Kur Parlamenti Europian i akordoi Shqipërisë të drejtën për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen, Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë filluan ta vizitonin shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkonin të përfitonin nga e drejta e dyshtetësisë për të pasur edhe shtetësinë shqiptare, një e drejtë e mohuar nga padrejtësitë e shekujve të shkuar.
Çdo shqiptar i Kosovës i takon së njëjtës përkatësi natyrore si ajo e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit amë, flet të njëjtën gjuhë me shqiptarët e shtetit amë, por për absurd nuk gëzon të drejtën e shtetësisë që do të duhej ta përfitonte përmes një procedure virtuale automatike.
Shqipëria ka 28 Nëntorin 1912 ditën e pavarësisë të saj, ndërsa Kosova e ka 17 Shkurtin 2007. Sot Shqipëria e Kosova rezultojnë si dy shtete që i takojnë një kombi, ku territoret e Kosovës u shkëputën nga trungu amë duke u pushtuar nga Serbia e Mali i Zi, në atë që më vonë do të quhej Jugosllavi.
Kosova vijoi të luajë rol kyç në lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste"”Rusisë dhe Francës"”vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar asokohe nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, ku Serbia deri në shpërbërjen e plotë të ish-Jugollavisë ndoqi një fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre. Kjo periudhë mbyllet me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës nga NATO dhe UÇK-ja, gjë që do të thoshte se pas kësaj, për shqiptarët e Kosovës e drejta e dyshtetesisë është legjtime.
Është legjitime. Por ndërkohë ky legjitimitet nuk është i konsakruar në legjislacionin e Shqipërisë, i cili njëkohësisht duhet të jetë i rregulluar edhe në Kushtetutën e Kosovës, ku çdo shtetasi të Shqipërisë duhet t'i takojë automatikisht edhe shtetësia e Kosovës.
Diplomacia shqiptare është fare e papërgatitur, për të argumentuar se përse shqiptarët e Kosovës duhet të përfitojnë menjëherë shtetësinë shqiptare, si një e drejtë legjitime të cilën Perëndimi e ka të sanksionuar me të drejtën e gjakut.
E drejta e gjakut, sipas latinishtes "Jus sanguinis", presupozon dhënien e shtetësisë sipas një koncesioni objektiv, bazuar tek prejardhja e gjakut, etnisë dhe gjuhës. Modeli Jus Sanguinis që njihet ndryshe si Modeli Gjerman është i përshtatur në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian, përveç Francës ku aplikohet ligji i të drejtës të tokës, latinisht « Jus soli », sipas të cilës e drejta e shtetësisë i njihet çdo individi që lind në vendin përkatës. Pra pavarësisht se je shqiptar, nëse lind fëmijë në Francë, fëmijët e tu gëzojnë automatikisht të drejtën e shtetësisë. Disa vende për shtetësinë i kanë të përzera të drejtën e tokës me atë të gjakut bashkë.
Por në shtetet e BE-së aplikohet përgjithësisht dhe gjërësisht Modeli Gjerman, i të Drejtës të Gjakut, ku respektohet prejardhja, etnia, raca dhe gjuha, të cilat janë thelemore dhe bazike që një qytetar i Europës të fitojë shtetësinë.
Modeli Gjerman e Drejta e Gjakut - ka shërbyer si çelës edhe me rastin e bashkimit të Gjermanisë Federale me Republikën Demokratike Gjermane në një Gjermani të vetme, ku qytetarët e Gjermanisë Lindore me unifikimin e dy Gjermanive, fituan automatikisht shtetësinë gjermane, të cilin e kishin humbur pas Luftës të Dytë Botërore, duke u korigjuar kështu një gabim historik shkaktuar nga padrejtësitë e shekullit që lamë pas.
Kësisoj nga e Drejta e Gjakut nuk kanë si mos të përfitojnë, ashtu si gjermanët, si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Presheves dhe Serbisë.
Problemi është, siç e thashë në krye, që parlamenti i Shqipërisë të ndërmarrë menjëherë veprimet e duhura për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi e drejta e shtetësisë për qytetarët e Kosovës me gjak, etni dhe gjuhë shqiptare është e pamohueshme. Kjo e drejtë u ishte mohuar në shekujt e shkuar, të cilët u karakterizuan nga padrejtësi dhe Holokauste. Por Shekulli XXI i mileniumit të tretë u jep shansin shqiptarëve të gëzojnë ato të drejta që sanksionohen në demokracitë perëndimore. Kur një qytetar me gjak gjerman apo italian, është përkatësisht shtetas gjerman dhe italian e përse të mos funksionojë kjo si aksiomë edhe për shqiptarët e Kosovës ?
(Ky Opinion u botua më 30 Nëntor tek Bota Sot)
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