VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE NË ITALI TASHMË DIHENNga ANATOL KALETSKY, Reuters

                                                                                      

E Enjte, 11.14.2024, 05:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HUMBËSIT E ZGJEDHJEVE NË ITALI TASHMË DIHEN
Nga ANATOL KALETSKY, Reuters

E Shtunë, 02.23.2013, 09:34am (GMT+1)



Ne ende nuk e dimë fituesin e zgjedhjeve të së dielës në Itali, por humbësit tashmë dihen mirë. Dhe në këto zgjedhje, kush humbet mund të jetë shumë më i rëndësishëm se kush fiton.
Humbësi i dukshëm është Mario Monti, profesori simpatik dhe elokuent i ekonomisë të cilit i është njohur gjerësisht shpëtimi i Italisë nga kriza e borxheve e stilit grek gjatë një viti të mandatit të tij si kryeministër i pazgjedhur i Italisë. Monti mund të kishte hyrë në histori si udhëheqësi më efektiv dhe inteligjent italian i gjeneratës së tij, nëse kishte vendosur të rrinte jashtë këtyre zgjedhjeve të kësaj fundjavë dhe, në vend të kësaj, të kishte kërkuar të emërohej president i Italisë. Kjo është një rol kryesisht ceremonial që mund të bëhet shumë i rëndësishëm në kohë krize kushtetuese (çka në Itali ndodh shumë shpesh), dhe Monti pothuajse me siguri mund të kishte fituar mbështetje të forta nga politikanët italianë në të majtë dhe në të djathtë.

Në vend të kësaj, Monti i la të habitur të gjithë me krijimin e një partie politike dhe kandidimin për në Parlament si kryetar i një grupimi të qendrës së djathtë. Kjo tani duket si një gabim i madh. Sipas sondazheve të fundit para-zgjedhore, grupi i Montit është në vendin poshtërues të katërt, pas Partisë Socialiste italiane, partisë së ringjallur personale të Silvio Berluskonit dhe Lëvizjes anarkike të Pesë Yjeve të komedianit Beppe Grillo . Më keq akoma për Montin, ai duket se ka ndihmuar armikun e tij të vjetër Berluskonin duke e shpërbërë opozitën përballë ish-kryeministrit të përpirë nga skandalet. Nëse partia e Monti do të dalë aq keq sa pritet, do të jetë shumë e lehtë për kundërshtarët e tij për të paraqitur zgjedhjet si një refuzim të qartë të reformave të dhimbshme economike që ai ua ka imponuar bashkatdhetarëve të shumëvuajtur me urdhër të qeverisë gjermane dhe të Bankës Qendrore të Evropës Qendrore.

Roli kyç i Gjermanisë në formimin e pikave të programit të reformës së Montit na çon tek një humbës i dytë dhe edhe më i rëndësishëm potencial të dielën: Angela Merkel, kancelarja gjermane. Merkel ishte pothuajse aq entuziaste në miqësinë dhe admirimin e saj për Montin sa ishte mospërfillëse për Berluskonin. Nëse Monti poshtërohet të dielën, zgjedhjet italiane do të shihet si një humbje e rrezikshme për drejtuesit politikë të Bashkimit Evropian dhe për qasjen gjermane ndaj krizës së euros.

Çfarëdo koalicioni të dalë të dielën për të qeverisur Italinë dhe çfarëdo roli në të mund të luajë Monti, dy implikimet do të ndjekin, nëse partia e tij han dajakun e pritshëm nga qendrat e votimit. Programi i reformave Monti, dhe përkulja e tij ndaj Merkel, do të humbasin legjitimitetin. Dhe koalicioni i ri qeverisës do të jetë thellësisht i ndarë dhe i dobët.

Si rezultat, përpjekjet e mëtejshme shtrënguese fiskale ose lëvizjet për të imponuar reforma jopopullore të punës do të jenë jashtë agjendës - të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme ose në një tjetër krizë financiare. Kjo nga ana tjetër, do të krijojnë probleme të mëdha politike për Gjermaninë dhe Bankën Qendrore Evropiane.


