GEORGE CLOONEY DHE E SHOQJA DUAN TË BIRËSOJNË NJË FËMIJË
E Enjte, 11.27.2014, 11:33am (GMT+1)
LOS ANXHELOS/27/Nentor/2014 Aktori i njohur amerikan George Clooney dhe gruaja e tij, avokatja britanike, Amal Alamuddin Clooney, duan të adoptojnë një fëmijë, kanë transmetuar këtë javë tabloidet amerikane.
"Clooney dhe gruaja e tij, u martuan më 27 shtator të këtij viti dhe ata duan të adoptojnë një fëmijë nga një vend i shkatërruar prej lufte. Ata duan për të tërhequr vëmendjen ndaj vuajtjeve të jetimëve në vende të tilla që janë në luftë si Siria, përshembull", shkruan revista "Woman's day Magazine".
Tabloidi shton po ashtu se çifti ndoshta do të duan të kenë një fëmijë të birësuar, sipas modelit të çiftit tjetër të njohur të Hollivudit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, të cilët kanë adaptuar tre fëmijë. Clooney (53 vjeç) dhe gruaja e tij 37-vjeçare nuk kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.
www.voal-online.ch
|