Qaj facebook me lotë përpjetë. Për mirësjellje, nuk vë pikëçuditje, sepse
thirroren dikush mund ta ngatërrojë me urdhëroren. Lotët përpjetë janë lotë të
rremë, ashtu i ka konceptuar dikur ata muza popullore duke i paraprirë botës së
sotme virtuale. Tjetërgjë ankimet dhe rënkimet e miqve të mi këto ditë
pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23
qershorit nga të ashtuquajturat parti të djathta, të majta apo të qendrës.
Vërtet bota e internetit, konkretisht kjo e facebook, më popullori i rrjeteve
sociale, është një botë virtuale, por prapa emrave dhe pseudonimeve fshihen
njerëz realë ose kolektivitete njerëzore reale, me shpirt, me ndjenja, me
ndjesi. Dhe pikëllimi i tyre, dëshpërimi i tyre, halli dhe gazepi i tyre nuk
mund të mos pasqyrohen në klimën e nderë që po mbretëron në facebookun shqip.
Përpara se të kaloj në hollësi disi më të prekshme, sipas reagimeve të bëra,
dua t'i ndaj në disa kategori miqtë e mi në facebook.
Në kategorinë e parë mund të përfshihen ata miq që prisnin të kenë në lista
njerëzit e tyre, pra miqtë, të afërmit, të njohurit e tyre, shefat e tyre të
derisotëm. Kjo është kategoria më e madhe dhe më e pafajshme. Mungesa e tyre,
po them - fizike, në komentet apo liket, është më e rënda në terrenin tonë virtual.
Kjo kategori, më masivja, më e buta, pra, më morbidja, realisht është edhe më e
ngushëllueshmja. Sepse, ende pa iu tharë lotët për faqe, vihet në kërkim të
emrave të rinj të listave, duke rrëmuar nëpër biografitë e tyre, duke u
përçapur sidomos nëpër pikat e dobëta të shefave të tyre të mundshëm të
ardhshëm. Ende pa ndërruar fleta e pushtetit, këta janë të gatshëm dhe gjithë
ankth e padurim për ta ndërruar fletën.
Rëndom, këta na kanë sulmuar me komentet e tyre, na kanë keqkuptuar, na e kanë
shtrembëruar kontekstin e fjalëve tona, për të treguar sa armiq jemi ne, sa të
përbetuar jemi ne, sa miq janë ata, sa të vendosur për jetë janë ata ndaj
pushtetit, ndaj eksponentëve të pushtetit, ndaj krerëve të pushtetit. Këta
përsëri do të na sulen, do të na qortojnë, do të na i nxjerrin sytë
(virutalisht, ama) për shefat e tyre të ardhshëm. Pa këta, megjithatë, nuk mund të ketë shoqëri, ashtu si pa humus nuk mund të
ketë bimësi, nuk mund të ketë gjelbërim.
Në kategorinë e dytë mund të përfshihen ata miq që prisnin t'i kenë miqtë e
tyre, të afmërmit, shefat apo thjesht të parapëlqyerit e tyre në kreun e
listave, pra, në zonat e ngrohta të tyre. Por, mjerisht, ata kanë përfunduar në
zonat e ftohta. Këta janë të ngrirët. Edhe shpresat e miqve në facebook janë të
ngrira. Janë gjysmëshpresa. Dhe gjysmëshpresuesit janë më keq se të pashpresët.
Sepse mbeten as në qiell, as në tokë. Fati i tyre mbetet në vartësi të fatit të
miqve të tyre të mbetur në frigoriferët e partive.
Kjo kategori është edhe më e hutuara në facebook. Dhe ndikon në sintaksën e
këtyre ditëve, e cila është jashtë çdo norme, jashtë çdo rregulli, jashtë çdo
standardi, nuk është as gjuhë, as letrare, as dialekt, as jodialekt. Është
jashtë çdo natyre të pranueshme të zhargonit global të facebookut dhe të rrjeteve të tjera
sociale.
Po të orvatesh që t'i ngushëllosh këta, me siguri, do të biesh në sherr. Këta
nuk e ngushëllojnë dot veten, nuk i ngushëllon dot kush.
Në kategorinë e tretë janë ata që presin mrekullira. Nga ato të ditës së
fundit, të orës së fundit, të çasti të fundit.
Ka prej tyre që presin të dalë e vërtetë se vërtet Kosovrastët kanë dorëzuar
lista të bardha në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ka prej tyre që presin të
ketë ndryshime në listat gjatë konfirmimit të kandidaturave në Komisionin e
Zgjedhjeve. Hë, i thonë vetes, ndoshta, del ndonjëri me kleçka dhe e zëvendëson
ky tjetri.
