VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 05:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 07.30.2010, 12:33pm (GMT+1)



Sot, kur të gjithë shqiptarët duhet ta kenë kthyer kokën nga Kosova, nga e ardhmja e saj europiane, opozita e Shqipërisë edhe një herë grushton dhe hedh shkelma kundër institucionit të Parlamentit të Shqipërisë, që përfaqëson pluralizmin dhe pluripartizmin shqiptar.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, çka do të nënkuptonte mbretërimin e shtetit të së drejtës konform Kushtetutës së vendit, që ka në themel lirinë e individit. Një vend anëtar i NATO-s, si Shqipëria, do të nënkuptonte funksionimin e institucioneve konform shtetit ligjor, ku mazhoranca operon sipas ligjeve të vendit, dhe opozita ushtron pushtetin e saj në mbrojtje të legjislaturës.

Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, do të nënkuptonte rolin e opozitës në kontekstin për përmirësimin e performancës së shtetit, në kuadrin e konkurencës së individit, duke pasur si emërues të përbashkët me pozitën-mazhorancën  qëndrimin bipartizan, kur është fjala për çështje të interesit kombëtar.

Politikan opozitar i një shteti anëtar i NATO-s si Shqipëria do të thoshte performanca e individit të lirë, pa hije nga e shkuara, ku formimi profesional dhe moral është konkurues dhe në shërbim të interesave të kombit. Politikani opozitar i një shteti demokratik, ashtu si edhe politikani në pozitë, është ai personalitet i jetës politike të vendit, që luan një rol aktiv në jetën publike të Shtetit, duke vepruar në të mirë të vendit të tij.

Ky do të ishte definicioni për të përkufizuar politikanin opozitar të Shqipërisë, sipas prerogativave të stadit ku ndodhet vendi, në krah të Aleancës Euro-Atlantike, por realisht performanca e opozitës në Shqipëri, e ka kthyer politikën, në profesionin më të vjetër të shoqërisë njerëzore, në një mjerim kombëtar.

Opozita e Shqipërisë është mjerim për shqiptarët, kudo ku ndodhen ata. Emra të ndyrë nga e shkuara diktatoriale dhe të zhgërryer nga tranzicioni pa fund i Shqipërisë, që nuk rreshtin së bëri politikë duke e trajtuar kampin tjetër si kamp armik, nga pozitat e luftës së klasave dhe antagonizmit klasor, që mban të ndezur urrejtjen ndërshqiptare.  Një opozitë të tillë do ta deshnin armiqtë më të betuar të shqiptarëve, të cilët do të rrinin duarkryq, duke i parë shqiptarët kundër shqiptarëve.

Jemi në mileniumin e tretë, jemi një vend anëtar i NATO-s, jemi një komb i emancipuar, të vetmit në Europë që u dolën në krah hebrejve, atëhere kur ua mbyllën dyert në turinj të gjithë, dhe kemi një opozitë të çmendur, që ua sjell zorrët në gojë shqiptarëve.

"Mos kërkoni se çfarë Amerika do të bëjë për ju, por çfarë jeni duke bërë ju për vendin tuaj", do të deklaronte Presidenti John Kennedy në fjalën e tij inaugurial. Kjo do të duhej të ishte kredoja për secilin qytetar të Shqipërisë, por veçanërisht për secilin politikan të Shqipërisë, të cilët në vend të përkushtimit dhe devocionit ndaj shtetit po e zhvatin dhe cfilitin Shqipërinë, duke e trajtuar si pronë të tyre, kur ajo na takon ne të gjithëve, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë lindur përpara rezilëve dhe derbederëve të opozitës së Shqipërisë.

Sot, kur të gjithë shqiptarët duhet ta kenë kthyer kokën nga Kosova, nga e ardhmja e saj europiane, opozita e Shqipërisë vazhdon e hedh shqelma dhe vickla në seancën e fundit plenare të sesionit të Parlamentit shqiptar, duke marrë flamurin e destruksionit dhe esktremizmit si shprehje dhe në funksion të konfliktualitetit, çka nuk e toleron stadi që ka sot Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ku opozita duhet të jetë në funksion dhe shërbim të interesave të shtetit, shqiptarëve, rajonit dhe Europës, pasi Shqipëria sot nuk është ishull i izoluar i periudhës së diktaturës komuniste, por vend anëtar i Aleancës Verio-Atlantike dhe kandidat për t'u integruar në BE.

"Ka shumë njerëz në botë që nuk e kuptojnë se çfarë ndryshnimi ekziston midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të vinë ata në Berlin për ta parë këtë ndryshim", ka thënë presidenti Kenndy në fjalimin e tij përpara portës të Branderburgut, kur deklaroi: " Ich bin ein Berliner" - Unë jam një Berlinas !

Unë do ta perifrazoja Presidentin Kenedi duke shtuar: "Ka shumë njerëz në botë që ende nuk e kuptojnë ndryshimin midis botës së lirë dhe atavizmave të regjimeve diktatoriale që kërkojnë t'iu imponohen shoqërive demokratike. Për ta parë këtë ndryshim le të shohin sekuencat e grushtave të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë në fundkorrikun e vitit 2010 !"

Sekuenca të tilla ku opozita shqiptare demonstron forcë kundër institucioneve të shtetit të së drejtës iu takojnë arkivave, sepse shteti i së drejtës nuk i toleron politikanë të tillë, të cilëve u ka kaluar koha qysh në shekullin që shkoi.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)
ARSHI PIPA (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (07.27.2010)
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.26.2010)
LEKSIONI PËR SERBINËNga PATRICK MOORE (07.23.2010)
Takimi Biden - Thaçi: WASHINGTONI NË MËNYRË EKSPLICITE MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]