
Ndoshta jam unë i pari që e përdor fjalën "thaçizëm" ose së paku ndoshta jam i pari që e përdor me seriozitetin e termit. Me thaçizmin unë kuptoj mirëfilli projektin për Kosovën të kryeministrit Hashim Thaçi për katër vitet e ardhshme, kuptoj vizionin e tij për Kosovën në afat të afërt dhe atë çfarë përbën ky vizion në afat më të largët deri te koncepti dhe nocioni i përkufizuar si ardhmëri e Kosovës, si perspektivë e Kosovës.
Ky projekt në vetvete dhe si pjesë e një tërësie kohore përmban edhe precedentin ose precedentet, përmban nisjet, zanafillat, përmban fillet e atyre zhvillimeve të cilat në mënvonshmëri shndërrohen në tradita të Kosovës, në aspektin shtetndërtues e shtekonsolidues, në aspektin integrues, në aspektin hierkakik të Kosovës në kuadrin e garave rajonale, evropiane e globale.
Hashim Thaçit zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ia kanë ngarkuar projektin e udhëheqjes së krjimit të institucioneve të reja qendrore shtetërore të Kosovës të dala nga vota e sovranit. Do të kenë këto institucione përfundimisht firmën e Thaçit, do të jenë bazë e projektit katërvjeçar të Thaçit, do të jenë shprehëse të vizionit të tij në katër vitet e ardhshme të vendit e në vijimësi.
Nuk e konsideroj dhe aq trivjetëshin e kaluar, për shkak të kushtëzimeve të shumta dhe përcaktuese që sillnin rrethanat e zyrtarizimit të pavarësisë, të hartimit dhe të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të njohjeve ndërkombëtare të shtetit të pavarur dhe sovran. Më pastaj do të dihet se sa e mbajnë këto zhvillime vulën e Thaçit. Por është e qartë se krijimi i institucioneve të reja të Kosovës dhe programi katërvjeçar i qeverisjes së Kosovës do të jenë vepër e tij. Nëse nuk do të jenë kështu, atëherë do të jenë pjesë e mosveprës së tij. Pra, do të jenë pjesë e suksesit të tij ose mossuksesit të tij. Do të jenë thaçizëm i realizuar, i përmbushur, i vijueshëm apo do të jenë thaçizëm i mbetur në projekt, në skicë, i papërmbushur, i dështuar.
Dhe shumëçka e pothuaj gati gjithçka varet pikërisht nga arkitektura që do të kenë institucionet e reja qendrore shtetërore të Kosovës, pra nga përpjesëtimi i pjesëmarrjes së partnerëve të koalicionit të ri në këto institucione. Do të varet shumëçka nga emrat e përveçëm të titullarëve të institucioneve, nga emrat e përveçëm të zyrtarëve të lartë të këtyre institucioneve, deri edhe nga emrat e tjerë të përveçëm të krejt vertikales dhe horizontales së kësaj hierarkie.
Kosova ka shtrirje të përmbledhëshme, prandaj të gjithë njihen, të gjithëve iu njihen huqet, veset, cenet, dobësitë, mbrapshtitë, iu njihen cilësitë, tiparet, karakteristikat, virtutet, karakteret, temperamentet, prejardhjet, përkatësitë, identitetet dhe mangësitë apo tepëritë e tyre, iu njihet çdo qelizë, çdo ind, çdo nerv, iu njihet çdo puls, çdo hap. Të gjithë, me një fjalë, janë në pasqyrë të thellë, në pasqyrë të gjerë, në pasqyrë të pagabueshme të syrit të opinionit.
Prandaj emrat e zgjedhur nga Thaçi do të jetë e domosdoshme të mishërojnë më shumë se miratimin pozitiv nga ana e opinionit të vendit. Në përcaktimin e tij ndaj këtij aspekti do të shprehen shumë synimet e vërteta të projektit katërvjeçar, profili i vërtetë i projektit, stili i qeverisjes katërvjeçare, mëtimet e vërteta të qeverisjes së re, përkundër retorikës së saj sado entusiaste, mobilizuese apo vetëkënaqëse.
Kufijtë e bujarisë ndaj partnerëve, mirësjellja, mirëkuptimi, fryma e pajtueshmërisë me partnerët, aftësia e zotësia bindëse, aftësia e zotësia e krijimit të mirëbesimit, përkushtimit, besnikërisë ndaj partneritetit do të flasin shumë për mundësinë e jetëgjatësisë apo jetëshkurtësisë së partneritetit, për realizmin, largapamësinë apo shkurtpamësinë e autorit të projektit, autorit të vizionit, pra për pjekurinë apo papjekurinë, për themelshmërinë apo pathemelshmërinë e thaçizmit, për fatin e mbarë apo të prapë të tij.
Tundimet janë të mëdha në radhët e partnerëve. Nga deklaratat e qëndrimet e tyre duket se mëtimet janë të forta dhe jo pak kryeneçe. Vendosmëria, këmbëngultësia aq sa edhe fleksibiliteti, pra përshtatshmëria dhe përkulshmëria ndaj partnerëve në rrethanat dhe në caqet e duhura janë në provën më të qartë tashmë. Nga ana tjetër, tundimet më të papërballueshme e më të kushtueshme mund të jenë ato benda radhëve të partisë së vet. Nga mediat merret vesh, për shembull, që kolegët më të afërt të kryeministrit në PDK duan që kjo parti ta mbajë kreun e të tria institucioneve ose së paku kreun e dy më të rëndësishmëve, pra Presidentin dhe Kryeministrin. Një oreks i tillë i ka bërë shumë dëm më herët LDK-së. Partitë e mëdha, prirëse të koalicioneve qeverisëse, e kanë të domodoshme të jenë të vetëdijshme për kufizimet e krijuara nga Kushtetuta e vendit edhe më tej dhe prandaj të mësohen të veprojnë e të sillen në kuadrin e këtyre kufijve.
Funksionimi në partneritet iu vë detyrime të gjithë partnerëve në raport me njëri tjetrin, por detyrimet më të mëdha ia vë partnerit kryesor. Toleranca, lëshimet, bujaria, mirësjellja i takojnë pikësëpari partisë kryesore. Vetëpërmbajtja e vetëkontrolli ndaj tundimeve të korrupsionit, ndaj ngasjeve për t'iu shmangur drejtësisë apo për ta trembur e trusur drejtësinë i takojnë së pari partisë kryesore. Mosngurimi për t'ia dorëzuar ligjit shkelësit në kreun e vet apo në përbërjen e vet i takojnë partisë kryesore.
Nga të gjitha këto pikëpamje e këndvështrime, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës dhe në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht do të jetë përgjegjës i drejtperdrejtë për qeverinë e cila do të ketë emrin e tij, por do të jetë përcaktues edhe për funksionimin e krejt qeverisjes së vendit, pra për funksionimin e të gjitha institucioneve qendrore shtetërore aq sa edhe për mbarëvajtjen e institucioneve të pavarura dhe raporteve të qeverisë e të qeverisjes me këto institucione. Kështu do ta kemi të prekshëm konkret e të mirëfilltë thaçizmin në realitetin e Kosovës. Nëse do të dështojë, do të mbetet si përvojë për Kosovën. Nëse do të triumfojë, autori i saj do të bëjë epokë. E para do të jetë në dëm të Kosovës, gjithsesi me pasoja negative, por i ndreqshëm, ndërsa për Thaçin e partinë e tij demi të jetë i pandreqshëm. E dyta do të jetë në të mirë të të gjithëve dhe pasojat më shembullore pozitive.
(Botuar në Bota Sot më 8 shkurt 2011)
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