VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRI
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 05.11.2013, 06:47am (GMT+1)



Të Hënën që kaloi, më 6 Maj, Komisioni amerikan i Helsinkit mbajti një seancë ku zyrtarë të Departmentit të Shtetit, anëtarë të Kongresit dhe eskpertë të çështeve shqiptare diskutuan për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Seancën e hapi Senatori Ben Cardin, demokrat nga shteti Marilënd, i cili vuri në dukje se kjo ishte seanca e dytë për të diskutuar për një vend mik dhe aleat të ngushtë të Shteteve të Bashkuara dhe anëtar i OSBE-së dhe njëkohësisht, një vend aleat i NATO-s. Duke thënë se seanca tjetër e Komisionit amerikan të Helsinkit ishte përqëndruar kohët e fundit mbi Hungarinë, Senatori Cardin theksoi se, "është e mundur që me vendet me të cilat jemi aleat dhe miq të ngushtë, të bisedojmë haptazi dhe sinqerisht në lidhje me përparimin e bërë në procesin e zgjedhjeve, në ndërtimin e institucioneve demokratike, si dhe mbi angazhimet ndaj OSBE-së." Qëllimi i kësaj seance, tha Senatori Cardin, është që të shprehim shqetësimet tona dhe të përpiqemi të gjejmë mënyra pozitive për avancimin e duhur për zbatimin e parimeve të OSBE-së. Këtë, tha ai, do ta bëjmë edhe me Shtetet e Bashkuara, kur mendojmë se ato nuk veprojnë në përputhje me parimet e OSBE-së. ''Unë besoj", shtoi ai, "se populli shqiptar meriton zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shqiptarët meritojnë zbatimin e parimeve dhe premtimeve të demokracisë, në kuptimin e plotë të fjalës, në përputhje me angazhimet e OSBE-ës."
Anëtari tjetër i Komisionit amerikan të Helsinkit, Kongresisti Robert Aderholt republikan nga shteti Alabama, tha se në Shqipëri ka "mendje të ndritura si në radhët e shumicës ashtu edhe të pakicës, të cilët duan që vendi i tyre të shkojë përpara.'' OSBE-ja tha ai i konsideron zgjedhjet e qershorit si shumë serioze dhe kjo seancë synon, shtoi ai, që të inkurajojë procesin, ashtuqë OSBE-ja të mund të thotë në fund të këtij procesi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.

Kongresmenët filluan dëshmitë duke ftuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker i cili foli për marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe identifikoi disa prej sfidave që mbeten, sidomos në lidhje me procesin zgjedhor. Z. Riker nënvijoi mbështetjen historike të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, duke filluar nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai përmendi periudhën e izolimit komunist duke thënë se ishte Zëri i Amerikës ai që solli lajmet dhe informacionin, por edhe frymëzimin për liri e demokraci, një Shqipërie tepër tepër të izoluar. Ai nënvijoi mbështetjen e vazhdueshme të gjitha adminstratave amerikane --demokrate dhe republikane -- për Shqipërinë, dhe theksoi rolin pozitiv që Tirana zyrtare luan në fushën ndërkombëtare, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë kontributet e mëdha që Shqipëria ka dhënë drejtë realizimit të objektivave të përbashkëta".

Diplomati amerikan, gjatë dëshmisë së tij në Kongres, shprehu përkrahjen e SHBA-s për qëndrimin e njohur tanimë të Komisionit Evropian se zgjedhjet e 23 qershorit janë një provë kritike për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat të Bashkimit Evropian, duke cituar nga fjalimi i ish-Sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Kuvendin e Shqipërisë se, "Shqipëria dhe Shqiptarët meritojnë vendin e tyre në familjen e kombeve evropiane". Filip Riker, në emër të Departamentit të Shtetit dhe rrjedhimisht në emër të Shteteve të Bashkuara tha se, "Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, është i nevojshëm respektimi i pavarësisë së institucioneve, se diskursi politik duhet të mbetet konstruktiv dhe i qyterëruar dhe se populli shqiptar duhet të ketë besim në procesin si edhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve", dhe shtoi se "Shtetet e Bashkuara janë posaçërisht të shqetësuara në lidhje me pavarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve." Z. Riker tha se "udhëheqësit politikë të Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë, ata duhet të bëjnë kompromis", ashtuqë ky institucion -- që është përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve -- të forcohet dhe njëherazi të gjëndet një zgjidhje që bën të mundur që KQZ të ushtrojë mandatin e tij." Riker shtoi se, "ne kemi besimin se udhëheqësit shqiptarë do të bëjnë një gjë të tillë." Diplomati amerikan, përgjegjës për politikën amerikane karshi vendeve të Ballkanit, vazhdoi duke thënë se, "Mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e 23 qershorit, do të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë se Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian".

