KATHIMERINI - HETIMET PËR PAKTIN DETAR TENDOSIN MARRËDHËNIET SHQIPËRI-GREQI
E Premte, 08.08.2014, 07:56am (GMT+1)
GREQI - Gazeta greke "˜Kathimerini' pasqyron lajmin për nisjen e hetimit nga ana e zyrës se prokurorit në Tiranë lidhur me marrëveshjen e ujërave detare. Sipas kësaj gazete, shpresat e Greqisë për një zonë ekonomike ekskluzive kanë pësuar një tjetër goditje pas nisjes se hetimit.
Burime diplomatike bënë të ditur për gazetën "˜Kathimerini' se nisja e një hetimi të tillë ishte një hap i madh prapa sa i përket marrëveshjes dhe se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë po bëhen më të tendosura. E përditshmja greke citon edhe deklaraten e ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati i cili në muajin shkurt ne Athine pati deklaruar se kemi vullnetin për të shikuar drejt së ardhmes dhe për ta diskutuar atë në bazë të parimeve fondamentale të ligjit ndërkombëtar dhe interesit të përbashkët.
www.voal-online.ch
|