E Mërkurë, 10.09.2024, 10:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË NJERI I THJESHTË PËR NJË DETYRË TË MADHE PAPA QË ERDHI 'NGA FUNDI I BOTËS'
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 03.15.2013, 07:59am (GMT+1)



Të mërkurën, udhëheqësit e Kishës Katolike nga e gjithë bota zgjodhën Papën e ri, ish Kardinalin argjentinas Jorge Mario Bergoglio, i cili mori emërin Françesk. Ky është Papa i parë në historinë dy mijë veçare të Kishës Katolike nga Amerika Latine dhe i pari Papë nga urdhëri Jezuit, që historikisht konsiderohet si ''ushtria e papës'', dhe dallohet për punën e tij me të varfërit dhe në fushën akademike. Duke përshëndetur mijëra të pranishmit në sheshin e Shën Pjetrit, duket se edhe vet Papa Françesk ishte habitur se kardinajtë e kishin zgjedhur atë, ndërkohë që si pakëz me humor u shfaq se ata kishin shkuar "pothuaj në fund të botës" për të gjetur udhëheqsin e ri të Kishës Katolike. Gjithashtu ai iu përgjigj urimeve të kardinajve pas zgjedhjes së tij duke u thënë, "U faltë Perëndia, për këtë që keni bërë", duke iu referuar zgjedhjes si tij në detyrën e udhëheqësit të Kishës Katolike. Menjëherë pasi ai u zgjodh Papë, media të ndryshme kanë filluar të venë në dukje shumë aspekte të pa njohura nga jeta e udhëheqsit të ri të Kishës Katolike. Siç duket kemi të bëjmë me një njeri tepër të thjeshtë, i cili thuhet se merrte autobusin për të shkuar në punë dhe për të vizituar lagjet e varfëra të Buenos Airesit, njëri që nuk kishte shërbëtore, por që gatuan për veten dhe për të varfërit, jetonte në një apartment të thjeshtë dhe jo në pallatin e kryeipeshkvisë, por edhe njërit të cilit i pëlqen kërcimi tango dhe është tifoz i devotshëm futbolli. Madje ditën që ai u zgjodhë Papë, sipas radio Vatikanit, ai vajti e pagoi faturën në hotelin ku qëndronte në Romë dhe mori valixhet për tu transferuar në apartmentin papënor. Radio Vatikani tha gjithashtu se para se të largohej nga Argjentina për në Romë për konklavën e kardinajve, disa miqë të tij i blenë një palë këpucë pasi ato që kishte veshur kishte veshur, ishin vjetërsuar. Por, ajo që të bie menjëherë në sy është se jo vetëm që kemi të bëjmë me një njeri i cili është tepër i thjeshtë në jetën e tij të përditshme, por edhe me një njeri shumë të mëshirshëm me dhe për të tjerët, e sidomos për të varfërit dhe ata të lnë pas dore nga shoqëria dhe njëkohsisht personi i tij pasqyron edhe një jetë plotë përvujtëri, si njeri dhe si fetar -- i përkushtuar ndaj paqës dhe drejtësisë në botë.

Papa Françesku i posa zgjedhur gëzon gjithashtu një reputacion si një njeri shpirtëror me aftësi dhe talent për udhëheqje pastorale në një rajon që ka numërin më të madh të katolikëve në botë e që është Amerika Latine. Në rolin e tij si kardinal i Argjentinës, ai shpesh detyrohej të fliste haptas mbi problemet ekonomike, shoqërore dhe politike me të cilat përballej vendi i tij. Predikdimet dhe fjalimet e tija, sipas mediave të ndryshme, pasqyrojnë besimin e tij se ne, si qenje njerëzore, të gjithë jemi vëllëzër e motra dhe se është e neveojshme që shteti, Kisha dhe bota në përgjithësi duhet të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar që çdo njeri ta ndjenë veten të mirëpritur dhe të pranuar, të respektuar dhe të përkujdesuar si anëtar i barabartë i shoqërisë. Papa Françesku, sipas ish-Kardinalit amerikan Edward Egan, i cili citohet nga rrjeti televiziv amerikan, NBC, "Është një burr i cili pa bujë të madhe mbron të vërtetën dhe drejtësinë", dhe i cili sipas tij, "ka një mëshirë të jashtzakonshme për të varfërit.'' Gjithnjë sipas NBC, ndërkohë që vendi i tij ishte prekur nga një krizë e madhe ekonomike, ish-Kardinali Jorge Mario Bergoglio, tani Papa Françesku, mori rolin e mbrojtësit të drejtësisë shoqërore, duke komentuar se, ''ne jetojmë në një pjesë të botës ku dallimet ekonomike janë tepër të theksuara, në një ekonomi që është rritur aq shumë, por që në të njëjtën kohë, në të vërtetë, nuk ka ulur aspak nivelin e varfërisë.'' Duke vënë në dukje preokupimin e madh të Papa Françesk-ut për pa drejtësitë dhe dallimet shoqërore të rajonit nga vjen ai, gazeta katolike National Catholic Reporter e citon atë tu ketë thënë ipeshkvinjve të Amerikës Latine se në atë pjesë të botës gjithnjë vazhdon, ''dallimi i madh në të ardhura dhe në mundësitë ekonomike, gjë që krijon një situatë mëkati shoqëror që për ta përmirësuar nevojitë ndërhyrjen e Perëndisë dhe i cili njëkohësisht kufizon mundësitë për një jetë më të mirë për shumë vëllezër e motra tona'', tha ai.

