***Projektmarrëveshja spekuluese e"Blic-it" të Beogradit, e publikuar më 17
mars 2013, sfidon edhe Prishtinën, edhe Brukselin, edhe Uashingtonin se
Beogradi zyrtar ende nuk është i gatshëm të braktisë politikën e Serbisë së
Madhe të Slobodan Milosheviqit, pavarësisht se thirret në "Rezolutën e AP-së të
OKB-së 64/298, të datës 13 shtator 2010, në Rezolutën e KS të OKB-së 1244/1999,
dhe në Opinionin këshillëdhënës të GJND-së të 22 korrikut
2012."'(www.blic.rs/17/03/2013), kjo nuk përbën kurrfarë baze reale për
arritjen e ndonjë kompromisi politik, të pranueshëm për Prishtinën zyrtare
ngase në mënyrë improvizuese dhe të ashtuquajtur demokratike dhe paqësore
prejudikon copëtimin territorial të Republikës së Kosovës.
-JO, asnjë marrëveshjeje me Beogradin që cenon tërësinë territoriale të Kosovës
së pavarur dhe sovrane!
Edhe sipas Projektmarrëveshjes spekuluese, të lansuar në gazetën ditore serbe
"Blic" të Beogradit, më 17 mars 2013, Kosova Veriore, do të shndërrohej në një
rajon autonom politik dhe territorial serb nën zotërimin e Beogradit, të
shkëputur nga KONTROLLI i pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe kushtetues të
Republikës së Kosovës (17.02.2008) e jo kurrfarë "RAJONI EVROPIAN" nën
zotërimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës, siç thuhet naivisht dhe diletantisht
në 10 pikat e Projektmarrëveshjes së theksuar të"Blicit".
Duke qenë se negociatat serbo shqiptare, të zhvilluara tete a tete ndërmjet
kryeministrit serb, Ivica Daçiq dhe kryeministrit shqiptar Hashim Thaçi, të
ndërmjetësuara nga kryediplomatja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian
(BE), Catherine Ashton, po hynë në fazën përfundimtare të tyre për zgjidhjen e
problemit politik të minoritet serb në Kosovë, Beogradi zyrtar ka aktivizuar
edhe "fuqinë e shtatë" të politikës propagandistike të nëndheshme, që të
ndikojë në krijimin e opinionit publik që pjesa veriore e Kosovës, të fitojë
statusin e një autonomie speciale politike dhe territoriale në frymën e Kartës
së Evropës për rajonizimin e qeverisjes lokale të vendeve të ndryshme të Evropës.
Mirëpo, ne nuk guxojmë të bijmë në një grackë të tillë manipuluese të politikës
dhe të propagandës së zezë të autoriteteve zyrtare të Beogradit, pavarësisht se
në mënyrë deklarative thirren në vlerat dhe në standardet e BE-së, gjoja se me
akceptimin e një ndonjë lloj autonomie për serbët e veriut të Kosovës, do të
vinte në shprehje, jo vetëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe
Prishtinës, por, së këndejmi, do të përfitonin edhe, siguria, stabiliteti dhe
paqja në Ballkan.
Përkundrazi, me "atomizimin" e territorit verior të Kosovës në dobi të serbëve
dhe të Serbisë, do të pësonin një grusht të rëndë shkatërrimtar këto tri
atribute vlerore të përmbajtjes së ekuilibrit të marrëdhënieve të vendeve
ballkanike, sepse, me "rajonizimin evropian" të Kosovës veriore në bazë të
Kartës së Evropës, do të vinte në shprehje edhe rajonizimi i territorit të
Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. Më pastaj rajonizimi i Sanxhakut të
Novi Pazarit, rajonizimi i pjesës hungareze dhe i asaj kroate të Vojvodinës,
rajonizimi i territorit shqiptar në Mal të Zi, si dhe rajonizimi i territorit
shqiptar në Maqedoni.
