Dy Dhjetori shënoi 66-vjetorin e lindjes së udheqëhesit të madh te shqiptareve dhe Presidentit te pare te Kosoves dardane, por edhe themeluesit te diplomacise se re shqiptare, Dr. Ibrahim Rugoves. Mbasi vitet po kalojne, eshte nje rast i mire per mua -- qe me dy tre fjale te kujtoj takimin e pare me -- ne ate kohe -- Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Ishte tetori i vitit 1989. Dr. Ibrahim Rugova ishte ftuar se bashku me Prof. Dr. Engjell Sedaj nga Kisha Katolike "Zoja e Keshillit te Mire", ne Bronx, New York, per te marre pjese ne seminarin kushtuar 300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit, qe u mbajte ne Universitetin katolik Fordham. (Zoti Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Keshillit te Kishes ka botuar kohet e fundit te gjitha punimet studimore te seminarit ne nje liber shume te pelqyeshem, per ata qe mund te jene te interesuar te mesojne me shume ne lidhje me ate senminar historik).
Disa dite pas perfundimit te seminarit ne universitetin Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj vijne me nje mik timin, Zotin Simon Simolacaj, ne Washington. Ne ate kohe une punoja si keshilltar i programeve radiofonike drejtuar botes komuniste, ne Dikasterin Evropian te Zerit te Amerikes. Atehere une nuk dija shume as per njerin as per tjeterin, perveç faktit se ishin dy intelektuale te dalluar nga Kosova, te ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare ne New York per te folur me rastin e 300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit. Por e prita mire viziten e tyre pasi ishte nje privilegj per te patur ne shtepine time dy mysafire te tille, e per me teper, vizita e tyre solli mundesine per te biseduar mbi gjendjen e atehereshme ne Kosove, pasi megjithëse punoja ne qender te informatave e lajmeve, lajmet nga Kosova ishin te paketa dhe ato qe na vinin ne redaksi ishin pothuaj, pa perjashtim, te ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste botes çeshtjen shqiptare ne Kosove si donte vete. Zeri i shqiptareve ne Kosove nuk ndegjohej dhe bota e jashteme nuk ishte aspak ne dijeni te vuajtjeve e torturave qe diktatura serbe bente ndaj popullates shqiptare. Ishte jetike qe te krijohej nje kunder-balance ndaj shpifjeve te Beogradit dhe te njoftohej bota, e sidomos Washingtoni rreth instalimit te nje regjimi diktatorial policior e ushtarak serb ne Kosove, qe kishte ne plan shfarosjen e shqiptareve nga Dardania antike.
Nuk do ta harroj kurrë ate vizite si dhe bisedat me Dr. Rugoven, qe me binde se sa rendesi kishte per te sensibilizimi i çeshtjes shqiptare ne arenen nderkomebtare, sidomos ne Washington. Si studjues i historise dhe si atdhetar i vertete-- qe i dallonte mire miqet ng armiqet e kombit shqiptar --Dr. Ibrahim Rugova, e dinte mire se ne Shtetet e Bashkuara do te gjente mikun dhe perkrahësen e te drejtave te shqiptareve, siç ka ndodhur ç'prej perkrahjes se pavaresise se Shqiperise nga Presidenti Udrou Wilson e ketej. Prandaj, une e konsideroj viziten e pare te Dr. Ibrahim Rugoves ne New York dhe ne Washington si fillimin e diplomacise moderne te Kosoves, si fillimin e nderkombetarizimit te çeshtjes se Kosoves. Koha e tregoi se Dr. Rugova u kthye ne Kosove nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes i frymezuar dhe me nje sens misioni personal. Jo vetem Kosova, por i mbare kombi shqiptar tashti kishte nje zedhenes ndryshe. Kosova tashti, megjithse ne rrethana gjithnje shume te veshtira, kishte nje ze te urte qe degjohej e respektohej nga te gjithe bashkëbiseduesit. Ishte nje ze qe fliste per te drejta te shqiptareve ne trojet e tyre, per liri e demokraci per popullin e vet, dhe si asnje person tjeter, siç thote edhe ish-presidenti Klinton, e shpjegonte çeshtjen shqiptare nga pikepamja historike dhe njerezore. Si askush tjeter, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botes perdhunimin historik te kombit shqiptar dhe bota me ne fund e ndegjoi dhe filloi te interesohej per tragjedine ne Kosove. Me urtine e tij te madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kunder pohimeve anti-shqiptare te te gjithe atyre qe i paraqisnin shqiptaret si te egjer, dhe si njerez jo te zotet per vetëqeverisje.
Ne kete pervjetor te lindjes, une deshta vetem te shenoj shkurtimisht, disa mbresa, per mua te paharrueshme, nga vizita dy-tri diteshe e Dr. Rugoves ne shtepine time ne Washinngton me 1989 dhe arsyet se pse e kam perkrahur gjate viteve. Ajo vizite nuk me harrohet mua as familjes time dhe njohja ime me te, gjate asaj vizite, çoi ne nje miqesi shume vjeçare, deri sa ai nderroi jete, drite i bafte shpirti. Respekti im per Dr. Rugoven e ka zanafillen ne ate vizite, pasi pershtypjet e mia te para dhe respekti per kete udheheqes te madh te kombit shqiptar, sa ka ardhur e është rritur gjate viteve. Arsyeja per kete eshte se, si asnje udheheqs tjeter shqiptar, ai kishte nje vizion te qarte per Kosoven dhe per kombin shqiptar. Si asnje tjeter ai ishte i bindur ne rrugen qe duhej te ndiqte kombi shqiptar per tu radhite ndershmerisht ne radhen e kombeve te perparuara te Perendimit. Ai ishte i bindur ne perkrahjen e Perendimit, e sidomos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per ne rrugen e bashkimit dhe integrimit te kombit shqiptar me vendet perendimore. E respektoja per bindjen e tij se komunizmi qe rreziku me i madh qe i kishte ndodhur kombit shqiptar ne shekullin e 20-të dhe per faktin se besonte qe kombi shqiptar duhej te ndertonte bazat e ekzistences se tij mbi vlerat dhe trashegimine shpirterore dhe patriotike te rilindasve. Ai nuk mburrej me retorike te zbrazet por me ide e vizione per nje te ardhme me te mire te kombit te vet dhe duke i dhene nje emer te nderuar gjakut shqiptar. E respektova Dr. Rugoven se ai nuk ishte i frymezuar nga ideologjia komuniste si shume nga ata te brezit te tij qe ishin rritur e shkolluar ne ate sistem. Perkundrazi, Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe nje kulture e qyteterim njerzor plote urtesi, te gershetuara nga traditat e vlerat me te mira te kombit shqiptar. Ai ishte i vetdijshem se trimeria dhe pushka e kane vendin dhe kohen e vet per tu perdour ne mbrojtje te interesave te kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria per popullin e vet, dhe mbrojtja e interesave kombetare deshmohet gjithashtu duke i ruajtur nderin emerit shqiptar, nje mesazh ky shume i pershtateshem per kohen dhe sidomos per politikanet e soteshem ne te gjitha trojet shqiptare ne Ballkan.
Dy fotot e sipërme janë nga takimi i parë i autorit me Dr.Rugovën, më 1989.
Takimi i fundit i autorit me Dr.Rugovën më 2005.