AKTORJA HILLARY DUFF DREJT SHKURORËZIMIT
E Djelë, 02.22.2015, 03:02pm (GMT+1)
Aktorja e njohur, Hilary Duff, raportohet se ka paraqitur kërkesën për divorc nga burri i saj Mike Comrie.
Këngëtarja dhe aktorja në këtë kërkesë ka treguar disa arsye të ndryshme për ndarjen nga Comrie.
"TMZ" raporton se Duff ka kërkuar kujdestarinë e djalit të çiftit, Luca.
"Ata do të mbesin shokë të mirë dhe do të vazhdojnë të jenë në jetët e njëri-tjetrit", kanë thënë përfaqësuesit e aktores së njohur.
Çifti nuk është bashkë që nga viti 2013.kd
www.voal-online.ch
|