Merkel dhe BQE kanë premtuar bujshëm se do të bëjë gjithçka për të mbështetur Italinë dhe anëtarët e tjerë të zonës euro në rast të një krize sistemike të euros. Por Merkel ishte në gjendje për të kapërcyer kundërshtimin gjerman publik ndaj kësaj garancie vetem duke premtuar që të shoqërojë çdo mbështetje financiare me kushte të vështira për reformën. Nëse qeveria e re italiane nuk është në gjendje të zbatojë kushte të tilla, me siguri do të lindin dyshime në lidhje me gatishmërinë e Gjermanisë për të siguruar mbështetje në një krizë financiare, sidomos në muajt para se vetë Merkel të përballet me votuesit gjermanë në shtator. Dyshime të tilla, nga ana tjetër, do të bëjë një krizë financiare shumë më me gjasa, jo vetëm në Itali, por edhe në ekonomitë e tjera të zonës së euros.

Paradoksalisht, zgjedhjet e së dielës mund të jenë shumë më shkatërruese për pjesën tjetër të Evropës se në vetë Italinë. Kjo vjen për shkak se Monti arriti të vëjë në jetë një axhendë të reformave të jashtëzakonshme gjatë vitit të tij në detyrë. Deficiti strukturor buxhetor u reduktua në 0.5 për qind të produktit të brendshëm bruto vitin e kaluar, pikërisht njëlloj si ai i Gjermanisë. Tregjet e punës janë çrregulluar ndjeshëm, madje edhe në qoftë se ende mund të bëhet shumë më tepër. Sistemi shtetëror i pensioneve është mbrojtur kryesisht kundër ndryshimeve demografike dhe është financuar më mirë se në Gjermani, Francë, Britani apo Shtetet e Bashkuara. Edhe humbja e konkurrencës e shkaktuar nga euro e fortë mund të jetë pak e frikshme se sa besohet në përgjithësi. Deficiti në Itali ishte vetëm 1.5 për qind e PBB-së vitin e kaluar, pak më e vogël se ajo e Francës dhe gjysma e madhësisë së së Britanisë. Dhe shumë nga kompanitë italiane kanë mbetur të suksesshme në tregjet globale - dhe jo vetëm në sektorë të njohura të tilla si tekstilet, modës dhe makinave luksoze. Për shembull, kompania Finmeccanica e hapësirës ajore, "‹"‹tani e ngatërruar në një skandal në Indi, ka fituar tregjet më të mëdha në botën e zhvilluar. Ajo është furnizuesja e tretë më e madhe e Britanisë dhe kontraktuesja e dytë më e madh e huaj e Pentagonit. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për rreth 25 për qind të vlerës së Boeing 787. Gjiganti i energjisë ENI ka pjesën më të madhe të eksplorimit në det të hapur të naftës së Brazilit. Banka Unicredit është dominues në shumë vende të Evropës Qendrore.

Me pak fjalë, është gjithsesi e mundshme që Italia ka bërë mjaft për reformiin për stabilizimin e situatës së saj financiare. Ajo tani duhet të ringjallë rritjen ekonomike, dhe shtrëngimi i mëtejshëm fiskal është gjëja e fundit që ajo ka nevojë. Problemi është se tregjet financiare nuk mund të besojnë të parin e këtyre propozimeve, rreth stabilitetit financiar italian, dhe Merkel me siguri nuk beson propozimin e dytë, që lehtësimi fiskal tani është i nevojshëm për rritjen ekonomike të Italisë.

