VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA VIZITON LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 10:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PRESIDENTI OBAMA VIZITON LINDJEN E MESME
Nga FRANK SHKRELI

E Hënë, 03.18.2013, 08:03am (GMT+1)



Shtëpia e Bardhë njoftoi se në udhëtimin e tij të parë në mandatin e dytë, Presidenti Barak Obama do të vizitojë këtë javë Lindjen e Mesme, me ndalesa në Izrael, Bregun Perëndimor dhe në Jordani. Shtëpia e Bardhë tha se vizita në atë pjesë të botës është një rast i rëndësishëm për tu takuar me udhëheqjen e re të Izraelit dhe për t'iu drejtuar popullit izraelit me një fjalim, si edhe për të zhvilluar bisedime dhe takime me udhëheqësit dhe popullin palestinez, me Mbretin e Jordanisë dhe me qytetarët e kësaj mbretërie.

Zëvëndës Këshilltari për Komunikimet Strategjike të Këshillit Kombëtar, Zoti Ben Rhodes komentoi vizitën e Presidentit amerikan në Lindjen e Mesme si dhe disa prej çështjeve mbi të cilat Zoti Obama do të zhvillojë bisedime gjatë takimeve të tija. Ai tha në një video mesazh se Presidenti Obama, me të arritur në Izrael të Mërkurën, do të takohet me Presidentin e atij vendi Zotin Shimon Perez dhe me Kryeministrin Netanjahu me të cilët, sipas zëdhënsit të Shtëpisë së Bardhë ai do të bisedojë mbi një sërë çështjesh, përfshirë gjëndjen në Siri dhe në Iran. Pas vizitës me udhëheqsit izraelitë, sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama do të shkojë në qytetin Ramallah ku do të takohet me Presidentin Abas të Autoritetit Palestinez, me qëllim për të ritheksuar përkrahjen amerikane ndaj aspiratave palestineze për një shtet të vetin krah për krah me shtetin e Izraelit.

Por, Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë nepërmjet zëdhënsve të saj, se presidenti Obama nuk është duke sjellur ndonjë plan të ri për paqë në Lindjen e Mesme, ndonëse qëllimi i vërtetë i vizitës së tij në atë rajon -- sipas tyre -- është që të komunikojë drejtë për së drejti me popujt izraelit, jordanez dhe palestinez mbi të ardhmen që dëshirojmë të ndërtojmë së bashku në atë rajon, sipas zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë, Zotit Ben Rhodes. Pas qëndrimit të tij në Izrael, Presidenti Obama do të vizitojë Jordaninë ku do të ketë mundësi të takohet me Mbretin Abdullah me të cilin do të diskutojë reformat politike që Mbreti ka ndërmarrë tanimë në Jordani. Gjatë vizitës së presidentit amerikan në Aman, udhëheqsit e të dy vendeve do të diskutojnë gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballet i gjithë rajoni, përfshirë edhe gjëndjen e refugjatëve sirianë -- ndërkohë që vetëm në Jordani janë strehuar nja 400.000-- ku kanë kërkuar mbështetje dhe ndihma humanitare, si dhe angazhimin e vazhdueshëm amerikan për një të ardhëme më të mirë me një demokraci më të madhe dhe për paqë në atë rajon, përfundoi ndihmës këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për çështje të sigurimit kombëtar, Zoti Ben Rhodes.

Javën e kaluar, Presidenti Obama u takua veças me një grup udhëheqësish arabo-amerikanë si dhe me udhëheqës të organizatave pro-izraelite në Amerikë për të dëgjuar pikëpamjet e tyre në lidhje me gjëndjen në Lindjen e Mesme, para se të udhëtonte në atë rajon plot turbullira. Presidenti Obama, u tha udhëheqësve të organizatave pro-izraelite, se gjatë kësaj vizite ai nuk do të sjellë ndonjë propozim të ri për paqë megjithëse në fillim të mandatit të tij kishte premtuar se dipomacia për për paqë në Lindjen e Mesme do të ishte një prej përparësive të tij kryesore. Mirëpo, ai u tha atyre se çështja bërthamore e Iranit dhe lufta civile në Siri pritet që të jenë në rendin e ditës.

