E Mërkurë, 10.09.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
HAPNI AMBASADËN NË WASHINGTON!
PËR NJË PËRFAQËSI MË TË DENJË DIPLOMATIKE NË WASHINGTON
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 03.13.2013, 07:24am (GMT+1)



Përmbajtjen e letrës, që ambasadori shqiptar në Washington, Zoti Gilbert Galanxhi u dërgoi kohët e fundit eprorëve të tij në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë në lidhje me kushtet shumë të vështira të postit diplomatik që ai drejton, e mori vesh i gjithë dheu. Gjendja e mjeruar e kësaj ambasade nuk ishte e panjohur për të gjithë ata që kanë patur rastin ta vizitojnë atë post diplomatik gjatë viteve, por askush nuk interesohej për atë punë, duke preferuar që të injorohej realiteti.

Ambasadori Galanxhi mori kurajon kohët e fundit t'i dokumentonte në letër hallet e tija aktuale dhe të ambasadës që ai drejton, por në të vërtetë, situata në këtë ambasadë kështu ka qenë gjithmonë, në mos me keq. Gjatë viteve, unë kam patur rastin të vizitoja shpesh ambsadën e Shqipërisë në Washington. Fatkeqësisht detyrohem të them se në çdo rast që e vizitoja, u largoshja s'andejmi jo vetem i prishur qejfi dhe i indinjuar, por si shqiptar, e ndjeja veten edhe si i koritur para të huajve që vizitonin, sidomos me rastin e festës kombëtare, Pavarësisë së Shqipërisë. Më kujtohet nja 10 vjet më parë, me rastin e një pritjeje për festën e 28 Nëntorit, ku të ftuarit amerikanë dhe të tjerë detyroheshin të mbanin të veshura palltot e.dimrit, sepse ndërtesa nuk kishte ngrohje dhe për më tepër, xhamat e një dritareje ishin të thyera.

Dërgimi i letrës së Ambasadorit Galanxhi, mund te ishte nje masë dëshpëruese nga ana e tij --dhe ndoshta jo aq diplomatike -- por për mendimin tim dërgimi dhe publikimi i saj ishte shumë i nevojshëm, për të mos thënë i domosdoshëm, si e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen e Tiranës zyrtare dhe të publikut më të gjerë shqiptar mbi gjendjen e rëndë në të cilën gjëndet përfaqësia diplomatike e Shqipërisë, në vendin, sot për sot, më të rëndësishëm në botë, për fatin dhe interesat e kombit shqiptar.

Gjatë dy dekadave të fundit, presidentë, kryeministra, me dhjetëra deputetë, gazetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të Shqipërisë kanë vizituar Washingtonin. Pasi kam qenë dëshmitar i këtyre vizitave të shumëta, unë rrallë herë, për të mos thënë asnjëherë, kam takuar ndonjë vizitor të nivelit të lartë nga Shqipëria të ketë vizituar ambasadën e vendit të vet në Washington. Nuk e di nëse ata anashkalonin një vizitë të tillë me qëllim apo pa qëllim, por një gjë është e sigurt se po të kishin vajtur ta shohin ambasadën, ata do e kishin parë se në çfarë rrethanash (nuk) funksiononte ajo ambasade. Mosinteresimin personal dhe zyrtar ndaj përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Washington"”nga ana e vizitorëve zyrtar të Tiranës nga të gjitha grupet politike -- e kam vënë re gjate viteve që kam punuar atje, por kam venë re edhe dukuri të tjera, që mua më dukeshin atëherë dhe sot absolutisht të pakuptueshme dhe që më në fund kanë çuar në situatën skandaloze për të cilën ankohet ambasadori në letrën e tij dërguar Tiranës zyrtare.

Për dekada, regjimi komunist i Enver Hoxhës refuzonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Sot Shqipëria ka marrëdhënie të ngushta me Washingtonin, për të cilat ne të gjithë jemi krenarë, por fatkeqësisht, në të vërtetë, siç ven në dukje edhe ambasadori Galanxhi në Washington Tirana nuk ka ambasadë funksionale. Edhe për këtë situatë, në vend që të kërkohen e të sugjerohen zgjidhje të problemeve, është bërë tani top futbolli për median dhe politikën, në pritje të përftimeve politike. Varësisht nga pikëpamja politiko-partiake, media dhe personalitetet politike akuzojnë njëra tjetrën për gjendjen e krijuar në ambasadën e Shqipërisë në Washington. Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo, tha në një intervistë se e konsideron ngjarjen si "një turp për qeverinë shqiptare", duke shtuar se, "është pak të thuhet se është një skandal.'' Zoti Milo, gjëndja në ambasadën e Shqipërisë në Washington ishte skandaloze në kohën tuaj dhe është skandaloze edhe sot.