Analistë dhe komentues thonë se zgjedhja e Papës Françesk, i cili është i njohur për punën e tij kushtuar të varfërve në vendet e botës në zhvillim e sipër, mund të përqëndrojë më dukshëm veprimtarinë e Kishës Katolike në këtë fushë dhe t'u japë shpresë katolikëve në vendet në zhvillim e sipër se vlerat shpirtërore që rrjedhin nga katolicizmi mund të ndihmojnë edhe në sigurimin e përparimeve shoqërore, politike dhe ekonomike për ato shoqëri. Por, sipas të njëjtëve analistëve, Papa Françesk do të detyrohet të merret menjëherë edhe me problemet dhe sfidat e mëdha me të cilat përballet Kisha Katolike, me qëllim që ato të mos përsëritën më, përfshirë përgjegjësitë morale në lidhje me skandalet më të rënda të kohërave moderne që kanë pllakosur këtë institucion dy mijë vjeçar, korrupsionin e mundshëm që përflitet të ketë prekur Bankën e Vatikanit si edhe përpjekjet për të të lëvizur burokracinë e ngurrët të Vatikanit.

Kisha Katolike, si çdo organizatë dhe institucion në këtë botë përbëhet nga njerëz dhe njerëzit janë mëkatarë. Edhe njëri prej apostujve, Juda Iskariot tradhëtoi Jezu Krishtin për një grusht para të kohës. Gjatë historisë ka patur, ka sot dhe do të ketë në të ardhmen plot juda-iskariotë, madje edhe në radhët e Kishës. Por Papa Françesku, i dalur nga urdhëri Jezuit dhe si intelektualët e tjerë jezuitë, ai gjatë gjithë jetës së tij është përqëndruar në përmirësimin e jetës shpirtërore dhe shoqërore për të gjithë bijtë e bijat e Perëndisë, duke dhënë shembull me jetën e tij shpirtërore, fetare dhe shoqërore. Vitin që kaloi, sipas medias amerikane, ai akuzoi disa zyrtarë kishtarë për hipokrizi, duke thënë se harrojnë se Jezu Krishti bënte shoqëri dhe kujedesej për më të varfërit dhe të sëmurët e kohës së tij. Me qëllim për të forcuar ndjenjen se ai beson në ato që predikon dhe se është serioz për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, ai siç duket e mori emëri Françesk për të demonstruar respektin dhe vlerësimin e tij për Shën Françeskun e Asizit, i cili simbolizon përvujtërinë dhe mbështetjen për të varfërit -- dhe Shën Françeskun e Ksavierit, që ishte edhe bashkthemelues i urdhërit Jezuit, një urdhër ky që njihet për kushtimin ndaj drejtësisë shoqërore, shkencës dhe arsimit. Të dy këta shënjtër janë shembuj të jetës shpirtërore dhe materiale për Kishën në këtë botë dhe Papa Françesku, sipas të gjitha të dhënave që kanë filluar të dalin në dritë, ai tërë jetën e kaloi sipas shembullit të këtyre shënjtërve, duke hequr dorë nga shërbëtorët dhe nga jeta luksoze në pallatin e Kardinalit si dhe nga makina dhe shoferi, duke demonstruar në këtë mënyrë se sa seriozisht e merr ai përkushtimin e tij -- si person dhe tani si udhëheqës i një miliardë e dy qind milionë katolikëve ndaj -- ''drejtësisë, paqës dhe të varfërve',' në të gjithë botën.

Në këtë mënyrë dhe për realizimin e këtyre idealeve madhore për njerëzimin, Papa Françesku u tha mijëra të pranishëmve dhe miliona të tjerëve anë e mbanë botës të mërkurën në sheshin e Shën Pjetrit, pasi u zgjodh Papë: "Le të fillojmë këtë udhëtim, ipeshkvi dhe populli së bashku, këtë udhëtim të Kishës së Romës që me dashuri dhe bamirësi drejton të gjitha kishat, një udhëtim ky i vëllazërimit në dashuri dhe në besim në njëri tjetrin. Le të lutemi gjithmonë për njëri tjetrin. Le të lutemi për të gjithë botën që të mund të realizohet një ndjenjë e madhe vëllazërimi për të gjithë pa dallim'', ishin këto fjalët përshëndetse të Papës Françesk të posa zgjedhur drejtuar ''Urbis et Orbi", qytetit të Romës dhe botës.



Papa Françesku

Në një lagje të varfër të Buenos Aires, 2007

Papa Françesku


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEJA DHE SHAMIA, JO NË SHKOLLAT SHQIPENga FAHRI XHARRA (03.15.2013)
HISTORIA NË ANKAND...Nga JUSUF BUXHOVI (03.13.2013)
HAPNI AMBASADËN NË WASHINGTON!PËR NJË PËRFAQËSI MË TË DENJË DIPLOMATIKE NË WASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.13.2013)
MBI PROPOZIMIN E AMBASADORIT BRITANIKNga SHABAN MURATI (03.11.2013)
30-VJETORI I FJALIMIT MBI PERANDORINË E SË KEQES DHE FUQIA E SË VËRTETËSNga FRANK SHKRELI (03.11.2013)
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
BAROMETRI DIPLOMATIKDAÇIQI DEMANTOI RRENËN SHEKULLORE GJITHËSERBE, SE “KOSOVA ËSHTË SERBI”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.10.2013)
KATUNDARËT E POLITIKËS SHQIPTARE I LIDHIN ORIGJINA, PAZARET DHE DASHNORET, QEVERISJA MARRËVESHJE E MBYLLURNga SHENASI RAMA (03.09.2013)
QEVERIA KUNDËR SHTETITNga XHEMAL AHMETI (03.09.2013)
PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI TË BOJKOTOJNË E KUSHTËZOJNË ZGJEDHJEN E VUJANOVIÇIT PRESIDENT ME ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE TË TYRENga RAMIZ LUSHAJ (03.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]