DIVORCE DIVASH DHE DIVESH
E Shtunë, 03.28.2015, 09:16am (GMT+1)
Nuk është lehtë për të ruajtur dinjitetin kur flisni për ish -ashuritë. Këtë e kanë dëshmuar edhe shumë yje, duke përfshirë edhe Tom Cruise dhe katie Holmes, të cilët e kanë pranuar se nuk e durojnë njëri-tjetrin. Por kjo nuk është asgjë me deklaratat e disa yjeve të tjerë, të cilët përdorin edhe fjalët më banale për ish partnerët, si derr, gënjeshtar patologjik, dembel, etj.
Hulk dhe Linda Hogan, kanë qenë për 26 vjet në martesë dhe kishin dy fëmijë bashkë. Por kjo nuk kishte mjaftuar që ata të mbajnë dinjitetin gjatë procesit të divorcit. Hulk e ka karakterizuar Lindën si një person që e pëlqen të jetë në kurriz të tjetrit, ndërsa ajo i është përgjigjur se ai është në gënjeshtar patologjik dhe një narcis. Divorci mes Charlie Sheen dhe Denise Riçards, bën pjesë në procesin më të ndyrë të divorcit që ka parë Holivudi ndonjëherë. Pasi ajo e ka akuzuar për maltretim dhe dhunë, ai përmes "Twitter"-it e ka quajtur tradhtare, humbëse dhe bushtër. Martesa mes Madonna-s dhe Gay Richie ka zgjatur 8 vjet, ndërsa pas divorcit, në publik kanë dalë detaje interesante. Fillimisht Gay seksin me këngëtaren e ka cilësuar si "seks me një thes të madh", ndërsa Madonna e ka quajtur atë si një të paaftë në shtrat. Por edhe përkundër kësaj, ajo është dashur t'i japë atij 70 milionë dollarë dëmshpërblim.
Kim Kardashin dhe basketbollisti Kris Humpries, kanë qenë në martesë vetëm 72 ditë. Edhe pse shumë pak kohë kanë kaluar së bashku, ata në asnjë mënyrë nuk kishin mundur ta duronin njëri-tjetrin. Procesi i divorcit ka zgjatur më shumë se vetë martesa, rreth dy vite dhe gjatë kësaj periudhe, ata e kanë ofenduar njëri-tjetrin në mënyrat më të vrazhda. Për inatin e tij, Kim unazën dy milionësh që ia kishte blerë ai, e kishte shitur në ankand për vetëm 600 mijë dollarë.
www.voal-online.ch
|