Zgjedhjet e së dielës, pra, do të ngrenë pyetje në lidhje me tregjet rreth premtimit për të mbrojtur stabilitetin financiar në Itali që në fund të fundit varet nga pajtimi i Merkelit. Nëse investitorët fillojnë të hetojnë mbrojtjen financiare të Italisë menjëherë pas zgjedhjeve apo në muajt më vonë, nuk dyshon askush. Por herët ose vonë premtimet e mbështetjes nga Gjermania dhe BQE janë të detyruara për t'u testuar. Me mohimin e mëtejshëm të reformave të stilit Monti nga votuesit italianë, Merkel do të përballet me një gjendje të tmerrshme të vështirë: nëse do të mbështesë një qeveri italiane që refuzon kursimin e mëtejshëm dhe një Gjermani të frymëzuar reformat ose të lejojë një shpërbërje të euros. Cilindo opsion të zgjedhë, Merkel mund të përfundojë si humbësja më e madhe në zgjedhjet e së dielës.
-
Anatole Kaletsky është një  gazetar fitues çmimesh dhe ekonomist financiar i cili ka shkruar që nga viti 1976 për The Economist, Financial Times dhe The Times e Londrës përpara se t'i bashkohet Reuters. Libri i tij i fundit, "Kapitalizmi 4.0", në lidhje me rizbulimin e kapitalizmit global pas krizës 2008, u propozua për Çmimin e Samuel Johnson BBC-së, dhe është përkthyer në kineze, koreane, gjermane dhe portugeze. Anatole është edhe shefi ekonomist GaveKal Dragonomics, një grup me qendër në Hong Kong që ofron analizat e investimeve në 800 institucione të investimeve në mbarë botën./Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

--


The losers in Italy's election are already clear

February 21, 2013 @ 6:00 pm

By Anatole Kaletsky

[1]We don't yet know the winner of Sunday's election in Italy, but the losers are already clear. And in this election, who loses may be much more important than who wins.

The obvious loser is Mario Monti, the charming and eloquent economics professor who is widely credited with saving Italy from a Greek-style debt crisis during his one-year term as Italy's unelected prime minister. Monti could have gone down in history as the most effective and intelligent Italian leader of his generation, had he decided to opt out of this weekend's election and instead sought appointment as Italy's president. That is a mainly ceremonial role that can become very important in times of constitutional crisis (which in Italy occur all too often), and Monti could almost certainly have won strong endorsements  from Italian politicians on the left and right.

Instead, Monti surprised everyone by founding a political party and running for Parliament at the head of a center-right grouping. This now looks like a big mistake. According to the last pre-election polls [2], Monti's group is running a humiliating fourth, after the Italian Socialist Party, Silvio Berlusconi's resurrected personal party and stand-up comedian Beppe Grillo's anarchic Five Star Movement. Worse still for Monti, he seems to have helped his archenemy Berlusconi by splitting the opposition to the scandal-ridden former prime minister. If Monti's party performs as badly as expected, it will be all too easy for his opponents to present the election as a clear rejection of the painful economic reforms he imposed on his long-suffering countrymen at the behest of the German government and the European Central Bank.

Germany's key role in shaping the Monti reform program points to a second and even more important potential loser on Sunday: Angela Merkel, the German chancellor. Merkel was almost as enthusiastic in her friendship and admiration for Monti as she was in her contempt for Berlusconi. If Monti is humiliated on Sunday, the Italian election will be seen as a dangerous defeat for the European Union's political establishment and for the German approach to the euro crisis.

Whatever coalition emerges to govern Italy and whatever role in it Monti might play, two implications will follow if his party suffers the thrashing suggested by the polls. Monti's reform program, and his perceived kowtowing to Merkel, will lose legitimacy. And the new governing coalition will be deeply divided and weak.

As a result, further fiscal austerity efforts or moves to impose unpopular labor reforms will be off the agenda at least until the next election or another financial crisis. That will, in turn, create big political problems for Germany and the ECB.