Kjo, e ashtuquajtur "Projektmarrëveshje" për Beogradin dhe për Prishtinën,
është sajesë toksikologjike e propagandës së zezë të nëntokës së qarqeve të caktuara
politike, mediale dhe të shërbimeve të ndryshme informative serbe të Beogradit,
që ka për qëllim të vërë në dukje faktin se as kryeministri Ivica Daçiq e as
presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk duhet të tërhiqen nga "vijat e
kuqe", të sanksionuara në Kushtetutën dhe në Rezolutën e Kuvendit të Republikës
së Serbisë, se "Kosova është province e Serbisë".
Prandaj, edhe pse 10 pikat e kësaj Projektmarrëveshjeje sepkuluese si
pikëmbështetje kanë Kartën e BE-së së rajonizimit të qeverisjes lokale, si dhe
Planin e Marti Ahtisarit gjoja për evropianizimin, jo për rajonizimin serb të
Kosovës Veriore, kjo, në asnjë variant, nuk duhet pranuar nga pala negocuiese
shqiptare, sepse sheshit është në funksion të copëtimit territorial të
Republikës së Kosovës në favor të minoritetit kolon serb.
Mirëpo, nëse eventualisht, kryeministri Hashim Thaçi do të nënshkruante çfarëdo
lloj marrëveshjeje me homologun e tij serb, Ivica Daçiq në Bruksel, që do të
nënkuptonte a paragjykonte njohjen e autonomisë politike dhe territoriale
minoritetit serb në Veriun e Kosovës, kjo do të ishte me pasoja fatale ngaqë
GARANT i zbatimit dhe i "përjetësisë" së saj në terren, do të ishte vetë BE-ja,
do të thotë faktori ndërkombëtar.
Pavarësisht nga rrethanat e krijuara ekzagjeruese politike dhe nga atmosfera
eurofirke e zhvillimit të dialogut Daçiq Thaçi në Bruksel për normalizimin e
marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës (se atje do arrihet një "marrëveshje
historike"ndërmjet Kosovës dhe Serbisë) pala negociuese e Kosovës me në krye Hashim
Thaçi, nuk duhet të nënshkruajë asnjë marrëveshje me palën serbe, që do të
parakuptonte ose prejudikonte njohjen e ndonjë statusi special autonom për
serbët në Veriun e Kosovës mbase ajo do të kishte efekt negativ dhe asgjësues
për tërësinë territoriale dhe për sovranitetin e plotë të Republikës së
Kosovës.
Ndonëse publikimin e kësaj Projketmarrëveshjeje të "BLIC-it" e kanë hudhur
poshtë si inekzistente, edhe kryeministri qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq,
edhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ministri i tij i
Jashtëm, Enver Hoxhaj, si disa qarqe zyrtare të BE-së,, kjo është një lloj
paralajmërimi serioz për palën shqiptare, se diç e ngjashme mund të shtrohet
për debat në tryezën e gjelbër diplomatike të Brukselit nën drejtimin e mediatores
së BE-së, Catherine Ashton, e cila në takimin e saj në Prishtinë me
kryeministrin Hashim Thaci dhe, në Beograd me kryeministrin serb, Ivica Daçiq,
nuk debatoi me ta për ndonjë projektmarrëveshje të tillë spekuluese, siç e ka
publikuar gazeta serbe e Begradit "Blic", të cilën duhet kuptuar më tepër si
një test provokues politiko-propagandistik dhe diplomatik të qarqeve drejtuese
zyrtare të Beogradit ndaj palës negociuese shqiptare të Kosovës, që ajo të
pranojë një propozim të tillë, të diktuar dhe të imponuar, që do të favorizonte
pretendimet territoriale dhe ambiciet e pashterrura ekspansioniste të Serbisë
kolonialiste dhe hegjemoniste ndaj Republikës së Kosovës së Shqipërisë Etnike.
Nuk ka traktat paqësor me Beogradin, pa njohjen paraprake të pavarësisë së
Kosovës nga ana e Serbisë!!!
