Liderët e BE-së, me në krye presidentin francez Sarkozy, bashkë me kancelaren Merkel kërkojnë që në krye të diplomacisë dhe sigurisë të Bashkimit Evropian të vijë ish ministri i jashtëm britanik David Miliband, për të marrë postin që deri më tash e ka zonja Catherine Ashton.
Sipas burimeve franceze dhe belge të lajmeve të cilat i janë referuar News of the World, rezulton që presidenti i Francës të jetë shprehur për mënjanimin e baroneshës, me qëllim "për t'i dhënë hapësira Davidit". Siç dihet Miliband ishte kandidati më i favorizuar për këtë vend që më 2009, por ai ishte tërhequr pasi kishte hyrë në garë për të trashëguar vendin e Gordon Brown-it në drejtimin e partisë Laburiste. Por tani që kreun e partisë e zuri i vëllai Ed, David Miliband do të ishte kryediplomati ideal në BE, për të zëvendësuar zonjën Ashton. Në favor të David Miliband kanë qenë qysh në fillim Sarkozy, Merkel e Hillary Clinton, të cilët preferonin më mirë Miliband në vend të Ashton.
Dhe preferenca e tyre ka qenë e drejtë sepse karriera brilante e Miliband e lë në hije baroneshën, sepse sa modern dhe kontemporan duket i pari, aq demode dhe anakronike duket e dyta, paçka se që të dy janë anglezë.
Ne shqiptarët e njohim shumë mirë dhe e vlerësojmë David Miliband, pasi ai prej 2007 deri në 2010 ka qenë Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, duke u përfshirë direkt në arritjet e Kosovës. Në kohën e tij, Britania e Madhe ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës, kështu që ne do të na interesonte që në krye të diplomacisë dhe sigurisë të BE-së të jetë David MIliband në vend të zonjës Ashton.
Me këtë rast ne e vlerësojmë qëndrimin e presidentit të Francës, z.Sarkozy, Kancelares së Gjermanisë Z.Merkel dhe Sekretares të Shtetit të SHBA Zonjës Clinton, të cilët kanë menduar se vendin e kryediplomatiti e meriton David Miliband, në vend të Catherine Ashton.
Sepse Kosova ka qenë dhe mbetet argumenti që i provon kalibrin e të gjithë politikanëve. Ata që e kalojnë këtë provë, hyjnë në histori. Ata që mbesin në këtë provim, duhet të heqin dorë nga politika.
David MIliban është hebre me gjak polak. Gjatë vizitës së tij në Poloni, si Ministër i Jashtëm i Britanisë, në qershorin e vitit 2009, David shkon dhe viziton varrezat e familjes së tij në Varshavë, duke kujtuar: 'Nëna ime ka lindur këtu, ajo shpëtoi prej atyre që vunë jetën e tyre në rrezik që të shpëtonin të sajën nga regjimi Nazist".
Para disa ditësh The New York Times kishte botuar një opinion të Roger Cohen, që është njëri prej opinionistave më brilantë të NYT. Cohen e merrte zanafillën e këtij shkrimi titulluar "A Miliband Too Many", pas fitores të Ed Miliband në krye të partisë Laburiste, ku gjente rastin për të shprehur trishtimin për humbjen dhe për të vlerësuar figurën e David Miliband.
Është "koha për të deklaruar simpatitë e mia" shkruan Roger Cohen në opinionin e tij tek NYT dhe më tutje vazhdon: "Unë e njoh Davidin dhe, siç më thoshte dikur Hillary Clinton, ish ministri i jashtëm është i hatashëm dhe i magjishëm. Një etiketë boshe ka sfiduar syzet e tij jashtë mode, por mendja që ia dha atij një klasifikim shembullor në Oksford është jo çfarëdo. Ai është një njeri me parime, me një ekuilibër progresiv për të balancuar drejtësinë dhe lirinë. Plus, ai është magjepsës."
"Milibandët dolën nga e majta ekstreme. Babai i tyre ishte një intelektual marksist, shtëpia e tyre ishte një sallon majtistësh të ndritur. Por ajo që ata morën nga kjo e majtë ishte një shpirt hetimi rigoroz, jo ngurtësi, dhe gjatë rrugës së reformimit britanik e holluan entuziazmin kontinental revolucionar. Unë admiroj idealizmin e tyre të vrullshëm.", vazhdon Roger Cohen.
Më tutje Cohen duke krahasuar dy vëllezërit, shton: "Prapë Davidi është i ndryshëm në anë të rëndësishme. Ai i njeh dhe i do Shtetet e Bashkuara. Ai studioi në M.I.T. dhe e përjetoi mjaft përvojën e Luftës së Ftohtë të "lidhjeve trans-Atlantike", më shumë se një abstraksion."
Ndaj Roger Cohen e thotë me trishtim se "Puna e ministrit të jashtëm të Evropës, në të cilën David Miliband do të kishte shkëlqyer, ka shkuar. Tani, Kombet e Bashkuara apo Fondi Monetar Ndërkombëtar do të shërbeheshin edhe me talentin e tij të bollshëm."
Por ndërsa Cohen flet në kohën e shkuar për postin e Kryediplomatit të BE-së, Sarkozy dhe Merkel duke parë drejt të ardhmes e shohin David MIliband si personin e duhur në vendin e duhur. Dhe Sarkozy e Merkel padyshim që kanë të drejtë. Me mendimin e tyre do të jetë dakord padyshim si Roger Cohen ashtu ne shqiptarët.
(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 6 Tetor)
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJSARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJBERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJE ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"ŽFATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJREZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJPavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJUNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