VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AD-HOC DIPLOMACIA E KOSOVËSNga FATON BISLIMI

                                                                                      

E Enjte, 11.07.2024, 03:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

AD-HOC DIPLOMACIA E KOSOVËS

Nga FATON BISLIMI


E Djelë, 09.26.2010, 08:12am (GMT+1)

Ka disa ditë tani që në New York po qëndron një delegacion shtetëror i Kosovës (me përjashtim të Presidentit që është kthyer të shtunën në vend), i cili ka pasur një sërë takimesh më krerë shtetesh, kryeministra, ministra të punëve të jashtme, ambasadorë, etj., të një numri të konsiderueshëm të vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duket se koha e punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së ishte ideale për takime të tilla, veçanërisht për një vend si Kosova që ende nuk ka përfaqësim të drejtpërdrejtë në këtë organizatë ndërkombëtare. Përveç qeveritarëve të Kosovës, në New York ishte edhe kreu i AKR-së, z. Behgjet Pacolli.

Këto takime duket se janë përcjellur mirë nga mediet veçanërisht ato të qeveritarëve tanë. Dhe, si çdo here, kemi dëgjuar deklarata se së shpejti do të ketë njohje të reja, dhe duke patur paraysh faktin se tani më ka edhe dy ngjarje, sic ishte vendimi i GJND-së dhe rezoluta e OKB-së së fundi, nuk është larg mendesh se njohjet do të fillojnë të vijnë, edhepse ngadale ndoshta.

Mirëpo, a është e majftueshme që Kosova të përfaqësohet në New York dhe në organizata tjera ndërkombëtare vetëm kur të ketë mbledhje vjetore të tyre? A po rezulton e suksesshme diplomacia ad-hoc e Kosovës? Normalisht, kuptohet se formalisht dhe zyrtarisht, diplomacia jonë nuk mund të ketë aktivitet në ato vende me të cilat Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike. Është fare e kjartë se Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk mund të udhëtojë nëpër vende që nuk e kanë njohur Kosovën për të lobuar tek to që ta bëjnë një gjë të tillë, andaj edhe është zgjedhur New York-u dhe kjo kohë për të bërë pikërisht këtë për të pasur mundësi që zyrtarët e Kosovës të takohen me zyrtarët e vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe, kjo është punë e mire, natyrisht. Mirëpo, përsëri sa është e suksesshme?

Këto delegacione të huaja me të cilat është takuar delegacioni kosovar, përveç punës që kanë pasur në Asamblenë e Përgjithëshme, kanë pasur edhe obligime edhe takime tjera. Andaj, është pak e vështirë që në agjendat e tyre, pas një takimi me delegacionin e Kosovës, të jetë bërë prioritet çështja e njohjes së Kosovës. Për këtë, kërkohet komunikim i vazhdueshëm dhe presence e vazhdueshme e përfaqësuesëve të Kosovës në New York. As Presidenti, as Kryeministri e as Ministri ynë i Jashtëm nuk mund të zhvendosen në New York. Ata kanë punë në Prishtinë më shumë. Por, në New York duhet të ketë një përfaqësues të përhershëm të Kosovës. Dhe, nëse mendojmë se kjo punë mbulohet nga stafi konsullor i Konsullatës së Kosovës në New York, atëherë nuk e kemi përceptuar siç duhet dallimin në mes një konsulli dhe një përfaqësuesi diplomatik.

Përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në New York do të kryente punën që e lë anash ad-hoc diplomacia. Ai ose ajo do të ishte gjithherë në kontakt me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe si rezultat do të ndikonte që, të paktën ngadale në krye të agjendes së këtyre vendeve të vinte edhe njohja e Kosovës dhe të formalizohej. Vonesat në njohe, përkundër premtimeve që po jepen, janë pikërisht rezultat i mos përfilljes së mëtutjeshme të çështjes në fjalë.

