Sikur të mos t'i kenë
mjaftuar ato që ka hequr , pushtimin mizor, genocidin, spastrimin etnik,
tranzicionin tejet të vështirë, tani Kosova është duke u përballur me një sfidë
të re, e ndodhur midis dy zjarreve: nga njëra anë një raporti brutal, si ai i
Dick Marty-it i cili synon të nxijë imazhin e Kosovës përpara Perëndimit dhe
nga ana tjetër nga një proces zgjedhor si ai i 12 Dhjetorit, i kritikuar për të
meta dhe parregullësi sidomos nga forcat politike brenda Kosovës. Si rezultat i
ankimimeve, më 9 Janar do të përsëriten votimet plotësisht në tri zona si në Skenderaj, Deçan e Drenas, dhe
pjesërisht në Malishevë e Lipjan, nën mbikqyrjen e 500 vëzhguesve të akredituar
nga KQZ-ja dhe nën reflektorët e sytë e botës mbarë. Se si do të shkojë procesi zgjedhor i 9
janarit do të varet e ardhmja e Kosovës, interesi i së cilës është të formojë
një orë e më parë institucionet legjitime dalë nga vota e sovranit, çka është
themeli i shtetit demokratik.
Partitë politike të Kosovës
që marrin pjesë në këto zgjedhje nuk janë në luftë me njëra-tjetrën, por konkurojnë
në garën e vlerave dhe të programeve politike, pasi shteti i ri i Kosovës ka
nevojë për demokracinë më tepër se për bukë, ujë e dritë, pasi demokracia i është ushqimi i tij jetik që do
t'i sigurojë të ardhmen.
Kosova më 9 Janar ka nevojë
për një proces të ndershëm dhe të lirë, free and fair, i cili duhet të dallohet
për një pjesëmarrje masive, për të zvogëluar sa më shumë abstensionizmin, i
cili dëmton votën e lirë dhe vullnetin e sovranit.
Kosova më 9 Janar ka nevojë
për një pjesmarrje të plotë të partive politike që morën pjesë më 12 Dhjetor,
të cilat duhet të kenë ushtruar ndikimin e tyre tek elektorati dhe
simpatizantët, që procesi të jetë shembullor, si pasqyrim i vlerave që
karakterzoinë popullin shqiptar të Kosovës.
Kosova më 9 Janar ka nevojë
për një rezultat zgjedhor të njohur dhe të pa kontestuar nga palët humbëse, si
domosdoshmëri e shprehjes të pjekjes të klasës politike e cila nuk udhëhiqet
nga interesat e çastit apo të etja për pushtet, por nga interesat jetike të
Kosovës, e cila ka nevojë për një klasë politike të përgjegjëshme që merr
përgjegjësinë për t'u përfshirë e përfaqësuar votën e sovranit në institucionet
legjitime të Kosovës, si shprehje e sovranitetit dhe integritetit të shtetit.
Kosova më 9 janar ka nevojë
për një proces zgjedhor model, i cili do të respektojë dhe do t'i bindet votës
së qytetarit të tij për t'i treguar Botës dhe Perëndimit, se Kosova është jo
vetëm në zemër por edhe pjesë integrale e Europës.
Kosova më 9 janar ka nevojë
për një proces zgjedhor që i përmbush në mënyrë të shkëlqyer standartet e
demokracisë, duke i hapur udhë ndërtimit të institucioneve demokratike, të
cilat i pret një punë e madhe.
Kosova më 9 Janar ka nevojë
për një proces zgjedhor shembullor i
cili duke pasqyruar në mënyrë civile vullnetin e sovranit, do t'i sigurojë
Kosovës stabilitet duke shërbyer si garanci
për konsolidimin e shtetit shtetit ligjor, si kusht themelor për integrimin e
Kosovës në NATO dhe BE.
Kosova nuk ka nevojë për
politikanë qaramanë, të cilët mbyten ne një filaxhan kafeje, Kosova ka nevojë
për një klasë politike të përgjegjëshme, patriote, trime dhe me vizion, e cila njeh
rezultatin, pranon humbjen, shtrëngon duart me fituesin dhe është e gatëshme të
përmbushë çdo detyrim, qoftë si pjesë e maxhorancës apo duke ekzekutuar rolin
madhor të opozitës në të mirë të interesit të Kosovës, e cila vjen e para.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 7 janar)
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