Prek Cali
Fjale pershendetese ne darken
perkujtimore kushtuar Preke Calit
Mire mbrema -- Deshiroj qe me se pari te falenderoj "Fondacionin Preke
Cali" dhe t'i ergezoj antaret per organizimin e kesaj darke
perkujtimore ne nder te veprimtarise patriotike te Prek Calit, nje burr me
cilesi te rralla, i cili eshte quajtur si Prijsi i Popullit, "Piramida e
kufirit shqiptar" dhe Kreshniku i Vermoshit. Paci faqen bardhe.
Sonte --
Perkujtojme Preke Calin, nje burrë malesor, megjithese pa asnje dite shkolle,
emri i tij u be i njohur ne kryeqendrat e politikes evropiane te kohes qe
jetonte.
Perkujtojme Preke Calin, i cili kundershtoi synimet e armiqeve te kombit tone
si edhe vendimet e padrejta te kancelarive te Evropes, ne dem te
Shqiperise dhe te trojeve te kombit shqiptar.
Perkujtojme Preke Calin, mbrojtesin e
kufijve te vendit dhe te teresise tokesore te Shqiperise nga synimet grabitqare
te shovinisteve sllave.
Perkujtojme Preke Calin prej Kelmendit, bartes i traditave dhe virtyteve me te
shenjta te malesorit e te shqiptarit: te atdhedashurise, nderit e burrenise,
sy-patrembur ndaj armikut, te mik-pritjes e bujarise.
Kjo darke ka nje rendesi historike, politike dhe atdhetare, pasi kujtojme Preke
Calin, i cili gjithe jeten ia kushtoi mbrojtjes se integritetit tokesor te
Shqiperise, lirise dhe demokracise, dhe i cili dha edhe jeten duke kunderstuar
vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Vrasja e patrioteve shqiptare si Preke Cali
duhet te shqetesoje ndergjegjen e çdo shqiptari, edhe sot 20-vjete pas renjes
se komunizmit. Prandaj, nuk duhet te harrojme, por te --
Perkujtojme Preke Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin i cili para se te
pushkatohej nga regjimi komunist, pyetjes se Mehmet Shehut se pse nuk behej me
ta, se ashtu do ta mbyllte historine e tij me shkronja ari, Preke Cali iu pergjigj:
Zotni, faji bie mbi ju, se ju u bate aleate me anmikun tone shekullor,
Serbine.
Perkujtojme Preke Calin, per bindjen e tij se komunizmi ishte gjeja me e keqe
qe po i kercenohej Shqiperise dhe i cili me burrat me te njohur te Kelmendit i
beri nje qendrese te ashper ketij sistemi te huaj qe iu imponua shqiptareve.
Perkujtojme Preke Calin, i cili para se t'i rrëzohej trupi i tij vigan nga
plumbat e mitralozit te komunisteve te Enver Hoxhes, bertiti me zerin e
fuqishem te malesorit : "Rrnoft Shqipenia, Rrnoft populli shqiptar. Heret
ose vone, Shqipenia do te fitoje".
Perkujtojme pra sonte Preke Calin --si
simbol i gjakut te derdhur -- ne shenje nderimi e respekti edhe per
bashkluftetaret e tije, shume prej te cileve u pushkatuan gjithashtu, si edhe
per mijera martire nacionaliste anti-komuniste ane e mbane trojeve tona
shqiptare ne Ballkan.
Prandaj, te nderuar miq --
Le te bashkohemi sonte ne perkujtimin e ketij burri te madh, dhe pas 20-vjet te
te rrezimit te komunizmit, te shpresojme qe me ne fund -- te peshohet
mire dhe me te drejte e verteta historike -- dhe vetem asaj t"Ëœi jepet
arsyeja. Eshte detyre e te gjitheve, por sidomos e institucioneve te
Shqiperise qe herojve si Preke Calit t'ua kthejme lavdine, nderin dhe vendin qe
u takon patrioteve si ai, ne historine e kombit.
Sepse duke kujtuar burrat si Preke Cali, ne perserisim premtimin e
vazhdimit te atdhedashurise se vertete dhe punes ne favor te çeshtjes kombetare
-- dhe ne te njejten kohe pershpejtojme ndarjen nga trashëgimia e regjimit
diktatorial komunist, qe pushkatoi patriote si Preke Calin dhe qe neperkembi
dinjitetin dhe vlerat tona te lashta kombetare.
I perjeteshem qofte kujtimi i
Preke Calit. Nder e lavdi vepres dhe qendreses
se tij ne shekuj.
Ju falemnderit,
Frank Shkreli
(Fjala që autori mbajti mbrëmë në New
York, në një darkë përkujtimore për nder të Prekë Calit, në të cilën
morën pjesë rreth 600 veta.)