VV DHE AAK MENDOJNË SE VENDIMET E QEVERISË NË LARGIM JANË ANTIKUSHTETUESE
E Enjte, 08.07.2014, 07:44pm (GMT+1)
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, dhe kabineti qeveritar me gjasë do të përballën edhe me një lëndë tjetër në Gjykatën Kushtetuese, raporton KTV.
Ekspertë juridik të lëvizjes së Albin Kurtit po analizojnë të gjitha vendimet e Qeverisë në largim dhe jo vetëm pas konstituimit të Kuvendit me 17 korrik, por prej 8 qershorit, kur në vend u mbajtën zgjedhjet e parakohshme. Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, thotë se të gjitha vendimet e Qeverisë përbëjnë shkelje, sidomos tash kur shumica e kabinetit qeveritar kanë dhënë betimin si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Molliqaj thekson se të gjitha vendimet e Qeverisë në ikje duhet të rishikohen nga Qeveria e re.
Ndërkohë, në partinë e Haradinajt, që po synon të jetë kryeministër në Qeverinë e re, thonë se të gjitha vendimet që pas 17 korrikut do të hyjnë nën llupë edhe njëherë. Nënkryetari Ahmet Isufi thotë se çdo vendim i marrë nga ata që kanë dhënë betimin si deputet është i kundërligjshëm. Ai ka kritikuar edhe vendimin e 23 korrikut, kur Qeveria në largim ndau rreth 2 milionë euro, 1 për kurimin e fëmijëve të sëmurë nga leukemia dhe sëmundje të tjera dhe afro 1 milion për rregullimin e protezave dhe shërimin e invalidëve të luftës.kd
www.voal-online.ch
|