CHRIS ROCK NDAHET PAS 19 VITESH MARTESË
E Martë, 12.30.2014, 07:06am (GMT+1)
Komediani Chris Rock duket se është pranë ndarjes nga gruaja e tij, Malaak Compton-Rock.
Për këtë ka njoftuar gruaja e tij, e cila ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet.
"Pas 19 vjetësh martesë, Chris dhe unë kemi vendosur të vazhdojmë në rrugë të ndara. Pasi që dihet se ky është ndryshim i madh në jetën time, fëmijët mbesin në qendër dhe mirëqenia e tyre është prioriteti im kryesor. Kërkoj sinqerisht që privatësia e tyre dhe e familjes sonë të respektohet gjatë kësaj faze të jetës", ka shkruar filantropja.
"Chris Rock ka kërkuar shkurorëzimin nga gruaja e tij, Malaak. Kjo është çështje personale dhe ai dhe Malaak do të vazhdojnë këtë proces. Ata do të jenë të fokusuar në familjen e tyre", ka thënë përfaqësuesi i komedianit.
Çifti ka dy vajza, 12-vjeçaren Lola Simeone dhe 10-vjeçaren Zahra Savannah.kd
www.voal-online.ch
|