Ndërkaq, udhëheqësit e organizatave arabo-amerikane të cilat në të kaluarën e kanë kritikuar Presidentin Obama se nuk ka bërë mjaft për kauzën palestineze, pas takimit me "˜të në Shtëpinë e Bardhë, u shprehën për median se nga takimi, ''kishin mbetur të kënaqur pasi atyre iu dha rasti që t'i paraqisnin shefit të Shtëpisë së Bardhë rekomandimet e tyre si edhe mesazhet që ai duhet t'i paraqesë popullit palestinez gjatë vizitës së tij''. Në deklaratën e tyre për shtypin ata thanë se, ''nepërmjet angazhimit të vazhdueshëm, të balancuar dhe konstruktiv, Shtetet e Bashkuara mund të ndërmjetësojnë arritjen e një zgjidhjeje të përherëshme të konfliktit izraelito-palestinez.''

Administrata amerikane e ka bërë të qartë dhe e ka theksuar disa herë gjatë javës së kaluar se vizita e Presidentit Obama në Lindjen e Mesme nuk ka për qëllim paraqitjen e ndonjë plani për paqë, madje Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se, ''ne nuk po shkojmë atje për t'u dorëzuar palëve ndonjë plan, ose për tu thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Unë dua të konsultohem'', tha ai, ''dhe presidenti dëshiron të dëgjojë'', pikpamjet dhe qëndrimet e protagonistëve me të cilët do të takohet gjatë qëndrimit të tij në rajon.

Jo vetëm administrata vetë, por sipas një sondazhi, të ndërmarrë nga firma McClatchly-Marist, as amerikanët në përgjithësi, nuk presin ndonjë përparim ose rezultat të dukshëm nga vizita e Presidentit Obama këtë javë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që 65 për qind thonë se vizita e Presidentit amerikan në Lindjen e Mesme nuk do të ndihmojë në rifillimin e negociatave midis Izraelit dhe Palestinezëve. As ekspertët e çështjeve të këtij rajoni nuk presin ndonjë arritje nga vizita e Zotit Obama në atë rajon. Autori i librit , "Udhëkryqi: E ardhmja e Partneritetit Strategjik Amerikano-Izraelit, Haim Malka i Qëndrës Për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington u citua nga media të ketë thënë se, "Ky udhëtim ka të bëjë më shumë me manazhimin e problemeve të Lindjes së Mesme, se sa me zgjidhjen e këtyre problemeve". Ndërsa analistë të tjerë thonë se administrata Obama me qëllim po i pakëson shanset e ndonjë përparimi të dukëshëm gjatë kësaj vizite, me qëllim që nëqoftse me të vërtetë shënohet madje edhe suksesi më i vogël, administrate mund të marrë kredi për një arritje madje edhe në kundrështim me sa prietj.

Presidenti Obama me Mbretin Abdullah të Jordanisë

Presidenti Obama me Kryeminsitrin izraelit Netanyahu

Presdenti Obama me udhëheqësin palestinez Abas


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PERIKLIU E PËRKUFIZON DEMOKRACINË E – UNË PYES A NDODH KËSHTU NË SHQIPËRI?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.17.2013)
GJUHA AMTARE NË DIASPORËEsé nga SOKOL DEMAKU (03.17.2013)
PËRDERISA POLITIKANËT SLLAVOMAQEDONAS PUNOJNË EDHE NATËN, POLITIKBËRËSIT SHQIPTARËT FLEJNË EDHE DITËNNga IBRAHIM ABEDINI (03.15.2013)
Z. OBAMA SHKON NË IZRAELNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.15.2013)
NJË NJERI I THJESHTË PËR NJË DETYRË TË MADHE PAPA QË ERDHI 'NGA FUNDI I BOTËS'Nga FRANK SHKRELI (03.15.2013)
FEJA DHE SHAMIA, JO NË SHKOLLAT SHQIPENga FAHRI XHARRA (03.15.2013)
HISTORIA NË ANKAND...Nga JUSUF BUXHOVI (03.13.2013)
HAPNI AMBASADËN NË WASHINGTON!PËR NJË PËRFAQËSI MË TË DENJË DIPLOMATIKE NË WASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.13.2013)
MBI PROPOZIMIN E AMBASADORIT BRITANIKNga SHABAN MURATI (03.11.2013)
30-VJETORI I FJALIMIT MBI PERANDORINË E SË KEQES DHE FUQIA E SË VËRTETËSNga FRANK SHKRELI (03.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]