Në kategorinë e katërt të miqve janë ata që kanë mëtuar të jenë vet në listat e
kandidatëve për deputetë. Kanë pritur vitin e fundit, kanë pritur katër vitet e
fundit, ndoshta kanë pritur prej kur lindi pluralizmi - apo kur e lindën
pluralizmin, siç thonë ata vetë. Kanë qenë me të gjitha flokët, pa asnjë
rrudhë, pa asnjë thinjë, kur i kanë hyrë valles, tash janë fare pa flokë, tash
janë krejt të thinjur e krejt të rrudhur. Tash iu venitet edhe shansi i fundit.
Këta kanë hapur pamje në facebook. Presin ngushëllime. Ngushëllime në formë
lëvdatash. Në formë përçmimesh të rivalëve - po ku është filani para teje, po
ku i pati sytë partia, po ku shkon pa ty partia.
Këta miq, jo pak sish gjoja realë, na janë distancuar sidomos muajt e fundit,
tërthor apo drejtpërdrejt madje na janë kundërvënë - neve dhe të gjithëve që
kanë pasur mendime ndryshme apo nuanca të ndryshme mendimesh.
Në kategorinë e pestë - kategorinë e triumfuesve tashmë - bëjnë pjesë ata miq,
ndonjëherë edhe realë të dikurshëm. Këta i janë lëkurur liderit, i janë lëkurur
Vëllait të Madh. Këta i kanë vringëlluar shpatat ndaj kundërshtarëve, dhe ne na kanë rreshtuar si të tillë. Pastaj na kanë bllokuar. Dhe janë emëruar menjëherë
zëvendësministra nga partia, nga lideri. Syri i Vëllait të Madh i ka kapur
menjëherë dhe i ka përfshirë automatikisht në lista, madje në kreun e listave,
ndonjëherë jo vetëm atje ku bën më ngrohtë, po edhe atje ku bën më nxehtë, ku
përvëlon.
Këta janë lëkuranët më të pështirë në historinë e politikës aq të pështirë
shqiptare. Dhe me siguri nga eksperimenti kimik ku janë përfshirë do të dalin
pa lënë fare gjurmë tymi, pluhuri as hiri.
Në kontekstin e facebook janë më për mëshirë se të gjitha kategoritë e
renditura më lart dhe se të gjitha kategoritë të cilat mund t'i rendisja më
poshtë pa mbarimisht. Këta ende nuk e kanë mbledhur veten nga befasia me të
cilën e morën shpërblimin, dhe nuk do ta mbledhin veten kurrë as nuk do të
bëhen esëll kurrë në mediokritetin e tyre të shndërruar tashmë në fatalitet për
partinë e tyre.
Nëse pyetem se në cilën kategori të mundshme bëj pjesë unë, atëherë mund të
them se i përkas asaj kategorie që e shikon rrotacionin politik si mundësinë e
prekshme të shqiptarëve për t'u ndarë nga një qeverisje e konsumuar, për t'ia
dhënë vetes një shans tjetër dhe për të mos reshtur as pas 23 qershorit së
kërkuari një shans tjetër, shansin e merituar.
Konkretisht: unë i njoh personalisht vetëm katër nga pesë prijësit e listave.
Disa të tjerë i njoh vetëm si emra. Mbi 90% të tyre nuk i njoh as si emra. Pra,
kam pikëpamjen se politika në Shqipëri, edhe në shfaqjet e veta më të bujshme,
është një anonimitet i pakurrkund shpëtim.
Faqet shqiptare të facebook dhe të rrjeteve të tjera sociale këto ditë,
mjerisht, nuk iu ngjajnë aspak faqeve të vajzave që po shkojnë nuse, për të
cilat është krijuar edhe vargu parodik popullor "qaj, moj bijë, me lotë
përpjetë", pra, "qaj, moj bijë, me lotë të rremë". Sepse ishin
lotë në ditën e tyre më të lumtur, ditën e martesës.
Faqet shqiptare të faecbook dhe të rrjeteve të tjera sociale këto ditë iu
ngjajnë më shumë se kujtdo shqiptarëve dhe shqiptareve, premtimshkelurve dhe
premtimshkelurave. Prandaj i vetmi ngushëllim që mund t'i bënin vetes
shqiptarët do të jetë qesëndia, ironia, qeshja e pamëshirë ndaj realitetit të
tyre. Vetëm ashtu do të arrijnë më në fund të shohin qartë përpara.
©
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©