një krijesë e Zoti, unë jam e detyruar gjithashtu ta kuptoj dhe ta kujtoj se gjithçka tjetër është krijesë e Zotit./
SHBA i bën thirrje Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën
E Martë, 02.03.2009, 03:42pm
Voal-online - Ambasadori amerikan në Beograd i bën thirrje Serbisë të heqë dorë nga çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare dhe të vendosë një marrëdhënie “miqësore” me shtetin i cili deklaroi pavarësinë vitin e kaluar. “Problemi i Kosovës ka përfunduar me zgjidhjen e statusit të saj” thotë ambasadori Cameron Munter për gazetën  serbe “Politike” në fundjave. Një pjesë e intervistës është botuar sot online nga "Washington times". “Për mendimin rihapja e çështjes së Kosovës nuk është reale”- thotë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës në shkurt të 2008. Munter iu bën thirrje liderëve serbë të vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
Dora Bakojanis në Kosovë: Secili vend i merr vendimet për njohje bazuar në interesin e vet dhe në funksion të stabilitetit të rajonit
E Martë, 02.03.2009, 03:26pm
Kështu tha Bakojanis pas takimeve me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Megjithatë, sipas saj, Greqia mbetet e angazhuar në EULEX, KFOR dhe në mekanizmat tjerë që asistojnë në Kosovë. Një ditë më parë shefja e diplomacisë greke vizitoi Beogradin. Greqia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Shefja e diplomacisë greke po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë në cilësinë e kryesueses së radhës së OSBE-së. Sejdiu nga ana e tij vlerësoi rolin e Greqisë për proceset e deritanishme. Shefja e diplomacise greke qëndroi një ditë më parë në Beograd ku shprehu mbështetjen për integrimin e Serbisë në BE, pavarësisht presioneve nga Gjykata e Hagës.
Xhejms Xhojs irlandezi kryengritës gjeinu i letrave botërore
E Martë, 02.03.2009, 07:31am
Xhejms Xhojs (James Joyce), një prej autorëve më të mëdhenj të Shekullit XX, lindi në Rathgar, një rrethinë e Dublinit më 2 shkurt 1882. I përket një familjeje të shoqërisë së lartë. Por kushtet financiare shkojnë duke u bërë gjithnjë e më shqetësuese. Prindërit e regjistruan në shkollën katolike të jezuitëve, Clongowes Wood College, pastaj studion edhe në Belvedere College, institucion tjetër jezuit. Laurohet në gjuhët moderne. Që në vitet e studimeve manifeston një karakter antikonformist dhe kryengritës.
  » Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour)
  » Çfarë është Australian Open
  » Bie më në fund republika Malu Entu
  » Serbia kërkon të ketë përballë një Kosovë sa më të dobët
  » Burg i artë për Boji Xhorxhin
  » Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin
  » Presidenca e Kosovës: Plani 6 pikësh për Prishtinën zyrtare është i vdekur
  » Xhon Apdajk kishte persiatur për vdekjen në një poezi të re
  » Vdes në Nju Jork në moshën 51 vjeçare ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Lublin Dilja
  » Kardinalët ndalen, Pitsburgu fiton kampionatin amerikan të superbollit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]