Ishin vitete e para të pas themelimit të LDK-së në Kosovë, kur filluan me ngulm
dhe vullnet të paparë organizimet e mërgatës shqiptare kudo në Evropë dhe në
Amerikë për të përkrahur dhe për të organizuar Degët e LDKse nepër këto shtete.
Vullneti, përkushtimi dhe gatishmëria për këtë u kurorëzua me shpejtësi
marramendëse duke themeluar degët e LDKse, dhe me këtë për herë të parë në
historinë e shqiptarëve dukej një dritë në tunelin zi te investimeve të mafisë
Enver Hoxhiste, që kishte themeluar në bashkëpunim me titistet organizata të
koduara me ideologji staliniste, pra me themelimin e degëve të LDKsë në
mergatën shqiptare përfundimishtë do hapej një kapitill i ri për mërgimtarët që
tani e tutje të ishin edhe vet pjesë përberëse e zhvillimeve, dhe angazhimeve
të duhura për te mëvetsuar Republikën e pavarur të Kosoves.
Në Zvicër ishte entuziazmi i papërshkruar, dhe me shpejtësi themelohet Dega e
LDKse, Degë që me dekadë do të ishte shtylla kryesore e Institucioneve të
Republikës së Kosovës ,dhe përfaqesueseve te saj që do kalonin për mes saj edhe
deri në Amerikë, këtu ishte shtëija e dytë e Presidentit Rugova. Kjo degë me
vite përfaqesonte të gjithë shqiptarët, me shkollën plotesuese shqipe, me
senzibilizimin e opinionit zvicerran, me organizime madheshtore te fushave te
ndryshme për shqiptarët shkurt kjo Degë ishte një Institucion në vete për
shqiptaret, dhe ishte qerdhe e përgatitjeve të luftëtareve për luftën nën
komendën e Institucioneve të Republikës së Kosovës, ja vetëm një kronologji e
shkurtër rreth kësaj dege për te dalur më pastaj te tema në fjalë, që ka për
qëlim ky shkrim:
Kjo Degë ishte e para që themeloi Fondin Humanitar në vitin 1990, që përkiste
me rastin e grevës së përgjithshme popullore në shtatorin e atij viti në
Kosovë. Kryetari i parë i degës së LDKsë në Zvicerr ishte Z. Mr. Shaip Latifi
që së bashku me bashkëpunëtoret e tij bëri më të mirën e mundshme që këtu të
mbisundonte respekti dhe perkrahja ndaj Institucioneve të Republikës. Kjo Degë
themeloi Fondin gjithëkombëtar, e që pastaj shendërrohet në Fondin e qeverisë
së Republikës-3% që paguhej me krenari e vullnet nga qindra mijëra shqiptarë
anë e këndë botes ku funkciononte LDKja, ky Komision i 3% në Zvicerr kishte
1.300 anëtarë të palodhshëm që natën e ditën u angazhuan për tubimin e mjeteve
financiare, që të gjithë ishin LDKista dhe PSHDKista, të tjeret pengonin sa
mundeshin këto aktivitete, kuptohet ishin LPKistet .Dega e LDKsë në Zvicerr
mblodhi miliona e miliona në mënyrë Institucionale për të gjitha akcionet e
shpallura nga qeveria, tuboi miliona për Drenicen- ADEM Jasharin, miliona për
fondin që ne e quajtëm të luftës me nga 1.000 , 2.000 e kishte familje që dhanë
edhe nga 10.000 Fr.-. dega e LDKsë në Zvicer ishte kontribuesja më e
organizuara në perëndim, për degën e LDKsë në Zvicer duhen edhe së paku 10
libra të shkruhen e të thuhen ato që u realizuan me mund dhe sakrifica, nderi
dhe respekti për të gjithë ata që dhanë aq sa munden për shtetëndertim
Dardanie, me paqe dhe me luftë ishim të parët, pa zhurmë dhe bertima ne i
kryenim punët ashtu si kërkohej nga Institucionet. Dega e Zvicres ndihmoi
materialisht dhe me shumë mjete të tjera teknike, PD në Shqipëri, deget e saja
dhe demokracinë atje, kjo Degë ishte nismëtare për formimin e Këshillit
koordinues me subjekte tjera politike në Zvicër.... kjo Degë ishte nismëtare për
themelimin e Kolegjiumit të degëve në perëndim, të gjitha këto në koordinim me
Institucionet e Kosovës dhe Presidentin. Në një referat të tillë mbetet së paku
90% e pa thënë për degën e Zvicres, për aktivistët, anëtarët, dhe familjet e
tyre që vërtet nuk kursyen asgjë për shtetin dhe Institucionet e saj.
