E Mërkurë, 10.09.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PËRDERISA POLITIKANËT SLLAVOMAQEDONAS PUNOJNË EDHE NATËN, POLITIKBËRËSIT SHQIPTARËT FLEJNË EDHE DITËN
Nga IBRAHIM ABEDINI

E Premte, 03.15.2013, 07:38pm (GMT+1)



Sot më datë 15.03.2013 në gazetën e Shkupit "Veçerni novosti", që del në gjuhën sllavo-maqedonishte, lexova artikullin e Gruevskit të mbajtur para publikut maqedonas në Kërçovë dhe me të shpejtë shkrova këtë koment që mua më duket se është i arsyeshëm dhe për t´u lexuar: - Gruevski, kryeministri i maqedonasve, nga qyteti i Kërçovës proklamon me të madhe se: -Kërçova do të mbetet në dorën e fortë të maqedonasve dhe kurrsesi nuk duhet lejuar që ajo të bjerë në dorën e shqiptarëve, dhe këtë e potencon me zë të lartë dhe me bindje të pastër. Shtrohet pyetja: - Përse ky luftënxitës derdh një mori akuzash ndaj shqiptarëve, pikërisht në prag të zdhedhjeve lokale? Shqiptarë të nderuar dhe të zgjuar, a nuk janë fjalët e këtij Gruevski, produkt i njejtë me ato të udhëheqësve sërbë, që në kurriz të shqiptarëve, duke e ngritur lartë zërin e nacio-shovenizmit sllav, kërkon të marrë sa më shumë vota për të mbajtur Kërçovën me duar të hekurta dhe pastaj, për të realizuar edhe më tej spastrimin etnik të shqiptarëve.

Premtimi i tij qytetarëve të etnisë sllavo- maqedonase se do hap vende të reja pune, pikërisht në minierën e hekurit, territor ku banojnë vetëm maqedonas sllavë, është edhe një dëshmi tjetër e politikës së tij diskriminuese dhe me qëllim antishqiptar, me tendenca për t´i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike. Zëri i tij, i ashpër dhe plotë vrer ndaj shqiptarëve, duhet të na zgjoj dhe të na shqetësoj në masë të madhe të gjithve dhe jo vetëm udhëheqësit tanë politik. - Përse kërkon Gruevski që me çdo kusht të mbaj Kërçovën dhe Strugën nën administrimin e fortë të regjimit të tij diktatorial? Çështja është e kjartë, e pastër si uji i liqenit të ohrit, për të gjithë politikanët shqiptarë që janë largpamës dhe jo vetëm për politikanët që na përfaqsojnë , por edhe për të gjithë shqiptarët që e ndjekin situatën politike në vend, qofshin nga jashtë apo nga brënda, duhet të jenë të shqetësuar. Politika e tij e jashtë ligjshme që u servua vetëm në Kërcovë dhe në Strugë, duke u bashkuar dy partitë Sllavo-maqedone, që deri dje akuzonin njëri tjetri si dy armiq, tani u bashkuan në një të vetme, me një qëllim të vetëm:" të fitohen shqiptarët".

A nuk ju kujton fjalimi i tij në Kërçovë, përpara simpatizantëve maqedonas të bashkuar, propozimet e palës sllavo-maqedonase për ndarjen e maqedonisë, që ishte një aktualitet fill pas luftës të 91-shës? Këtë mendim dhe plan ogurzi e ka të ngulur në mëndje Nikolla Gruevski, ministri i maqedonasve. Për të dhe për shumë të tjerë maqedonas, problemi më i madh qëndron tek pastrimi etnik i Kërçovës dhe Strugës, që pastaj të marrë pa problem pjesën e maqedonisë perëndimore, që edhe ashtu e ka të marrë se, Manastiri, Resnja dhe Ohri nuk kanë më numër të madh shqiptarësh. Lufta e tij, tani bëhet për (Kërçovën dhe Strugën). - Akuzonë shqiptarët me patëdrejtë duke ia mveshur se: - partitë shqiptare organizojnë ardhje të emigrantëve me autobusa dhe aeroplanë, vetëm e vetëm që të fitohet Kërçova nga shqiptarët. A nuk duhet t´u vi rëndë shqiptarëve kudo që janë se një Gruevski i gjatësisë 1.60cm, nga Kërçova na dërgonë mesazh të pastër se: -Kërçova, e njejta vlenë edhe për Strugën, duhet të mbesin në dorën e maqedonasve dhe që spastrimi etnik të vazhdoj me ritëm të shpejtuar dhe me avazin e njejtë e të heshtur në kohë të sotme kur liderët e mëdhenj shqiptarë fryhen për bashkim kombëtar.

