
Edhe ky fundnëntor në Shqipëri rrezatoi vulgaritet dhe folklorizëm, larg
nga ajo që pritej, pasi 28 Nëntori njihet si Dita Kombëtare e shqiptarëve e
këtë vit përkonte edhe me liberalizimin e lëvizjes së lirë në hapësirën
Shengen, pas një izolimi total 50 vjeçar dhe një izolimi të pjesshëm gjatë dy
dekadave të tranzicionit.
Dita Kombëtare apo Dita e Flamurit në botën e civilizuar festohet
madhërisht e me dinjtet si shprehje e identitetit dhe unitetit kombëtar, ku
fshihen të gjitha dallimet partiake apo problemet që ka politika e përditëshme.
Festa
Kombëtare e Amerikanëve është 4 Korriku, që përkon me 4 Korrikun e vitit 1776
kur u shpall Deklarata e Pavarësisë dhe pavarësia nga Britania e
Madhe.
Festa Kombëtare e francezëve është më 14 Korrik, që njihet si Dita
e Bastijës, e përkon me 14 Korrikun e 1790, ditën e rrëzimit të burgut të
Bastijes dhe të pajtimit kombëtar.
Festa
Kombëtare e gjermanëve është 3 Tetori, që përkon me 3 Tetorin e
vitit 1990 kur, pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies së Perdes së
Hekurt, u bë bashkimi i Gjermanisë.
Pra festa
kombëtare nuk njeh barriera dhe i përfshin të gjithë qytetarët e secilit
vend të kremtojnë ditën më të rëndësishme të kombit të tyre, e cila përkon me
shpalljen e shtetit dhe me identitetin e tyre.
Nuk ka
rëndësi nëse je Demokrat, Republikan, Socialist apo Neogolist pasi Festë
Kombëtare do të thotë festë e kombit, e cila është gjithëpërfshirëse. Të
gjitha partitë janë të vogla përpara kombit.
Në
Shqipëri në vend që të shihnim një reflektim adekuat të kremtimit të përbashkët
të Ditës të Flamurit, pamë një reflektim monoton dhe surreal të dasive
partiake, që e dobësojnë dhe e mbajnë të çarë e të përçarë kombin, në opozitar
dhe të pozitës.
Të dy
krahët e politikës festuan të ndarë dhe në ditë të ndryshme. E djathta kremtoi
më 28 Nëntor Ditën e Kombëtare dhe të çlirimit të Shqipërisë, ndërsa e majta
edhe një herë konfondoi çlirimin e vendit nga okupatori fashist me ditën që
diktatori Hoxha e shpalli për servilizëm ndaj Serbisë.
Edhe
sikur Shqipëria të ishte çliruar vërtetë më 29 Nëntor 1944 nga pushtuesi
nazist, fakti që në këtë datë në Shqipëri u instalua një diktaturë mizore, do
të mjaftonte që e majta e Shqipërisë t'i bashkangjitej të djathtës për ta
festuar Ditën e Flamurit dhe të çlirimit në një ditë ose të kërkonte që dita e
çlirimit të festohej në një ditë tjetër të Nëntorit mjafton që kjo ditë të mos
ishte 29 nëntori.
Të dyja
palët shkuan të ndarë tek varrezat e Nënës Shqipëri, një monumet i ideuar sipas
shijeve të diktatorit stalinist, kur mijëra figura të elitës shqitare të vrara
nga regjimi totalitarist ose nuk kanë varre fare pasi eshtrat e tyre ua zhduku
regjimi komunist ose prehen në varre të thjeshta dhe askush nuk kujtohet për
ta.
Shqipëria
pluraliste vazhdon t'i kujtojë një pjesë të të rënëve, ata të cilët regjimi
diktatorial i kishte shfarosur si tradhtarë të kombit, në një mënyrë
surrealiste, pa kujtesë dhe me amnezi totale.
Edhe njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, Shqipëria nuk ka ende
Varrezat Kombëtare, siç i kanë përshembull amerikanët Arlington National
Cemetery, ku të prehen të gjithë te rënët bashkë me emrat që kanë bërë
histori; apo siç kanë francezët në Paris Per-Lashezë (Père-Lachaise),
Montmartre (Montmartre) apo Montparnas (Montparnasse ), të cilët bashkë me
Harkun e Trumfit, Kullën Ejfel e monumentet më të njohura, janë vendet më të
vizituara në botë si nga francezët ashtu edhe nga turistët, pasi aty prehen
përjetësisht kokat më të famshme të Francës e më gjerë, emra që të rrënqethin
si Guillaume Apollinaire, Honoré de Balzac,
Frédéric Chopin, Paul Éluard, Charles Baudelaire, Simone de Beauvoir, Samuel
Beckett, Heinrich Heine e tjerë e tjerë.
Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës, në Ditën
e Flamurit i kemi hyjtë por nuk kemi Panteonin shqiptar ku të vendosim lule e
të blatojmë nderime, siç bën për shembull Franca çdo 14 Korrik për të
kujtuar me ndere burrat që e bënë Francën të jetë kjo që është, duke filluar
prej Volterit, Maratit, Rusoit, Hygosë, Zolasë e me rradhë.
Në ditën e 28 Nëntorit, do të duhej të vizitonim në Tiranë Muzeumin e
diktaturës komuniste, që nuk e kemi, ashtu siç e kanë gjermanët, polakët apo
çekët që kanë për shembull "Muzeun e Komunizmit", i cili është i fokusuar në
periudhën totalitariste, ku një vend të veçantë zë jeta e përditëshme, mjetet e
propagandës, krimet e policisë sekrete, që në Shqipëri njihej me emrin e
Sigurimit të Shtetit e me rradhë. Periudha totalitariste në Shqipëri
ishte tragjedi për kombin shqiptar, çka anashkalohet qëllimshëm nga politika.
Pra, mjerisht edhe ky 28 Nëntor në Shqipëri shkoi kotnasikoti, ashtu siç
nuk do ta meritonte as ai, dhe as kombi shqiptar, i cili nga ana e tij e festoi
mrekullisht pa çarë krye nga indiferenca e Tiranës, duke filluar nga Prishtina,
Shkupi, Presheva dhe metropolet e diasporës shqiptare.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 1 dhjetor 2010)
©
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