Lufta"”Do të ishte e pafalshme që në një rast të tillë mos të shkruhet për një
qështje që me vite ka ngjallë rrëmujë në mendjet e miliona shqiptarëve, pra atë
të Rrezistencës aktive, ose thënë shkurt e shqip, për luftën, për përgatitjet
dhe për ushtrimet, për trajnimet dhe për angazhimet e njerëzve të LDKsë qysh
nga fundi i vitit 1990-91.
Qysh në fillimet e aktivitetev të saja dega e LDksë prioritet i vuri vetes që të
fillohet me përgatitjet për të derguar vullnetarë dhe njerëz të duhur për
ushtrime ushtarake në Shqipëri. Në lidhje me këtë në një takim që përfaqsuesit
e caktuar kishin pasur me Presidentin Rugova, Ak. F. Aganin dhe dr. A. Aliun
rreth këtyre çështjeve, Presidenti Rugova ishte shprehur kështu:" Kush po ju
ndal. Sa më përket mua, e keni letrën e bardhë, por, nese bëni ndonji gabim i
cili e rrezikon çështjen, une do të distancohem nga ju, ngase kërkohet një
kujdes i veçantë dhe një profesionalizëm i lartë" citat nga Mon. e Degës së
LDKsë Zvicer. E gjithë filozofia dhe madhështia e këtyre rreshtave tregon
qartë se qysh me 23 dhjetor 1989 shqiptarët kishin filluar organizimin e paparë
ndonjihere në Evropë e besa edhe në botë për çlirimin e tyre, së pari duke
bashkuar trurin dhe trupin e tij, e së dyti duke afruar miqë të duhur për
kauzën e krijimit të shtetit të dytë shqiptarë. Kështu nga thënja e Presidentit
Rugova doli se rruga hapet për përgatitje Institucionale të shqiptarëve për të
luftuar së fundi rreth çlirimit. Këtë vit edhe përgatitën dy Grupet e para të
cilat veq e veq bashkoheshin në Zürich, dhe nga këtu me autobusë dhe disa me
aeroplanë vazhdonin rrugëtimin drejtë Shqipërisë. Grupin e parë e përbenin këta
atdhetarë e luftëtarë: Ahmet Hoxha, Afrim Zena, Ahmet Zeqiri, Shemsi Krasniqi,
Zahir Pajaziti, Ismet Qerkini, Islam Visoka, Bashkim Leci, Sali Çeku, Kadri
Gubetini, fadil Begu, Ramiz ramadani, Milaim Gerbeshi, Agron Teneqja, Vehbi
Zeqiri, Halil Halili,, Shaip Neziri, Milazim Miftari, Zymer Luli, Shefqet
Brajshori, Sami Vishi, Ylber Topalli, Xhevat...,Zymer Berisha, Hysni..., Mefail
Vishi, Anton Gjini, Arsim Hamiti, Ramadan Pajaziti, Remzi Januzi, Sedat Osmani,
Fatmir Hoxha, Sami Hasani, Bashkim Qerimi.
Grupi i dytë përbehej nga këta atdhetarë e luftëtarë: Hasan Ferizi, Shkelzen
Gjoni, Sami Tahiraj, Osman Ferizi, Muharrem Boba, Hilmi Peci, Ramadan Begu,
Ejup Murseli, Lutfi Jonuzi, Fadil Kadria, Iliaz Kadria, Adem Jashari, Murat
Jashari, Avni Rama, Sahit Jashari, Shaqir salihi, Xhemajl Kelmendi, Naim Gubetini,
Shemsi Zeqiri, Xhavit Gubetini, Faton Gajtani, Isuf Xhemajli, Driton Restelica,
Ekrem Sheholli, Qenan Azizi, Feriz Xhermajli, Nuri Bexheti, Bujar Zeneli, Orhan
Ibrahimi, Jakup Limani, Halil Pollozhi, Mehmet Breznica.