A nuk na mjaftojnë incidentet, rrahjet e qëllimta të nxënësve të shkupit të para disa ditëve, për të kuptuar se ato nuk ishin raste të izoluara por ishin skenarë të pregaditur të politikës së tij antishqiptare, që ka udhëhequr që nga fillimi. - Shqiptarët duhet të mësojnë nga fjalimi i Gruevskit. Kur Gruevski thotë se:" shqiptarët do të vinë të organizuar nga jashtë për të votuar", Këtë gjë partitë politike duhej ta kishin bërë më heret. Por më vjen keq ta them se, udhëheqsit tanë nuk kanë kohë të mendojnë kaqë gjatë. Unë i porosis se, nëse ata që merren me politikë dhe i përfaqësojnë shqiptarët në instancat më të latra dhe nuk din të mendojnë vetë, le të mësojnë nga kundërshtari i tyre që e ka emrin Nikolla Gruevski. Duhet analizuar më tej se: - Përse i akuzon përsëri shqiptarët se të organizuar do vinë të votojnë në zgjegjet lokale të 2013- ës. Të nderuar vëllezër dhe motra, e bënë këtë Gruevski me klikën e ti, për të mbuluar ardhjen e organizuar të maqedonasve nga shtetet e jashtme siç është, Kanadaja, Australia, Norvegjia e Danimarka dhe vende të tjera. "Sulmi është mbrojtja më e mirë", kjo është motoja e strategjisë së këtij politikani dhelparak. Unë do të kisha qenë i gëzuar dhe do i kisha duartrokitur fjalëve të nxehta të Gruevskit, sikur të ishte e vërtetë që shqiptarët të vinin në vendlindjen e tyre, në tokën e stërgjyshërve, të organizuar apo edhe me iniciativë të tyre private, për të votuar dhe për të thyer fjalët e Gruevskit dhe ëndërrën e tij të madhe për të marrë Kërçovën dhe Strugën. Se me fitoren e Kërçovës dhe Strugës shqiptare do të bien përjetë në humnerë edhe idetë edhe aspiratat e Gruevskit dhe akademikëve të tij për të aneksuar edhe pjesën më të madhe perëndimore të maqedonisë shqiptare.

Qëllimi i votimit më 24 mars. Shtrohet pyetja: - Përse nuk u caktuan zgjedhjet lokale më një datë në kohë të pushimeve në korrik të 2013-ës. Kjo datë e korrikut është kohë pushimi në të gjithë botën. Kjo datë i pengonte Gruevskit dhe i shtinte frikën në bark. Ai e dinte mirë numërin e vërtetë të shqiptarëve që punojnë jashtë vendit dhe e dinte mirë se ajo datë do i sillte humbjen jo vetëm në këto dy qytete, por edhe në të tjera qytete të paraqiten me shumisë sllave, që ai edhe sotë i administron me dorën e hekurt. Kjo është edhe një arsye më shumë që shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar nga politika e këtij politikani me pretendime të egërta nacio-shoveniste. Shtrohet pyetja: - Sa janë duke punuar politikanët shqiptarë në maqedoni. Unë mendoj se shqiptarët duhen të jenë më të ashpër në reagimet e tyre politike. Duhet të ndryshojnë strategji sa herë të kërkohet nevoja (Gjithmonë duke u vërsulur në kundërsulm të çdo potezi që vjen nga politikanët maqedonas dhe që ka për qëllim antishqiptar). Këtu e kam fjalën për atë parti që është në kualicion me pushtetmbajtësit. Dua të kujtoj se përderisa maqedonasit mbajnë mitingje për të fituar, shqiptarët në Strugë me BDI-në mbajnë koncert për t´u argëtuar. Ne i përziem gjërat pa e ditur se ku jemi nganjëherë. Një proverb popullor thotë: " Mos i zbath brekët pa ardhur tek lumi". Pjekuria politike, Servilizmi, heshtja dhe lejimi i tepërt i shpirtgjërësisë shqiptare ndaj të tjerëve gjithmonë na ka sjell dëm dhe humbje. Si në një përfundim të shkurtër të këtij artikulli të shkruar me të shpejtë, i bëj me dije udhëheqësve politik që të mbajnë të gjallë amanetin e luftëtarëve të UÇK-së dhe të punojnë jo vetëm ditën dhe natën, por edhe ditëve të pushimit. Dhe përderisa Gruevski i bënë thirrje vetëm qytetarëve të tij sllavo-maqedonas dhe i ndanë shqiptarët nga maqedonasit në baza etnike, duke mos e përfillur principin e shtetësisë, se jetojmë më një shtet, mua nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se t´iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin të gjithë masovikisht në votime dhe të votojnë për Strugën dhe Kërçovën shqiptare.

Shkruar më 15.03.2013


IBRAHIM ABEDINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Z. OBAMA SHKON NË IZRAELNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.15.2013)
NJË NJERI I THJESHTË PËR NJË DETYRË TË MADHE PAPA QË ERDHI 'NGA FUNDI I BOTËS'Nga FRANK SHKRELI (03.15.2013)
FEJA DHE SHAMIA, JO NË SHKOLLAT SHQIPENga FAHRI XHARRA (03.15.2013)
HISTORIA NË ANKAND...Nga JUSUF BUXHOVI (03.13.2013)
HAPNI AMBASADËN NË WASHINGTON!PËR NJË PËRFAQËSI MË TË DENJË DIPLOMATIKE NË WASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.13.2013)
MBI PROPOZIMIN E AMBASADORIT BRITANIKNga SHABAN MURATI (03.11.2013)
30-VJETORI I FJALIMIT MBI PERANDORINË E SË KEQES DHE FUQIA E SË VËRTETËSNga FRANK SHKRELI (03.11.2013)
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
BAROMETRI DIPLOMATIKDAÇIQI DEMANTOI RRENËN SHEKULLORE GJITHËSERBE, SE “KOSOVA ËSHTË SERBI”!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.10.2013)
KATUNDARËT E POLITIKËS SHQIPTARE I LIDHIN ORIGJINA, PAZARET DHE DASHNORET, QEVERISJA MARRËVESHJE E MBYLLURNga SHENASI RAMA (03.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]