VDIQ 'MAESTRO I ROKUT' DICK WAGNER
E Djelë, 08.03.2014, 03:09pm (GMT+1)
Dick Wagner, ndër të tjera ka qenë kitarist edhe i Lou Reed, që shihet në këtë fotografi
Kitaristi i muzikës rok, Dick Wagner, performancat e të cilit janë të pranishme në albumet e Alice Cooper, Lou Reed, Kiss dhe Aerosmith, gjatë viteve të 70-ta, ka vdekur në moshën 71 vjeçare në Arizona të SHBA-ve.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për Reuters nga menaxheri i Wagner.
Muzikanti me origjinë nga Miçigeni, është konsideruar nga fansat si "Maestro i Rokut".
Gjatë viteve të fundit ai ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore, përfshirë edhe dy sulme në zemër dhe një infarkt.
www.voal-online.ch
|