Këto janë vetëm disa shenime të pakëta rreth shumësise¨sëaktiviteteve të kësaj
dege. Kuptohet se në gjithzë këtë angazhim dhe sakrificë të aktivistëve të
LDKsë, pengesat më të mëdha dhe ligësit më të mëdha vinin nga një grup
enveristësh që qëllim kishin futjen e përqarjës dhe të thikës në mes
shqiptareve të mërgates ketu, dhe mjerishte me kohë keto grupe bolshevike me
ndihmen e qarqeve marksiste enveriste të Tiranës dhe Fatos Klosit e Fatos
Nanos, do të arrinin që ata të bëheshin faktor kyq në shpartallimet në mes
shqiptarëve, dhe kronologjia e ngjarjeve e ka vërtetuar këtë, duke futur
njerëz përqarës në struktura kinse ushtarake dhe duke eliminuar Forcat e
Armatosura të Republikës së Kosovës si faktor kyç në çlirimin e saj. Pas gjithë
këtyre marrëzirave komuniste më në fundë ndodhi ajo që ndodhi, dhe me forcën e
Natos dhe SHBA se Kosova û çlirue, dhe më pastaj në të gjitha zgjedhjet e
radhës populli në Kosovë, dhe besa edhe në mergate e tregoi të vërteten se me
kende ishte gjithe ato vite, duke votuar LDKne dhe kryetarin e saj historik edhe
si Kryetar Kosove në të gjitha zgjedhjete Presidentin Ibrahim Rugova.
Fatkeqesishte papritmas vdiq Presidenti Rugova, dhe pas vdekjese së tij LDK ja
si në Kosovë ashtu edhe në mërgat u gjende në një pozitë paralizuese, dhe si
rezultata i makinacioneve, dhe vet te shantazhuarve brenda LDKse filloi
katandosja, dhe shkatërrimi i LDKse, e gjithe kjo me qëllime të caktuara dhe të
shitura në qarqet e grupeve të interesit, dhe të nëntokës së një partie tjeter
kundershtare. Probleme të tilla prekën edhe Degën e LDKse në Zvicër, ku
mjerishte ndodhi një ndarje e panatyrshme si rezultat i apetiteve të dy
njerëzve të kierarkise në Kosovë, Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit, të cilët me
apo pa ¨qellim u bënë pjese kobzezë e shpartallimit të partise më të madhe
demokratike në Kosovë. Pasojat e një shkapërderdhjejej të tillë, dhe të një
ndarjeje të tillë u dukën menjihere në zgjedhjete që pasuan pak para se të
rishpallej pavaresia e Kosovës, dhe kështu vet këta dy persona ia hapen rrugën
PDK së që të vinte në pushtet, dhe të ishte edhe partia e parë në Kosovë. Më
vonë ndodhi rishpallja e pavarësise ku në atë qeveri ishte në koalicion edhe
vet LDK ja, koalocion jo parimor, dhe shkurt kancer që do ta dobësonte LDK ne
edhe më shumë në të gjitha zgjedhjet e radhës.
Tash te ndalemi te mërgata shqiptare e Kosovës në Zvicër, ngase gjendja e
tillë që është në Zvicër mjerishte është edhe në Gjermani e në shtete tjera ku
dikur LDKja kishte 90% të mërgimatreve në radhët e saja. Pas rishpalljesë së
pavaresise fillon të zhvillohet luftë se kush do të ketë më shumë perfaqesuses
nepër perfaqesi diplomatike të Kosoves nepër Evropë dhe bote, konkretisht në
Zvicër si bastioni i LDKsë me dekada, dhe si forcë kryesore në përkrahje të
Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaqi emërojnë ambasador një
njeri të panjohur, për opinionin shqiptarë të Zvicrës, nje emër i cili do të
marri postin si një i afërt i një figure patriotike si i burgosur në ish
Jugosllavi. Me emërimin e tillë qysh në fillim injorohen me mijëra aktivistë,
mërgimatër të dijës, krijues, veprimtarë të mëdhenjë të qështjese shqiptare në
Zvicër të cilët kishin bagazh politik, dhe patriotik që të udhëhiqnin
përfaqësin diplomatike të Kosovës në Zvicër, por jo emërohet njeriu që as
emrin mërgimatërët asnjihere nuk ia kishin dëgjaur, shkurt një anonim të
rrethit të caktuar. E njëjta gjë do të pasonte edhe me përfaqesit konzulare,
kudo janë emeruara njerez që ose vijnë nga Kosova si kusheri, dhe farefisa te
prontove dhe të klaneve të caktuara interesesh e jo njerëz me profesione, dhe
me CV të respektuar për ni shtet si është Zvicra. Ka të punesuar mërgimtare që
sigurishte ishin kundër Institucioneve të Republikes së Kosoves kur LDKja nuk
pushonte natën dhe ditën për të ndihmuar shtetin, luften dhe vet mergimtaret.