Diplomacia e suksesshme kërkon vendosshmëri, përkushtim, dhe komunikim konstant veçanërisht kur është në pyetje një çeshtje kaq madhore si ajo e njohjes së Kosovës. Mirëpo, diplomacia e Kosovës nuk përbëhet vetëm nga kreret institucional. Ajo, më shumë përbëhet nga diplomatët e Kosovës, që duket se pas akreditimeve përkatëse janë bërë shumë komod. Flitej për një vlerërsim të punës së tyre dhe për ndryshime si rrjedhojë, por asgjë nuk ndodhi. Realisht, barren kryesore për një diplomaci aktive e bartin ambasadorët e Kosovës dhe diplomatët tanë nëpër ambasadat tona. Ata bëhen të gjallë dhe i shohim kalimthi në TV apo foto të ndryshme nëpër medie vetëm kur në vendet e tyre zbarkojnë krerë institucional të Kosovës, përndryshe shpejt do t'i kishim harruar se kush janë dhe si duken.

Të jesh ambassador i Kosovës në këtë kohë është të punosh ditë e natë për Kosovën dhe të mos ndihesh aspak komfort me positën që ke. Është përgjegjësi e madhe, përtej çdo privilegji. Përgjegjësi, të cilën, vetëm pak nga ambasadorët tanë duket se e kanë kuptuar si duhet. Normalisht, sikur Kosova të ishte Zvicër, komoditeti dhe privilegji do të ishin atribute të ambasadorëve tanë. Mirëpo, Kosova nuk është Zvicër larg saj bile, nuk është as Shqipëri e as Mal i Zi, sepse ende duhet të vrapojë pas njohjeve ndërkombëtare dhe pas arritjes deri tek zënia e një ulëse në OKB. Andaj, atributi kryesor i ambasadorëve tanë tani për tani është aktivizmi, energjia për punë, dhe përgjegjësia. Pas disa viteve, normalisht, edhe këta do të kenë mundësi për të ndjerë komoditetin dhe privilegjin e të qenurit ambasador, por deri atëherë, edhe gjumi i natës duhet shkurtuar.

Në të njejtën kohë, përveç organizatave ndërkombëtare (si OKB) ku ende nuk ka qasje, Kosova nuk ka shfrytëzuar sa duhet as pozitën e vet si anëtare e organizatave ku ka qasje si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Si anëtare e këtyre institucioneve, Kosova ka mundësi të ketë ekipet e veta përfaqësuese në Washington, që do të merreshin ekskluzivisht me afirmimin dhe promovimin e Kosovës si shtet dhe anëtar i ri, dhe krijmin e lidhjeve sa më të mira me anëtarët tjerë, veçanërisht ata që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Kominikimi i vazhdueshëm është çelës për diplomaci aktive. Kosova nuk ka kohë të humbë dhe duhet menjëherë të shfrytëzojë çdo mundësi për të pasur përfaqësuesit e vet aktivë në të githa këto institucione, dhe duhet t'i aktivizojë sa më shumë të gjithë diplomatët e vet gjithandej që i ka vendosur deri tani.

FATON BISLIMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  EvropësJO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
LUFTA, VRASJA DHE KTHIMI I KOLONELIT NË KOSOVËNga BAJRUSH MORINA (09.24.2010)
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2010)
NDËR VENDET MË TË SIGURTA NË EVROPËNga SALI BERISHA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (09.23.2010)
PRITJA E GJATË E SHQIPËRISË NË SALLËN E LINDJESDebati me adoleshentët dhe njëzet e sa vjeçarët mbi lidhjet e humbura me Historinë ShqiptareNga MERITA B. MCCORMACK, Washington DC (09.22.2010)
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.21.2010)
LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANENga FRANK SHKRELI (09.21.2010)
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2010)
BASHKËJETESA EVROPIANE MES ISLAMIT DHE PERËNDIMITNga FRANKO FRATINI, ministër i Jashtëm i Italisë (09.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]