Merkel and the ECB have famously promised to do whatever it takes to support Italy and other euro members in the event of a systemic euro crisis. But Merkel was able to overcome German public opposition to this guarantee only by promising to match any financial support with tough conditions for reform. If the new Italian government is unable to implement such conditions, doubts will surely arise about Germany's willingness to provide support in a financial crisis, especially in the months before Merkel herself faces German voters in September. Such doubts, in turn, will make a financial crisis much more likely, not only in Italy but also in other struggling economies of the euro zone.

Paradoxically, Sunday's election could prove more disruptive to the rest of Europe than to Italy itself. This is because Monti managed to implement push through an extraordinary reform agenda during his year in office. The structural budget deficit was reduced to 0.5 percent of gross domestic product last year, exactly the same as Germany's. Labor markets were substantially deregulated, even if much more still could be done. The state pension system has been largely protected against demographic changes and is better funded than in Germany, France, Britain or the United States. Even the loss of competitiveness caused by the strong euro may be less daunting than generally believed. Italy's current account deficit was only 1.5 percent of GDP last year, slightly smaller than that of France and half the size of Britain's. And plenty of Italian companies have remained successful in global markets and not just in familiar sectors such as fashion, textiles and luxury cars. For example, the aerospace company Finmeccanica, now embroiled in a scandal in India [3], has won much bigger markets in the developed world. It is Britain's third-biggest defense supplier and the second-largest foreign contractor to the Pentagon. It also accounts for roughly 25 percent of the value of the Boeing 787. Energy giant ENI has the biggest share in Brazil's enormous offshore oil exploration. And Unicredit is the dominant bank in much of central Europe.

In short, it is quite possible that Italy has done enough reforming to stabilize its financial situation. It must now restore economic growth, and further fiscal austerity is the last thing it needs. The problem is that the financial markets may not believe the first of these propositions, about Italian financial stability, and Merkel certainly does not believe the second proposition, that fiscal easing is now necessary for Italy's economic growth.

Sunday's election will therefore raise questions in the markets about promises to defend financial stability in Italy that ultimately depend on Merkel's acquiescence. Whether investors start to probe Italy's financial defenses immediately after the election or months later is anyone's guess. But sooner or later the promises of support from Germany and the ECB are bound to be tested. With further Monti-style reforms disavowed by Italian voters, Merkel will face a terrible quandary: whether to support an Italian government that refuses further austerity and Germany-inspired reforms or allow a breakup of the euro. Whichever option she chooses, Merkel could end up the biggest loser in Sunday's election.
--
Anatole Kaletsky is an award-winning journalist and financial economist who has written since 1976 for The Economist, the Financial Times and The Times of London before joining Reuters. His recent book, "Capitalism 4.0," about the reinvention of global capitalism after the 2008 crisis, was nominated for the BBC's Samuel Johnson Prize, and has been translated into Chinese, Korean, German and Portuguese. Anatole is also chief economist of GaveKal Dragonomics, a Hong Kong-based group that provides investment analysis to 800 investment institutions around the world.


Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JOHN KERRY: NDIHMAT AMERIKANE NUK JANË LËMOSHËNga FRANK SHKRELI (02.22.2013)
TË PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE QËNDRIMI I TYRE NDAJ ZGJEDHJEVENga RESHAT KRIPA (02.20.2013)
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVËNga FRANK SHKRELI (02.20.2013)
NUK KA FESTË NË MINESOTA!...-Duke medituar në 5-vjetorin e Ditëpavarësisë së Kosovës-Nga SHEFQET MEKO (02.19.2013)
5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.18.2013)
ÇFARË ËSHTË THYER NË RAPORTET SHQIPËRI-SHBA?Nga SHABAN MURATI (02.18.2013)
JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (02.17.2013)
E DREJTA E VOTËS - E DREJTË E DHËNË NGA PERËNDIANga BARACK OBAMA (02.15.2013)
Me rastin e 5 Vjetorit të PavarësisëASAMBLISTI MARK GJONAJ - REZOLUTË PËR KOSOVËNNga FRANK SHKRELI (02.15.2013)
POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]