Ambasada e Kosovës në Zvicër sot është një çerdhe e LPK istëve, një çajtore e
enveristëve dhe një përfaqësi private e kinse stafit diplomatik, pa asnje
lidhje diplomacie. Ambasada e Kosovës në Zvicër ka injoruar, dhe injoron jo
vetëm LDKne, por injoron edhe të gjithë ata krijues, gazetarë, publicistë,
intelektual e njerëz të veprimeve poltike, që në një apo tjetër mënyre ishin
aktivistë të devotshëm të LDKse, kjo ambasadë që prej fillimit është një
përfaqesi private e PDKsë, dhe e individëve si Adem Demaçi e Rexhep Qosja, në
këtë ambasadë për veprimtarët shqiptare që ishin pjese e LDKse thaujse nuk ka
vend, andaj edhe kam dëgjuar nga shumë shqiptare të cilët thone se as ata nuk
duan ta njofin këtë ambasadë dhe stafin e saj PDKiste.
Që prej themelimit të kësaj ambasade, ky farë ambasadori që ka pasë fatin si në
lloteri ta ketë atë post, asnjihere nuk ka pranuar që të jetë pjesemarrës në
ndonji manifestim edhe me përmasa shtetërore, ky ambasador nuk shkon në
organizime dhe manifestime që i organizon Dega e LDKse në Zvicer as kur aty
festohet dhe i kendohet 28 Nëntorit , apo 17 shkurtit, as kur përurohen krijime
apo libra të krijuesve shqiptare të mërgates në Zvicër, dhe këtu kjarte
kuptohet se pse ky SHOKU nuk e bënë këtë; ky nuk e bënë këtë ngase nuk deshiron
qe në ato manifestime ti shof së bashku fotot e Dy Burrave të Dardanisë atë të
Presidentit Ibrahim Rugova, dhe të Luftëtarit dhe komandantit Adem Jashari, pra
ambasadori nuk e pranon realitetin që në nje manifestim apo organizim ti shof
shqiptaret së bashku, ngase Rugova dhe Ademi janë shqiptare, njeri Preident,
dhe tjetri ushtare i tij dhe Hero lufte. Nga e gjithë kjo del se përfaqësitë
diplomatike të Kosovës në Zvicër janë bastione komuniste, enveriste dhe anti
LDKiste, me këtë kuptohet kjartë se këto përfaqësi nuk e përfaqësojnë
denjësishte thauja se gati 70% të mërgatës shqiptare sepse shumica shqiptare në
Zvicër është ende rugoviste, dhe institucionaliste e jo enveriste. Që kesaj
anomalie t'i ndihmohet kujdeset kush tjeter pos se tash një minister që thuhet
se është minister i diasporës, sa poshtërsi dhe pisllek të quhet minister i
diasporës, kur në realiet do duhej të quhej minister dhe minstri për
mërgimtarët. Kjo farë ministrie dhe ky farë ministri Makolli nuk është asgjë
tjetër veq se një dorë e zgjatur e PDKse, alias LPKse enveriste, andaj edhe
të gjitha aktivitetet që zhvillon ky minister shkojnë përmes përfaqesive PDKiste, e që në realitet do të thote se janë anti LDKiste. Përfaqesitë dhe vet
ministria e Kosoves për "diaspore" janë një organizëm interesi dhe korrupcioni,
janë çerdhe që zbatojnë urdhera dhe zhvatin buxhetin e shtetit për të mos
punuar asgjë, kjo është më se e ditur, dhe shi për këtë shumë mërgimtarë më kanë
dhënë edhe fakte e shënime se si sillen këto përfaqësi njëpartiake karshi mërgimtarëve
shqiptarë në Zvicër. Derisa ambasadori i Shqiperise gjen kohë dhe nderon në të
gjitha manifestimet, dhe organizimet shqiptare pa dallime partiake, ky fare
ambasadori i Kosovës nuk ka "kohë" të nderojë organizimet e LDKse në Zvicër,
ngase sigurisht se më mire kalon nëpër klube ku luhen gurët alla turke...
Për fundë duhet të thuhet edhe kjo se , përfaqesit diplomatike të Kosoves janë
vet pasqyra e shtetit dhe pushtetit të inkriminiuar në krime politike e
ekonomike dhe në korrupcion e shpërlarje parashe, dikur do u del duqi të
gjithave, ngase shqiptarët më nuk bertasin " Rrnoftë" Enver Hoxha por duan
demokraci dhe tranparencë e përfaqësim të gjithanshëm, dhe kjo do të ndodhë
dikur së shpejti edhe në Zvicër.