Ndërsa Ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme, Zoti Edmond Panariti u citua të ketë thënë se është në dijeni të problemit dhe se e ka ngritur çështjen me organet përkatëse të qeverisë dhe të parlamentit, duke shtuar se megjithë shkurtimet në buxhet për arsye të krizës ekonomike, që sipas tij, ka prekur edhe diplomacinë e vendeve të tjera, Ministria që ai drejton, "do të garantojë funksionimin normal të ambasadave dhe shërbimin diplomatik në të gjitha vendet ku ajo përfaqsohet, natyrisht, duke pasur më përparësi qëndrat tona kryesore në SHBA, në Bruksel dhe në Kombet e Bashkuara." Megjithëse është e vështirë të nxirret ndonjë pëfundim nga kjo deklaratë e ministrit të jashtëm shqiptar, duke marrë parasysh përmbajtjen e letrës së ambasadorit Galanxhi, është vështirë të besohet se Tirana zyrtare u jep përparësi serioze posteve diplomatike në SHBA, siç pretendon krye-diplomati shqiptar.

S'ka dyshim se qeveria e sotme ka përgjegjësitë e veta si dhe detyrimin, në interesin kombëtar, për ta zgjidhë këtë çështje sa më parë që të jetë e mundur dhe për të venë kontrollet e nevojshme mbi buxhetin, mbi nivelin e fondeve dhe mbi personelin që i mbikyr ato, por e vërteta është se skandalet në këtë ambasadë -- qoftë për mungesë fondesh, qoftë për abuzim fondesh -- kanë prekur këtë post diplomatik ç'prej fillimit të hapjes së tij 20-vjet më parë. Kjo ka ndodhur pa dallim se cila parti kishte qeverinë në dorë në Tiranë, socialistët apo demokratët. Për këtë, të dy palët mund të mburren se përfaqësinë diplomatike në shtetin më të rëndësishëm të botës dhe aleatit historik të kombit shqiptar e kanë kthyer në një post krejt të parëndësishëm dhe jo funksional.
Shqipëria e ka ndërtesën e ambasadës në Washington, megjithse e mbyllur për një kohë të gjatë tani, për arsyet që ve në dukje vetë ambasadori Galanxhi në letrën e tij dërguar organeve qeveritare në Tiranë.. Ndërtesa e ambasadës është paguar me paratë e taksa-paguesve shqiptarë dhe si e tillë duhet të jetë e hapur për të gjithë. Është në interesin kombëtar që kjo ambasadë të hapë dyert sa më parë dhe të funksionojë normalisht si përfaqësi e një shteti funksional në sytë e Washingtonit zyrtar, për miqtë tanë amerikanë dhe për shqiptarët që jetojnë e punojnë në këtë vend. Është urgjente që përfaqësia diplomatike e Shqipërisë në Washington të hapet menjëherë dhe të veprojë në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, 24 orë në ditë, shtatë ditë të javës dhe 12 muaj në vit. Shqipëria ka nevojë për një ambasadë të denjë që përfaqëson vlerat e shqiptarëve dhe për një përfaqësi që nderon shtetin dhe kombin shqiptar, por ka nevojë edhe për një ambasadë që kultivon dhe forcon marrëdhëniet tepër të rëndësishme diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me popullin amerikan. Shpresoj që mënyra se si trajtohet ambasada shqiptare në Washington të mos jetë një reflektim i rëndësisë që Tirana zyrtare u kushton marrëdhënieve të saj me Washingtonin. Hapni ambasadën!

Ndërtesa e Ambasadës së Shqipërisë në Washington


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI PROPOZIMIN E AMBASADORIT BRITANIKNga SHABAN MURATI (03.11.2013)
30-VJETORI I FJALIMIT MBI PERANDORINË E SË KEQES DHE FUQIA E SË VËRTETËSNga FRANK SHKRELI (03.11.2013)
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
BAROMETRI DIPLOMATIKDAÇIQI DEMANTOI RRENËN SHEKULLORE GJITHËSERBE, SE “KOSOVA ËSHTË SERBI”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.10.2013)
KATUNDARËT E POLITIKËS SHQIPTARE I LIDHIN ORIGJINA, PAZARET DHE DASHNORET, QEVERISJA MARRËVESHJE E MBYLLURNga SHENASI RAMA (03.09.2013)
QEVERIA KUNDËR SHTETITNga XHEMAL AHMETI (03.09.2013)
PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI TË BOJKOTOJNË E KUSHTËZOJNË ZGJEDHJEN E VUJANOVIÇIT PRESIDENT ME ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE TË TYRENga RAMIZ LUSHAJ (03.08.2013)
NJË BUSH TJETËR PËR PRESIDENT TË AMERIKËS?Nga FRANK SHKRELI (03.08.2013)
KONGRESI I KINËS DHE TË DREJTAT E NJERIUTNga FRANK SHKRELI (03.06.2013)
SINDROMA 'KOMUNIZËM'Nga RESHAT KRIPA (03.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]