
Ibrahim Rugova sot do të mbushte 66 vjet. Më 2 dhjetor 2010. Një ditë pas hapjes së fushatës elektorale. Si për të treguar në një farë mënyre se është pjesë e saj. Në fakt Rugova mungon fizikisht por prania e tij ndihet më tepër se kurrë. Bile edhe më tepër se kur ishte gjallë. Ndërsa në të shkuarën emri i tij mbushte faqet e gazetave të kundërshtarëve politikë, nga ikja e tij, është kuptuar rëndësia që kishte.
Tani edhe kundërshtarët e dikurshëm politikë të Rugovës, ata më të thekshmit, kanë bërë paqe me të dhe e kanë kuptuar fuqinë e tij. Qoftë edhe postmortum. Kundërshtari i tij më i madh historik Hashim Thaçi e nderoi Rugovën pak para fillimit të fushatës duke ia vënë emrin e liderit indipendentist autostradës së kombit, arteries gjigande të bashkimit kombëtar, një projekti ëndërr të Rugovës sa ishte gjallë.
Në këtë kontekst Hashim Thaçi pati qasje të ndershme ndaj Rugovës, ndryshe nga lidërshipi aktual i LDK-së, i cili ia la të birin Ukë Rugovën jashtë dere, ndërsa konsumon slogane rugoviste, me tigëllim të pastër propagande.
Ndërsa Prishtina e Kosova janë përmbytur me bilboardet e portretet e politikanëve, të cilat kanë pushtuar rrugët e të dalin ngado parasysh, një pjesë e mirë e politikanëve në kontaktet me mediat dhe publikun, si për të tërhequr vemendjen, përpiqen të tregohen se janë vijuesit e trashëgimtarët e filozofisë rugoviste. Por kjo tashmë është kthyer në rutinë dhe opinioni i Kosovës nuk gënjehet lehtë e nuk e ha sapunin për djathë. Është pikërisht ky opinion që votonte për Rugovën edhe me sy mbyllur, edhe atëhere kur trumpetohej e spekulohej se Rugova kishte humbur kredibilitet, duke dëshmuar të kundërtën. Në fakt Ibrahim Rugova ka gëzuar kredibilitet maksimal, si politikani më i votuar dhe më i besuar tek populli i Kosovës.
Ibrahim Rugova ishte lideri i vetmuar, që kishte me vete të gjithë Kosovën. Ibrahim Rugova ishte lideri i izoluar nga rrethanat e luftës e pasluftës, që votohej gati në mënyrë plebishitare. Ibrahim Rugova ishte lideri filozof, poet, gandist, indipendenstist, iluminist, që edhe në këto zgjedhje do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në rezultatet.
Elektorati do të votojë për ata politikanë të cilët beson vërtetë se ata janë vazhdues të stilit të Rugovës dhe do t'i ndëshkojë të tjerët. Do t'i ndëshkojë ata që hyjnë në këto zgjedhje pa asnjë lloj filozofie, duke përtypur sloganë për demokracinë e duke u deklamuar si shpëtimtarët e Kosovës me pamje alienësh, pasi e shohin veten e tyre si banorët e parë që zbresin në Kosovë e sikur jeta të ketë filluar ditën që ata shpallën se do të hyjnë në politikë.
Trashëgiminë Rugoviste kërkon elektorati i Kosovës ta gjejë tek polikanët, pasi Trashëgimia Rugoviste si tipar themelor i shtetit të ri është themel i demokracisë së Kosovës. Prej Ibrahim Rugovës ka nisur të projektohet ajo që sot është e sendërtuar, pavarësia e Kosovës. Ka nisur si filozofi e lirisë, ndërsa ai ka qenë filozofi i pavarësisë. I cili i mungon sot Kosovës, i mungon elektoratit, atij që votonte me sy mbyllur për të, sepse ishte i bindur se nuk e mashtronte, se nuk tallej me të si një pjesë e atyre që na shohin nga bilboardet dhe fotografitë që e kanë mbipopulluar Prishtinën dhe Kosovën këtë fushatë zgjedhore, që u inagurua një ditë përpara ditëlindjes së Ibrahim Rugovës, i cili sot do të mbushte 66 vjet. Dhe prania e tij ndihet më shumë se kurrë edhe në këta katër vite të mungesës fizike të njeriut e figurës të identifikueshme me Kosovën, me pavarësisnë dhe shtetin e saj të pavarur, prandaj populli i Kosovës, eletorati i Kosovës është më rugovist se kurrë, më rugovian se kurrë. Dhe e reja e këtyre zgjedhjeve që bie në përvjetorin e 66-të të Rugovës është se politika e Kosovës e ka kuptuar këtë dhe e ka pranuar këtë konkluzion në të cilin ka dalë sovrani i Kosovës.
(Ky editorial u botua tek Bota Sot më 3 Dhjetor)
EDHE KËTË FUNDNËNTOR POLITIKA NË SHQIPËRI KONSUMOI FOLKLOR
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