Me një zë të patundur dhe të qartë, Filip Riker theksoi qëndrimin amerikan duke thënë se ecuria e zgjedhjeve të 23 qershorit, "Do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërinë".

Në seancë mori pjesë edhe kongresmeni Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, mbështeti deklaratën e Z. Riker mbi zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe si mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, ai iu drejtua klasës politike shqiptare me këto fjalë, ndër më seriozet, që kam dëgjuar prej tij: "Unë u bëj thirrje të gjitha partive politike që të zbatojnë premtimet që Shqipëria i ka bërë OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve dhe për fushatën që i paraprinë atyre. Zgjedhjet duhet të konsiderohen nga OSBE-ja si të lira dhe të drejta. Një gjë e tillë jo vetëm do t'u jepte legjitimitet rezultateve për elektoratin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar, por do të ishte një mandat, ashtuqë që të gjitha partitë politike të pranonin rezultatet përfundimtare dhe të zënë vendet e tyre në parlament. Këjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur në të kaluarën."

Z. Engel u shpreh se "Amerika nuk ka miq më të mirë se shqiptarët, pa marrë parasysh se ku jetojnë ata në Ballkan. Ata kanë qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara dhe ne gjithmonë kemi qëndruar pranë tyre." Në këtë frymë, Eliot Engel, si mik i vjetër i shqiptarëve, me pasion u bëri thirrje politikanëve të pozitës dhe opozitës në Shqipëri që, ''të ushtrojnë kurajo politike dhe të bëjnë atë që është e drejtë për të ardhmen e vendit të tyre dhe të popullit të vet, që ata aspirojnë ta udhëheqin drejt Bashkimit Evropian. Politikanëve, zyrtarëve qeveritarë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarëve të të gjitha niveleve në Shqipëri, u kërkohet që qershorin që vjen të bëjnë, as më shumë as më pak, se ç'pritet prej zgjedhjeve të vendeve të tjera, anëtare të komunitetit euro-atlantik".

Kongresmeni Engel e pyeti diplomatin Riker nëse udhëheqësit politikë shqiptarë do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, cila do palë të fitojë? Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit u përgjigj duke thënë se shpreson që zgjedhjet do të mbahen bazuar në ligjin dhe ashtu siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s. Politikanët shqiptarë, tha ai duhet të "tregojnë para popullit të vet, si edhe para aleatëve dhe para botës, se në të vërtetë, ata mund të bëjnë ato që pritet prej tyre dhe se janë të zotët të zbatojnë angazhimet e marra. Është detyra e udhëheqësve politikë që jo vetëm të sigurojnë ecurinë e rregulltë por edhe të pranojnë dhe të respektojnë rezultatin.''

Zyrtari i lartë Riker përfundoi duke thënë se për Shtetet e Bashkuara rëndësi ka procesi dhe jo se kush humb ose kush fiton, duke shtuar se, "Është e rëndësishme që të thuhet në këtë ambient të Kongresit se nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Shtetet e Bashkuara, por edhe populli shqiptar, do të jenë shumë të zhgënjyer, në qoftë se ndodhin manipulime në zgjedhjet ose ushtrim presionesh mbi institucionet siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në qoftë se ndodhë një gjë e tillë, ne nuk do qëndrojmë në heshtje'', paralajmëroi në dëshminë e tij në Kongres, diplomati amerikan Filip Riker.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.10.2013)
''JU FLET ZËRI I AMERIKËS''Me rastin e 70-vjetorit të Shërbimit Shqip të VOA-sNga FRANK SHKRELI* (05.09.2013)
DRITËHIJET E LISTAVENga AFRIM KRASNIQI (05.08.2013)
PS 'MEA CULPA' I OFRON SHKODRËS DY INTELEKTUALËAnalizë nga REDAN BUSHATI (05.06.2013)
ËSHTË NJË ITALI QË DËSHIRON TË ËNDËRROJËNga ROBERTO SAVIANO, La Repubblica (05.05.2013)
AMBASADA E KOSOVËS NË ZVICËR, AMBASADË E LPK-PDKsë, AMBASADË ANTI LDKNga XHEVAT REXHAJ (05.04.2013)
SHQIPËRIA DUHET TË NGREJË NË NIVEL MINISTRIE PËRFAQËSIMIN E DIASPORËSNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (05.01.2013)
SHARLATANIZMAT E NJË SHARLATANINga JUSUF BUXHOVI (05.01.2013)
HISTORIA E KOHËS SONËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (05.01.2013)
SHQETËSIMET E NJË MIKUNga FRANK SHKRELI (05.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]