-ATË ÇKA E KAM POHUAR DHE PUBLIKUAR QË NGA VITI 1990 (në shqip dhe në anglisht)
NË FAVOR TË SË DREJTËS SË VETËVENDOSJES SË KOSOVËS, NË ORIGJINAL, PO E
PËRSËRIS, DUKE E MBROJTUR ME ARSYE DHE ME NGULMË (DUKE U BAZUAR NË ARGUMENTET E
QËNDRUESHME TË SË DREJTËS HISTORIKE DHE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE), EDHE SOT,
MË 2013, SE KOSOVA KURRËNJËHERË NUK KA QENË PRONË LEGALE, POR VETËM PLAÇKË
KOLONIALE E SERBISË SË MADHE. PRANDAJ, AS POLITIKA E AS SHQIPTARËT E KOSOVËS,
PËRKATËSISHT TË SHQIPËRISË ETNIKE, NUK KANË ASNJË ARSYEJE VALIDE PSE TË
DIALOGOJNË ME SERBINË KOLONIALISTE DERISA AJO NUK E NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS.
-THJESHT, NUK KA SE ÇFARË TË DIALOGOHET AS ME DAÇIQIN E AS ME NIKOLIQIN DERISA
ATA MBROJNË ""VIJAT E KUQE"' TË KUSHTETUTËS SË SERBISË, SIPAS SË CILËS "˜"KOSOVA
ËSHTË E SERBISË''!!!???
Mirëpo, kujt t'i thuash se akrepat e ndryshkur të busullës së politikës
kolonialiste të Beogradit ndaj Kosovës, ndaj Preshevës, ndaj Bujanocit, ndaj
Medvegjës dhe ndaj Sanxhakut të Novi Pazarit, ende nuk kanë ndyrhsuar e as nuk
janë zëvendësur me "akrepa të rinj", që do të tregonin kohën e re të prezencës
evro-perëndimore dhe amerikane në Ballkan, si gaktorë dhe garantë kryesorë të
sigurisë, të demokracisë, të stabilitetit dhe të paqes.
Dialogimi me Serbinë është humbje kohe, edhe për Prishtinën, edhe për
Brukeslin, edhe për Uashingtonin derisa Beogradi zyrtar nuk e ndryshon kursin e
politikës së vet ndaj Kosovës, të cilën, edhe pas pavarësimit të saj me ndihmën
e Amerikës, të BE-së dhe NATO-s, e konsideron "'territor legal të saj"'.
Ky është problemi kyç, që pengon çdo iniciativë paqësore për normalizimin e
marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Me gjithë politikën utopike dhe
naïve të vullnetit të mirë të autoriteteve zyrtare të Prishtinës, që të
përfundojnë një traktat paqësor me Serbinë, ajo është e pamundur, sepse ka
karakter të njëanshëm (vetëm të palës shqiptare), të cilin Serbia nuk do ta
pranojë kurrë, për shkak të pretendimeve të saj territoriale ndaj Kosovës. Për
këtë qëllim , edhe e ka imponuar dialogun e Brukselit, jo për të zgjidhur asnjë
problem social, politik a ekonomik të minoritetit serb në Veriun e Kosovës.
Pavarësisht nga dëshira dhe vullneti i Hajredin Kuçit (zëvendësministër dhe
minister i Drejtësisë së Republikës së Kosovës), që qeveria e Kosovës, të
përfundojë një"˜'trajtat paqësor'' me Serbinë (para se ajo ta njohë Kosovën si
shtet të pavarur dhe Sovran, ashtu sikurse e njohu Amerika dhe BE-ja), kjo nuk
do të ndodhë në praktikë derisa Serbia kolonialiste, të heqë dorë nga Kosova,
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ashtu sikurse dikur Franca (duke i falënderuar
ish-presidentit të saj largpamës, Charle de Gaulle), që përgjithmonë hoqi dorë
nga sundimi kolonial 135-vjeçar i Algjerisë, duke nënshkruar Marrëveshjet historike
të Evianit më 18 mars 1962, me ç'rast Parisi zyrtar njohu pavarësinë e
Algjerisë.
(fund)